Bota Postuar më 27 Tetor 2023, 21:31

Nafta Brent ngjitet pranë 89 USD - Por, pritet të publikojë humbje javore. Ndikon dobësimi i kërkesës në SHBA

Nga SCAN TV
Nafta Brent ngjitet pranë 89 USD - Por, pritet të publikojë

Nafta është rritur ndjeshëm në sesionin e sotëm, pasi humbi rreth 2 dollarë në sesionin e kaluar, sepse shqetësimet për një konflikt më të gjerë në Lindjen e Mesme u kompensuan nga dobësimi i kërkesës në Shtetet e Bashkuara, që është konsumatori më i madh në botë i naftës.

Nafta Brent e Londrës po qëndron në rreth 89 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 84 dollarë për fuçi. Megjithatë, të dyja kontratat pritet të publikojnë humbje javore për herë të parë në tre javët e fundit, pasi tensionet gjeopolitike në Lindjen e Mesme rikthyen shqetësimet se konflikti mes Izraelit dhe Hamasit mund të përhapet edhe në vendet e tjera të rajonit të pasur me naftë. Forcat izraelite kryen sulmin më të madh në Gaza në luftën 20-ditore me Hamasin, duke zemëruar botën arabe.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu kishte deklaruar se trupat izraelite po përgatiteshin për një pushtim të plotë tokësor, ndërsa Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera i kërkuan Izraelit të vononte këtë sulm, nga frika se mund të ndezë armiqësitë në frontet e tjera të Lindjes së Mesme.

Analistët e Goldman Sachs parashikojnë se çmimi i naftës së papërpunuar për tremujorin e parë të vitit 2024 do të jetë në rreth 95 dollarë për fuçi, por shtuan se eksportet më të ulëta iraniane mund të shkaktojnë rritje të çmimeve bazë me 5%.

Çmimet mund të rriten edhe me 20% në skenarin më pak të mundshëm të një ndërprerjeje të tregtisë përmes Ngushticës së Hormuzit, ku kalon rreth 17% e prodhimit global të naftës. Ndërkohë, shkurtimet vullnetare të furnizimit nga Arabia Saudite dhe Rusia, të cilat do të jenë në fuqi deri në fund të vitit, po tkurrin furnizimin e tregut dhe po mbështesin çmimet.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat