Roma-Feyenoord “çmend” hotelet e Tiranës! Vëzhgimi i SCAN në 'AIBNB' dhe 'Booking' për finalen e 25 majit
Finalja e Ligës së Konferencës që do të luhet në Tiranë me datën 25 maj ka sjellë një rritje të paprecedentë të çmimeve të dhomave të hoteleve dhe apartamenteve.
Nga një vëzhgim që SCAN ka realizuar në kompanitë e rezervimeve Booking dhe Airbnb, konstatohet një rritje e ndjeshme e çmimeve, që nuk ishte parë ndonjëherë. Dhomat për datën 25 maj kanë arritur shifra rekord, duke u shtrenjtuar me më shumë se 10 herë.
Nëse analizojmë Booking ku janë listuar pjesa më e madhe e hoteleve të kryeqytetit, rezulton se në datat 24 dhe 25 maj numri i dhomave të lira në kryeqytet është i kufizuar. Shumica e hoteleve janë thuajse të rezervuar, dhe çmimet e dhomave janë ndjeshëm më të larta se në të njëjtën periudhë të një viti më parë.
E njëjta tendencë konstatohet edhe në AIRBNB; një platformë ku veç hoteleve janë të listuara edhe dhoma që i ofrojnë individë.
Sa më afër qendrës së Tiranës apo stadiumit ku do të luhet finalja mes Feyenord dhe Romës, aq më shtrenjtë janë çcmimet e dhomave.
Kreu i Shoqatës së Hoteleri Turizmit Zak Topuzi ka bërë një denoncim për këtë fenomen të konstatuar duke e cilësuar si një lojë të turpshme dhe që dëmton imazhin e turizmit në Tiranë.
“Po bëhet një lojë e turpshme dhe e pa denjë, duke cënuar rëndë imazhin e turizmit në Tiranë. Po shitet dhomat e hoteleve ( për dt 25-26 maj) me çmime nga 600-9000€/nata për një ndeshje sporti që duhet të jetë një manifestim i vlerave të Kryeqytetit të Rinisë 2022. Ftoj zotin Veliaj dhe Ministren e Financave të angazhohet seriozisht për të kthyer normalitetin. Ky është abuzim i pastër që do dëmtojë rëndë imazhin e Shqipërisë” shkruan Topuzi në reagimin e tij në rrjetet sociale.
Sondazh

Pikëpyetjet e shërbimeve publike/Pse pjesa më e madhe nuk kryhet online në banka?
Prej 1 Majit, në vend nuk ka më sportele fizike të administratës për shërbimet me dokumente dhe të gjitha shërbimet ofrohen online. Konkretisht, janë 1225......

Todd Boehly blen ekipin e Çelsit - Marrëveshja mbyllet për 4.25 miliard paund, 2.5 miliard do të shkojnë për bamirësi
Konsorsiumi i kryesuar nga miliarderi amerikan, Todd Boehly ka firmosur një marrëveshje për blerjen e klubit të Chelsea-t nga Roman Abramovich, për një shumë......

Itali, prodhimi në prill ra me 2,5% - Përqindja e firmave prodhuese që raportojnë vështirësi mbeti e lartë
Vazhdimi i konfliktit dhe tensioneve në çmimet e mallrave, duke nisur nga emergjenca e gazit, ka frenuar prodhimin industrial në Itali, që ishte -2% në mars......

Gjermania, të ulë përdorimin e gazit - Shoqata e prodhuesve, qeverisë: Më shumë energji nga qymyri dhe bërthamore
Gjermania duhet të rrisë përdorimin e qymyrit dhe energjisë bërthamore duke kursyer djegien e gazit në prodhimin e energjisë elektrike për të ndihmuar në......

AP: Drejtorët të procedojnë nëpunësit për dëm ekonomik - Raporti: Titullarët e institucioneve detyrim ligjor për hetim civil ndaj përgjegjësve
Avokati i Popullit evidenton probleme serioze në procesin e shlyerjes së detyrimeve financiare të lindura nga vendimet e gjykatave, në një kohë që problem......

Hoqi taksën e fluturimit 10 euro, Qeveria: Kush përfiton - Vendimi: Ndihmë shtetërore për 19 kompani, 4 milionë pasagjere çmime më të lira
Përmes një vendimi të miratuar më 6 prill, Qeveria e ka kategorizuar ndihmë shtetërore me karakter social për pasagjerët vendimin për heqjen e taksës së......

Tenderi 1.44 miliard lekë për Kardhiq-Delvinë - ARRSH shpall kompaninë fituese, oferta sa 99.68% e fondit limit
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka shpallur fituesin e tenderit, për lotin 8 të aksit Kardhiq-Delvinë, që përfshin sistemimin dhe rivitalizimin e skarpateve. Oferta......

“Shkrihen” 43 kompani ujësjellësish - Propozimi i qeverisë parashikon bashkimin në 15 shoqëri, 51% e aksioneve i merr MIE
Qeveria ka propozuar krijimin e 15 shoqërive të ujësjellës-kanalizimeve, nga 58 kompani që janë aktualisht. Sipas strukturës së propozuar 51% e aksioneve do i......