Komplikime serioze nga kriza në Lindjen e Mesme - Rreziqe të reja për energjinë dhe tregtinë me pasoja për inflacionin

Zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme kanë rritur shqetësimet e ekonomistëve për një kërcënim afatgjatë për energjinë dhe tregtinë.
Ndërsa përpjekjet diplomatike nga fuqitë ndërkombëtare janë intensifikuar me shpresën për të kufizuar pasojat nga sulmi i Hamasit ndaj Izraelit, rreziku i zgjerimit të konfliktit në rajon po rritet. Sipas analistëve çdo konflikt në Lindjen e Mesme ndikon në të gjithë ekonominë globale sepse rajoni është, së pari, një furnizues shumë i rëndsësishëm i energjisë dhe së dyti, kalimi kryesor detar për tregtinë globale.
Shkalla në të cilën çmimet e naftës rriten dhe ndikojnë në ekonominë globale varet nga sa i kufizuar gjeografikisht është konflikti. Aktualisht tregu i naftës është ‘shtrënguar’ pas reduktimit të prodhimit të OPEC + me iniciativën e Arabisë Saudite.
Konflikti ka nisur në një moment të një pasigurie të jashtëzakonshme ekonomike", pasi lufta në Ukrainë vazhdon të përshkallëzohet dhe bankat qendrore arrijnë kulmin e ciklit të shtrëngimit monetar. Për ekonomitë që tashmë janë në recesion ose janë drejtuar drejt recesionit, rritjet e mëtejshme të normave nga FED dhe BQE mund t'i fundosin ato edhe më thellë. Bëhet fjalë për një një goditje të dyfishtë: Një rritje e re e çmimeve të energjisë në një kohë kur inflacioni po zbutet, por nuk po bie aq sa duhet, dhe normat e interesit janë gjithashtu më të lartat që janë parë në vite."
Çmimet e naftës fillimisht u rritën pas sulmit të befasishëm të Hamasit ndaj Izraelit përpara se të stabilizoheshin pak, megjithëse kontratat e së ardhmes Brent ishin ende pranë 88 dollarëve, ndërsa nafta e papërpunuar e Teksasit Ëest Texas ishte pak më poshtë se 84 dollarë për fuçi. Në ‘skenarin ekstrem’ të një përshkallëzimi në Lindjen e Mesme, tregjet do të shihnin çmimet e naftës mbi 100 dollarë për fuçi për një periudhë të zgjatur, sipas parashikimeve të analistëve, që do të thotë inflacion më i lartë global, më pak rritje dhe kushte paksa shumë recesionare.
Lindja e Mesme është ‘shtëpia e korsive’ më të ngarkuara të tregtisë detare në botë, si Kanali i Suezit, Deti i Kuq, Gjiri Persik dhe Ngushticat e Hormuzit, gjë që rrit rrezikun ekonomik që lidhet me përshkallëzimin e situatës.
Çdo zgjerim i luftës në Gadishullin e Sinait dhe në rajonin e Suezit rrit rrezikun e një goditjeje ndaj tregtisë së energjisë dhe joenergjisë që kalon përmes Kanalit të Suezit, i cili përbën pothuajse 15% të tregtisë botërore, pothuajse 45% të naftës së papërpunuar. 9% e cisternave të rafinuar, por edhe 8% e cisternave të gazit natyror të lëngshëm që kalojnë në këtë rrugë. Nëse bllokohen këto pika, krijohen ndërprerje të mëdha që do të ndikojnë jo vetëm në çmimet e naftës, por në të gjithë zinxhirin e furnizimit të botës për energji dhe mallra të tjera.
Dorina Kurtaj / SCAN

EXPO e grave sipërmarrëse në Shqipëri - Krijohen ura bashkëpunimi për fuqizimin e bizneseve lokale
Rreth 40 biznese shqiptare të drejtuara nga gratë morën pjesë në “Ekspo-n e Grave në Sipërmarrje” në Tiranë së bashku me partnerë nga sektori privat, qeveria......

Greva që kushtoi gati 10 miliardë dollarë - Si arritën punëtorët e Fordit të merrnin rritje rekord page?
Ford dhe sindikata “United Auto Workers” kanë arritur një marrëveshje paraprake që përfshin rritje rekord të pagave ndërsa përpiqen t'i japin fund një greve që......

“Të rikthehet taksimi për bizneset e vogla” - FMN: Kërkohen reforma për rritjen e të ardhurave
Fondi Monetar Ndërkombëtar rekomandon qeverinë shqiptare që të marrë masa fiskale të cilat sjellin më shumë të ardhura, siç janë heqja e përjashtimeve të tjera......

Fuqia blerëse më e madhe në Europë - As Gjermania dhe as Zvicra, por Lihtenshtajni!
Me 26.271 euro, fuqia blerëse e banorit mesatar të Gjermanisë në vitin 2023 ishte e nënta më e forta në Europë, pra pozicioni ishte më i dobët se vitin e......

Transporti ajror, “boom” pasagjerësh - INSTAT: Korrik-shtator, 32.8% më shumë. Rritet edhe volumi i mallrave të tregtuara me ajër
Transporti ajror shënoi rritje të ndjeshme gjatë 3-mujorit të tretë të vitit, në drejtim të transportit të pasagjerëve. Sipas të dhënave nga Instituti i......

110 milion USD për rritjen e pagave, kush përfiton? - Qeveria miraton pr.buxhetin 2024/ Mete: Më shumëpara’ për pensionet dhe mbrojtjen sociale
Qeveria ka miratuar projektbuxhetin për vitin 2024 , icili parashikon një fond prej 110 milionë dollarësh përrritjen e pagave për 7 kategori, duke filluar nga......

Ndikimi i Ndërtimit në Turizëm/ Mane TCI, Mane Development, Green Coast dhe Vlora Marina pjesë e forumit!
Mane TCI, Mane Development, Green Coast dhe Vlora Marina u bënë pjesë e paneleve të diskutimit në edicionin e katërt të Panairit të Ndërtimit “Build & Live......

Digjitalizimi i Mikrofinancës: Nxitës i përfshirjes dhe qëndrueshmërisë financiare në Shqipëri!
Shoqata Mikrofinanca Shqiptare (Albanian Microfinance Association - AMA) organizoi sot, “Ditën Evropiane të Mikrofinancës” me temë: “Digjitalizimi i......