Ekonomia e fortë mbështet dollarin - Monedha amerikane, fitime për të tretin muaj me radhë

Dollari po qëndron në rritje edhe në sesionin e sotëm dhe pritet të publikojë fitime për të tretin muaj me radhë, gjatë tetorit, pasi shifrat solide të rritjes ekonomike në SHBA sugjerojnë se normat e interesit do të mbeten të larta për më gjatë. Ndërkohë, jeni japonez po lufton me nivelin sensitiv prej 150, në raport me dollarin dhe investitorët po presin takimet e bankave qendrore javën e ardhshme.
Ekonomia amerikane u rrit me 4.9% në tremujorin e tretë të këtij viti, ritmi më i shpejtë në gati dy vjet, pasi pagat më të larta dhe një treg i mirë i punës ndihmuan në fuqizimin e shpenzimeve konsumatore.
Këto të dhëna kanë rritur mundësitë që Rezerva Federale të mbajë kushtet monetare kufizuese për më gjatë. Indeksi që mat ecurinë e dollarit amerikan, përballë shportës me 6 monedhat kryesore ndërkombëtare po qëndron në rreth 106.5, niveli më i lartë në 3 javët e fundit.
Ndërkohë, Banka Qendrore Europiane i mbajti të pandryshuara normat e interesit në takimin e së enjtes, pas 10 rritjesh me radhë. Të dhënat e publikuara në fillim të javës treguan se aktiviteti i biznesit në Eurozonë mori një kthesë të papritur në territor negativ këtë muaj, duke shtuar mundësitë për një recesion në bllokun e monedhës së përbashkët.
Në fokus të tregjeve javën e ardhshme do të jenë takimet e Rezervës Federale, Bankës së Anglisë dhe Bankës së Japonisë. Ndaj autoriteteve në Japoni është shtuar presioni për të ndërhyrë në tregun monetar, pasi jeni është zhvlerësuar deri në 150 në raport me dollarin.
SCAN
Sondazh

Ari, fitime për të tretën javë me radhë - Mbështetet nga frika për përshkallëzimin e konfliktit Izrael-Hamas
Ari po qëndron në rënie të lehtë në sesionin e sotëm, por pritet të publikojë fitime për të tretën javë me radhë, për shkak se konflikti në Lindjen e Mesme ka......

Bitcoin gjen stabilitet pranë 34,000 USD - Kriptomonedha më e madhe në botë rritet me 25%, gjatë tetorit
Bitcoin po tregtohet i qëndrueshëm në sesionin e sotëm, pranë 34 mijë dollarëve, dhe sipas analistëve ky mund të jetë një stabiliteti i ri për këtë......

Tetori, negativ për bursat europiane - Realizojnë humbjet më të mëdha mujore që nga shtatori i 2022
Bursat europiane po qëndrojnë në rritje në sesionin e fundit të kësaj jave, ndërsa në fokus janë fitimet tremujore të korporatave dhe gjendja e ekonomisë......

Lufta Izrael-Hamas: Si e shohin tregjet financiare rezultatin e krizës?!
Sipas analistëve, investimet e lidhura me energjinë dhe mbrojtjen do të japin rezultat në 12-18 muajt e ardhshëm. Javë pas sulmit shkatërrues të Hamasit ndaj......

Turqia rrit normën bazë të interesit në 35% - Përpjekja e Bankës qendrore mund të komplikohet nga lufta Izrael-Hamas
Turqia ka rritur normat e interesit për herë të pestë që nga qershori i këtij viti, ndërsa beteja kundër inflacionit shumë të lartë dhe kërcënimi i......

Orbán kundërshton planin e BE-së prej 50 miliardë eurosh për Ukrainën!
Kryeministri hungarez Viktor Orbán ka dalë kundër një plani prej 50 miliardë eurosh në mbështetje afatgjatë për Ukrainën që Bashkimi Europian synon ta miratojë......

Kartat bankare bazike, Qeveria ia lë në dorë BSH caktimin e tarifës - Drafti fillestar parashikonte nivel jo më të lartë se 50% i mesatares të secilës bankë
Tarifa që do paguajnë qytetarët të cilët do të paisen me karta bankare bazike, nuk do përcaktohet nga vetë bankat, por mes një akti nënligjor të psaccëm të......

Ndryshojnë rregullat e Booking për apartamentet - Nga 1 Nëntori, detyrim NIPT-i dhe deklarata e TVSH-së
Platforma e dhënies së pronave me qira ditore, Booking, nga 1 Nëntori ka njoftuar se do të ndryshojë rregullat, duke u dhënë përparësi atyre që janë subjekte......