Shqipëria Postuar më 30 Tetor 2023, 12:49

Ndryshimet në ligjin e koncesioneve: Rrëzohen nismat e Tabakut. Shalsi: Projektligj paralel nga qeveria, do shqyrtohen njëkohësisht

Nga SCAN TV
Ndryshimet në ligjin e koncesioneve: Rrëzohen nismat e Tabakut.

Pavarësisht se i konsideruan të drejta, deputetët e Komisionin parlamentar të Ekonomisë rrëzuan propozimet e deputetes Jorida Tabaku për ndryshime në ligjin “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat” dhe ligjin “Për prokurimin publik”.

Shkak për vendimin u bë nisma paralele që ka ndërmarrë qeveria për ndryshime ligjore në ligjin e koncesioneve, teksa u propozua që kërkesat e Tabakut të diskutohen gjatë shqyrtimit të nismës së ndërmarrë nga Këshilli i Ministrave.

Ndërkaq, Tabaku solli në vëmendje nevojën për të ndryshuar ligjet, me qëllim reduktimin e korrupsionit që ekzisotn në kontratat publike dhe rritjen e transparencës në këtë drejtim.

Aktulaisht, si pasojë e hendeqeve ligjore, sipas deputetes 480 mln euro të kontratave publike që janë vënë nën hetim. Ndërkohë që, projektligji I qeverisë ka kaluar fazën e konsultimit publik dhe pritet të çohet në parlament për diskutim.

Ola Mitre / SCAN

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat