Bitcoin gjen stabilitet pranë 34,000 USD - Kriptomonedha më e madhe në botë rritet me 25%, gjatë tetorit

Bitcoin po tregtohet i qëndrueshëm në sesionin e sotëm, pranë 34 mijë dollarëve, dhe sipas analistëve ky mund të jetë një stabiliteti i ri për këtë kriptomonedhë. Bitcoin, që është kriptomonedha më e madhe në botë për nga kapitalizimi në treg, është rritur me rreth 25% gjatë tetorit, me shumicën e këtyre fitimeve që janë akumuluar gjatë sesioneve të tregtimit në SHBA.
“Ky është një zhvillim i rëndësishëm dhe tregon se institucionet amerikane dhe investitorët amerikanë po përqafojnë lajmin se një fond i tregtuar me bitcoin (ETF) i listuar në SHBA duket i pashmangshëm”, shkroi Markus Thielen, kreu i kompanisë kërkimore Matrixport. ETF-të tregtohen në një bursë dhe ndjekin performancën e një aktivi të caktuar, në rastin konkret bitcoin.
Ato janë produkte të njohura investimi pasi janë të lira për t'u tregtuar dhe u lejojnë investitorëve të kenë akses në kriptomonedha pa blerë vetë asetet dixhitale. Ndërkohë, në vende si Turqia dhe Nigeria, çmimi i bitcoin është rritur në nivelet më të larta në histori për shkak të zhvlerësimit të lirës turke dhe nairas nigeriane, pavarësisht se ky aset po tregtohet rreth 50% poshtë nivelin rekord të arritur në shtator të vitit 2021 prej 69 mijë dollarë.
Në mëngjesin e sotëm, bitcoin tregtohej në rreth 960,000 lira turke dhe në rreth 27.4 milionë naira nigeriane, duke rritur fitimet mujore deri në 30% në terma të monedhave të këtyre vendeve. Ndër zhvillimet e tjera, Komisioni Amerikan i Letrave me Vlerë dhe Shkëmbimeve (SEC) ka 8 deri në 10 aplikime të produkteve të tregtuara në shkëmbim për bitcoin, tha kryetari i SEC, Gary Gensler.
SCAN
Sondazh

Tetori, negativ për bursat europiane - Realizojnë humbjet më të mëdha mujore që nga shtatori i 2022
Bursat europiane po qëndrojnë në rritje në sesionin e fundit të kësaj jave, ndërsa në fokus janë fitimet tremujore të korporatave dhe gjendja e ekonomisë......

Lufta Izrael-Hamas: Si e shohin tregjet financiare rezultatin e krizës?!
Sipas analistëve, investimet e lidhura me energjinë dhe mbrojtjen do të japin rezultat në 12-18 muajt e ardhshëm. Javë pas sulmit shkatërrues të Hamasit ndaj......

Turqia rrit normën bazë të interesit në 35% - Përpjekja e Bankës qendrore mund të komplikohet nga lufta Izrael-Hamas
Turqia ka rritur normat e interesit për herë të pestë që nga qershori i këtij viti, ndërsa beteja kundër inflacionit shumë të lartë dhe kërcënimi i......

Orbán kundërshton planin e BE-së prej 50 miliardë eurosh për Ukrainën!
Kryeministri hungarez Viktor Orbán ka dalë kundër një plani prej 50 miliardë eurosh në mbështetje afatgjatë për Ukrainën që Bashkimi Europian synon ta miratojë......

Kartat bankare bazike, Qeveria ia lë në dorë BSH caktimin e tarifës - Drafti fillestar parashikonte nivel jo më të lartë se 50% i mesatares të secilës bankë
Tarifa që do paguajnë qytetarët të cilët do të paisen me karta bankare bazike, nuk do përcaktohet nga vetë bankat, por mes një akti nënligjor të psaccëm të......

Ndryshojnë rregullat e Booking për apartamentet - Nga 1 Nëntori, detyrim NIPT-i dhe deklarata e TVSH-së
Platforma e dhënies së pronave me qira ditore, Booking, nga 1 Nëntori ka njoftuar se do të ndryshojë rregullat, duke u dhënë përparësi atyre që janë subjekte......

Shqipëria del nga lista gri për pastrimin e parave, zv.kryeministrja Belinda Balluku: Gur kilometrik për Shqipërinë!
Shqipëria ka dalë nga lista gri e FATF (Financial Action Task Force). Zëvëndëskryeministrja Belinda Balluku ka bërë me dijë se FATF zhvilloi seancën plenare......

Nënçmimi i euros “gërryen” buxhetin e shtetit - Gjatë 9 muajve u arkëtuan rreth 15 miliardë lekë më pak nga TVSH në import
Dorian Koça/SCAN Nënçmimi i theksuar i euros kundrejt lekut ka shtrirë efektet negative, jo vetëm tek eksportuesit shqiptarë, por edhe në buxhetin e......