Si ndikojnë tek çmimet ndryshimet në akcizë? Propozimi i qeverisë/ Tavan 1.5% për indeksimin në 2024-ën

Në paketën fiskale të 2024, qeveria propozon të vendosë nën kontroll akcizën e mallrave. Konkretisht edhe pse ligji në fuqi parashikon që të ketë indeksim të normës së akcizës, bazuar në nivelin kumulativ të inflacionit çdo dy vite, qeveria ka gjykuar që, nisur nga niveli i pazakontë i inflacionit në dy vitet e kaluara, kjo masë e ligjit do duhet të ndryshojë, për shkak se nëse zbatohet kjo formulë, dhe akciza indeksohet me nivelin rekord të inflacionit në vitin 2022-2023, çmimet e mallrave të akcizës, siç janë kafeja, pijet alkoolike, karburantet, do të rriteshin në mënyrë të pakontrolluar, duke rënduar edhe më shumë në xhepat e qytetarëve.
Për këtë arsye është propozuar vendosja e një tavani prej 1.5% indeksim çdo dy vite, duke marrë në reference një normë normale të inflacionit, në mënyrë që të ketë kontroll mbi rritjen e saj dhe rrjedhimisht për të parandaluar një tjetër “shpërthim” çmimesh për këto mallra.
Ndërsa për duhanin aplikohet një kalendar i caktuar për rritjen progresive të akcizës deri në vitin 2026 që parashikon rritje mesatarisht 250 lekë për kg çdo vit, duke arritur çmimin prej 7250 lekë/1000 fije nga 1 janari 2024; çka do të reflektohet edhe në çmimin final të shitjes, me rreth 20-30 lekë.
Gjatë vitit 2022 të ardhurat në buxhet nga akciza e duhanit ishin rreth 28.3 miliardë lekë, duke u listuar si zëri i dytë me peshën më të madhe në të ardhurat totale doganore, pas karburanteve.
Elisabeta Dosku/ SCAN
Sondazh

Ku ndodhet mega hoteli me vlerë 3.7 miliardë dollarë mëse gati për t'u inauguruar pas 23 vitesh ndërtim?! (FOTOT)
Një nga kompanitë hoteliere më të njohura në Shtetet e Bashkuara është pothuajse gati për të inauguruar një resort të ri, 3.7 miliardë dollarësh në Las Vegas,......

Ndryshimet në ligjin e koncesioneve: Rrëzohen nismat e Tabakut. Shalsi: Projektligj paralel nga qeveria, do shqyrtohen njëkohësisht
Pavarësisht se i konsideruan të drejta, deputetët e Komisionin parlamentar të Ekonomisë rrëzuan propozimet e deputetes Jorida Tabaku për ndryshime në ligjin......

Kredia për apartamente “prek majat” në Tiranë - Tregu i pasurive të paluajtshme në Kryeqytet mban gjallë treguesit në gjithë vendin
Kredia për individët ka vijuar rritjen edhe gjatë tremujorit të tretë të vitit, veçanërisht kur vjen fjala te huaja për blerje apartamentesh. Sipas të dhënave......

Depozitat në euro, tjetër rekord në shtator - Në harkun kohor të një viti llogaritë bankare u shtuan me 1 miliard euro
Flukset hyrëse të monedhës europiane në vend kanë vijuar të jenë shumë të larta edhe gjatë muajve të vjeshëts. Në shtator depozitat në euro në sistemin tonë......

Mirupafshim në pension! - Trendi i kursimit të butë. Brezi i ri sfidon mënyrën tradicionale të të menduarit
Synimi për pension të shpejtë përmes trendit të ri të “kursimeve të buta” është kthyer në një sfidë të vërtetë për brezin e ri i cili po përpiqet që të nxjerrë......

Punëtorët e huaj, zero tatim mbi të ardhurat! I vetmi vend në botë që e mundëson është Dubai
Ka parajsa dhe... parajsa fiskale. Një prej tyre është Dubai: një nga qytetet më të mira për të punuar i qetë dhe nëse nuk je vendas. “Të punosh në udhëtim”......

Buxheti për mbrojtjen “prek” NATO-n - Pas më shumë se 14 vite anëtarësim, për herë të parë do të financojmë 2% të PBB
Pas më shumë se 14 vitesh anëtarësim në aleancën e Atlantikut të Veriut, vitin e ardhshëm Shqipëria për herë të parë do të financojë 2% të Prodhimit të......

“Kroacia në hall” - Mbetjet e ndërtimit përfundojnë në landfille ilegale edhe pse 70% mund të riciklohen
Kroacia po rrit vazhdimisht sasinë e mbetjeve ndërtimore që gjeneron. Sipas një raporti të Ministrisë së Ekonomisë dhe Zhvillimit të Qëndrueshëm për menaxhimin......