Digjitalizimi i Mikrofinancës: Nxitës i përfshirjes dhe qëndrueshmërisë financiare në Shqipëri!
Shoqata Mikrofinanca Shqiptare (Albanian Microfinance Association - AMA) organizoi sot, “Ditën Evropiane të Mikrofinancës” me temë: “Digjitalizimi i Mikrofinancës: Nxitës i përfshirjes dhe qëndrueshmërisë financiare në Shqipëri" Ky event sensibilizues organizohet, për herë të pestë, në kuadër të aktiviteteve të zhvilluara nga ofruesit e shërbimeve dhe produkteve të mikrofinancës në të gjithë Europën nën ombrellën e Rrjetit Evropian për Mikrofinancën (www.european-microfinance.org) dhe Qendra për Mikrofinancën (mfc.org.pl).
Të ftuar në këtë event ishin përfaqësues të lartë nga institucionet shtetërore, rregullatorët, institucionet financiare ndërkombëtare, përfaqësues të komunitetit të biznesit, shoqatave sektoriale, institucionet financiare jo-bankare e dashamirës të aktivitetit të mikrofinancës, të cilët kanë ofruar mbështetje për sektorin në vijimësi.
Aktiviteti u hap nga Zj. Junida Tafaj, Sekretare e Përgjithshme e Shoqatës Mikrofinanca Shqiptare e cila i uroi mirëseardhjen pjesëmarrësve dhe i falënderoi për praninë në këtë event ku promovohet roli jetik i mikrofinancës në transformimin e jetëve dhe komuniteteve.
Në fjalën e saj ajo theksoi se AMA është e angazhuar të promovojë përpjekjet e pandalshme të institucioneve të mikrofinancës të cilët janë duke investuar gjithmonë e më shumë në digjitalizimin e proçeseve dhe shërbimeve të tyre në mënyrë që t’i shërbejnë individëve dhe bizneseve gjithnjë e më mirë duke bërë të mundur një përfshirje sa më të gjërë dhe akses në financë për të gjithë.
Aktiviteti u përshëndet nga Z. Eduard Shalsi, Kryetar i Komitetit të Ekonomisë dhe Financave i cili theksoi që tema e kësaj dite është shumë aktuale dhe e rëndësishme për sistemin financiar në tërësi. Ai theksoi rëndësinë e institucioneve të mikrofinancës për atë pjesë të popullsisë që nuk ka një qasje në tregun bankar dhe ftoi të gjithë institucionet të bëjnë më shumë për të informuar publikun e gjerë dhe në veçanti media dhe politikëberësit mbi impaktin që sektori ka në jetën e qytetarëve dhe bizneseve të vogla. Transparenca është një tipar që duhet të mbizotërojë në sektor dhe me këtë mesazh ai falenderoi shoqatën për ftesën.
Gjatë eventit pati një prezantim nga z. Bajram Korsita, Drejtor Ekzekutiv i Albanian Development Guarantee Foundation (ADGF) i cili paraqiti një panoramë të përgjithshme të aktivitetit dhe bashkëpunimit të institucionit me tregun e mikrokredisë dhe atij financiar në përgjithësi. Deniz Dërralla, Drejtor i Mbikqyrjes falenderoi dhe shprehu mbështjetjen në emër të Bankës së Shqipërisë për të gjithë institucionet e mikrofinancës, për të gjithë punën shumë të mirë dhe të rëndësishme që kanë bërë në gjithë këto vite për të gjithë sistemin financiar, me një rritje gati trefish të veprimtarisë së tyre. Inkurajoi të gjithë për të vazhduar punën e mirë të deritanishme për të qenë më produktiv dhe më efiçent edhe falë hapave të rëndësishëm që Banka e Shqipërisë ka ndërmarrë në kuadër të digjitalizimit të sektorit financiar.
Në fjalën e saj zj. Arlinda Muja, Presidente e Shoqatës Mikrofinanca Shqiptare falënderoi të gjithë bashkëpunëtorët, partnerët dhe mbështetësit në rrugën e gjatë dhe plot sfida që mikrofinanca ka kaluar përgjatë këtyre 30 viteve.
Ajo bëri një prezantim shterrues mbi rolin e sektorit të mikrofinancës në vend, pasqyroi të dhëna historike mbi veprimtarinë dhe numrin e institucioneve anëtare të shoqatës si dhe shprehu fokusin e 5 vjeçarit të ardhshëm të këtij sektori. Nënvizoi faktin se Shoqata Mikrofinanca Shqiptare është anëtare e rrjetit Evropian për Mikrofinancën dhe përgëzoi të gjithë anëtarët e Shoqatës që në raport me vendet e rajonit kanë nxjerrë tregues dhe indikatorë pozitivë si nga ana e cilësisë së portofolit të kredisë ashtu edhe në mesataren e kredidhënies.
Ajo u shpreh në emër të të gjithëve se institucionet mikrofinanciare në vend do të vazhdojnë t’i shërbejnë pjesës së shoqërisë me të ardhura financiare më të ulëta, nisur edhe nga misioni social i mikrofinancës. Paraqiti gjithashtu edhe objektivat parësorë të institucioneve anëtare të mikrofinancës ku ndër më kryesorët janë:
- Rritja e aksesit në Financë
- Krijimi i vendeve të punës
- Zgjerimi i përfshirjes Financiare
- Zhvillimi teknologjik për përmirësim të vazhdueshëm të produkteve dhe shërbimeve
Rëndësi të veçantë dhe përpjekje galopante janë bërë dhe do vazhdojnë të bëhen në procesin e gjatë të edukimit financiar, gjithashtu edhe në mbështjetjen e veprimtarisë bujqësore të qëndrueshme.
Rreth Shoqatës Mikrofinanca Shqiptare
Shoqata Mikrofinanca Shqiptare është një organizatë sektoriale e themeluar në vitin 2006, e cila bashkon institucionet financiare kredidhënëse më të rëndësishme në vend. Institucionet anëtare të Shoqatës Mikrofinanca Shqiptare janë kthyer në promotore të zhvillimit ekonomiko-social dhe në aktorë të edukimit financiar të sipërmarrjeve private, agro-biznesit dhe individëve. Anëtarët aktualë të Shoqatës Mikrofinanca Shqiptare janë Agro&Social Fund shpk, Agrokredit sh.a., Crimson Finance Fund Albania shpk, Fondi Besa sh.a., Fed Invest SHKK, IuteCredit Albania sh.a., Kredo Finance shpk , NOA sha, UniFin SHKK, Mia Finance sh.a.
Sondazh

