“Të rikthehet taksimi për bizneset e vogla” - FMN: Kërkohen reforma për rritjen e të ardhurave

Fondi Monetar Ndërkombëtar rekomandon qeverinë shqiptare që të marrë masa fiskale të cilat sjellin më shumë të ardhura, siç janë heqja e përjashtimeve të tjera të TVSH-së dhe heqja e shkallës tatimore zero për bizneset e vogla. Deklarata përmbyllëse përshkruan konstatimet paraprake të stafit të FMN-së në fund të vizitës në Tiranë, thekson se nevojitet një strategji të ardhurash afatmesme për një konsolidim të besueshëm fiskal.
Në njoftim thuhet se “autoritetet kanë miratuar ligje për disa nga reformat në politikat tatimore në përputhje me asistencën e mëparshme teknike të FMN-së. Miratimi në kohë i masave, që priten të ndërmerren është shumë i rëndësishëm, përfshirë reformat në taksën e pronës dhe të lojërave të fatit”. Ndërkohë thuhet se duhet të përfundojë puna për plotësimin e parakushteve për kryerjen në kohë të reformave në taksën e pronës, duke përfshirë ngritjen e një kadastre fiskale të centralizuar dhe vendosjen në funksion të saj.
“Mbledhja e të ardhurave të mëtejshme do të varet nga forcimi i administrimit të të ardhurave, duke përfshirë rritjen e pajtueshmërisë tatimore të individëve të pasur dhe nga plani i veprimit për Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve. Progresi në këto fusha do të mbështesë gjithashtu përpjekje më të mëdha për uljen e informalitetit dhe zgjerimin e bazës tatimore”, thuhet në deklaratë.
FMN thekson se përfshirja e partneriteteve publike-private (PPP) në kuadrin e zakonshëm të investimeve publike dhe në proceset buxhetore është nevojë urgjente dhe për këtë duhen ndryshime ligjore. “Publikimi i planifikuar i një pasqyre të veçantë të rreziqeve fiskale në vitin 2024 është një hap i rëndësishëm drejt monitorimit të ardhshëm të rreziqeve fiskale, duke përfshirë rreziqet, që rrjedhin nga PPP-të, detyrimet kontigjente të nënkuptuara dhe ato ligjore, dhe ndërmarrjet me pronësi shtetërore, thuhet në deklaratë.
Në tërësi, Fondi Monetar Ndërkombëtar ka dalë në konkluzion se perspektiva ekonomike e Shqipërisë pritet të jetë e shëndoshë. Një ditë më parë, qeveria ka miratuar projektbuxhetin dhe paketën fiskale për vitin 2024, ku sa i takon taksave, ndryshime kishte vetëm në propozimin për të vendosur tavan në akcizën e mallrave.
Elisabeta Dosku/ SCAN
Sondazh

Fuqia blerëse më e madhe në Europë - As Gjermania dhe as Zvicra, por Lihtenshtajni!
Me 26.271 euro, fuqia blerëse e banorit mesatar të Gjermanisë në vitin 2023 ishte e nënta më e forta në Europë, pra pozicioni ishte më i dobët se vitin e......

Transporti ajror, “boom” pasagjerësh - INSTAT: Korrik-shtator, 32.8% më shumë. Rritet edhe volumi i mallrave të tregtuara me ajër
Transporti ajror shënoi rritje të ndjeshme gjatë 3-mujorit të tretë të vitit, në drejtim të transportit të pasagjerëve. Sipas të dhënave nga Instituti i......

110 milion USD për rritjen e pagave, kush përfiton? - Qeveria miraton pr.buxhetin 2024/ Mete: Më shumëpara’ për pensionet dhe mbrojtjen sociale
Qeveria ka miratuar projektbuxhetin për vitin 2024 , icili parashikon një fond prej 110 milionë dollarësh përrritjen e pagave për 7 kategori, duke filluar nga......

Ndikimi i Ndërtimit në Turizëm/ Mane TCI, Mane Development, Green Coast dhe Vlora Marina pjesë e forumit!
Mane TCI, Mane Development, Green Coast dhe Vlora Marina u bënë pjesë e paneleve të diskutimit në edicionin e katërt të Panairit të Ndërtimit “Build & Live......

Digjitalizimi i Mikrofinancës: Nxitës i përfshirjes dhe qëndrueshmërisë financiare në Shqipëri!
Shoqata Mikrofinanca Shqiptare (Albanian Microfinance Association - AMA) organizoi sot, “Ditën Evropiane të Mikrofinancës” me temë: “Digjitalizimi i......

Banka Qendrore ruse rrit normën e interesit në 15%!
Inflacioni i lartë dhe rubla e dobët shkaktuan një rritje më të lartë se sa pritej. Banka qendrore e Rusisë rriti normën bazë të interesit me 2 pikë......

Nafta Brent ngjitet pranë 89 USD - Por, pritet të publikojë humbje javore. Ndikon dobësimi i kërkesës në SHBA
Nafta është rritur ndjeshëm në sesionin e sotëm, pasi humbi rreth 2 dollarë në sesionin e kaluar, sepse shqetësimet për një konflikt më të gjerë në Lindjen e......

Ekonomia e fortë mbështet dollarin - Monedha amerikane, fitime për të tretin muaj me radhë
Dollari po qëndron në rritje edhe në sesionin e sotëm dhe pritet të publikojë fitime për të tretin muaj me radhë, gjatë tetorit, pasi shifrat solide të rritjes......