110 milion USD për rritjen e pagave, kush përfiton? - Qeveria miraton pr.buxhetin 2024/ Mete: Më shumëpara’ për pensionet dhe mbrojtjen sociale

“Projektbuxheti parashikon një fond prej 11 miliardë lekësh për rritjen e mëtejshme të pagave të mjekëve të përgjithshëm, infermierëve dhe punonjësve të tjerë shëndetësorë, mësuesve në arsimin parauniversitar, forcave të rendit, të mbrojtjes dhe niveleve zbatuese të administratës qëndrore dhe vendore. Në total, efekti i përgjithshëm në buxhet për financimin e kësaj reforme madhore në sistemin e pagave kap vlerën 39 miliardë lekë. Gjithashtu financohet indeksimi i pensioneve, i cili në dy vitet e fundit kap shifrën rreth 25 miliardë lekë. Vijon mbështetja për mbrojtjen sociale dhe shtresat në nevojë, duke alokuar rreth 33%, 1/3 e shpenzimeve të përgjithshme publike për skemën e pensioneve, ndihmën ekonomike, pagesën e paaftësisë, pagesën e papunësisë, asistencën sociale, ish-të përndjekurit, ish-pronarët, etj. “
Projektbuxheti parashikon gjithashtu financim tëinvestimeve publike të programuara në nivelin mbi 5% të PBB-së si dhe rritje të mbëshetjes për pushtetinvendor. Sa i takon paketës fiskale, propozohet vendosje e tavanit në rritjen e akcizës.
“Lidhur me akcizën, edhe pse ligji parashikon që të ketë indeksim të normës së akcizës, bazuar në nivelin kumulativ të inflacionit çdo dy vite, në vlerësimin tonë, nisur nga niveli i pazakontë i inflacionit në dy vitet e kaluara, kjo masë e ligjit do duhet të ndryshojë. Ndaj propozojmë vendosjen e një tavani prej 1.5% indeksim çdo dy vite.
Projektbuxhetin 2024, një nivel të ri lidhur me planifikimin e shpenzimeve publike, të cilat tejkalojnë 7 miliardë euro.
SCANSondazh

Ndikimi i Ndërtimit në Turizëm/ Mane TCI, Mane Development, Green Coast dhe Vlora Marina pjesë e forumit!
Mane TCI, Mane Development, Green Coast dhe Vlora Marina u bënë pjesë e paneleve të diskutimit në edicionin e katërt të Panairit të Ndërtimit “Build & Live......

Digjitalizimi i Mikrofinancës: Nxitës i përfshirjes dhe qëndrueshmërisë financiare në Shqipëri!
Shoqata Mikrofinanca Shqiptare (Albanian Microfinance Association - AMA) organizoi sot, “Ditën Evropiane të Mikrofinancës” me temë: “Digjitalizimi i......

Banka Qendrore ruse rrit normën e interesit në 15%!
Inflacioni i lartë dhe rubla e dobët shkaktuan një rritje më të lartë se sa pritej. Banka qendrore e Rusisë rriti normën bazë të interesit me 2 pikë......

Nafta Brent ngjitet pranë 89 USD - Por, pritet të publikojë humbje javore. Ndikon dobësimi i kërkesës në SHBA
Nafta është rritur ndjeshëm në sesionin e sotëm, pasi humbi rreth 2 dollarë në sesionin e kaluar, sepse shqetësimet për një konflikt më të gjerë në Lindjen e......

Ekonomia e fortë mbështet dollarin - Monedha amerikane, fitime për të tretin muaj me radhë
Dollari po qëndron në rritje edhe në sesionin e sotëm dhe pritet të publikojë fitime për të tretin muaj me radhë, gjatë tetorit, pasi shifrat solide të rritjes......

Ari, fitime për të tretën javë me radhë - Mbështetet nga frika për përshkallëzimin e konfliktit Izrael-Hamas
Ari po qëndron në rënie të lehtë në sesionin e sotëm, por pritet të publikojë fitime për të tretën javë me radhë, për shkak se konflikti në Lindjen e Mesme ka......

Bitcoin gjen stabilitet pranë 34,000 USD - Kriptomonedha më e madhe në botë rritet me 25%, gjatë tetorit
Bitcoin po tregtohet i qëndrueshëm në sesionin e sotëm, pranë 34 mijë dollarëve, dhe sipas analistëve ky mund të jetë një stabiliteti i ri për këtë......

Tetori, negativ për bursat europiane - Realizojnë humbjet më të mëdha mujore që nga shtatori i 2022
Bursat europiane po qëndrojnë në rritje në sesionin e fundit të kësaj jave, ndërsa në fokus janë fitimet tremujore të korporatave dhe gjendja e ekonomisë......