Banka Qendrore ruse rrit normën e interesit në 15%!
Inflacioni i lartë dhe rubla e dobët shkaktuan një rritje më të lartë se sa pritej. Banka qendrore e Rusisë rriti normën bazë të interesit me 2 pikë......

Nafta Brent ngjitet pranë 89 USD - Por, pritet të publikojë humbje javore. Ndikon dobësimi i kërkesës në SHBA
Nafta është rritur ndjeshëm në sesionin e sotëm, pasi humbi rreth 2 dollarë në sesionin e kaluar, sepse shqetësimet për një konflikt më të gjerë në Lindjen e......

Ekonomia e fortë mbështet dollarin - Monedha amerikane, fitime për të tretin muaj me radhë
Dollari po qëndron në rritje edhe në sesionin e sotëm dhe pritet të publikojë fitime për të tretin muaj me radhë, gjatë tetorit, pasi shifrat solide të rritjes......

Ari, fitime për të tretën javë me radhë - Mbështetet nga frika për përshkallëzimin e konfliktit Izrael-Hamas
Ari po qëndron në rënie të lehtë në sesionin e sotëm, por pritet të publikojë fitime për të tretën javë me radhë, për shkak se konflikti në Lindjen e Mesme ka......

Bitcoin gjen stabilitet pranë 34,000 USD - Kriptomonedha më e madhe në botë rritet me 25%, gjatë tetorit
Bitcoin po tregtohet i qëndrueshëm në sesionin e sotëm, pranë 34 mijë dollarëve, dhe sipas analistëve ky mund të jetë një stabiliteti i ri për këtë......

Tetori, negativ për bursat europiane - Realizojnë humbjet më të mëdha mujore që nga shtatori i 2022
Bursat europiane po qëndrojnë në rritje në sesionin e fundit të kësaj jave, ndërsa në fokus janë fitimet tremujore të korporatave dhe gjendja e ekonomisë......

Lufta Izrael-Hamas: Si e shohin tregjet financiare rezultatin e krizës?!
Sipas analistëve, investimet e lidhura me energjinë dhe mbrojtjen do të japin rezultat në 12-18 muajt e ardhshëm. Javë pas sulmit shkatërrues të Hamasit ndaj......

Turqia rrit normën bazë të interesit në 35% - Përpjekja e Bankës qendrore mund të komplikohet nga lufta Izrael-Hamas
Turqia ka rritur normat e interesit për herë të pestë që nga qershori i këtij viti, ndërsa beteja kundër inflacionit shumë të lartë dhe kërcënimi i......