Pikëpyetjet e shërbimeve publike/Pse pjesa më e madhe nuk kryhet online në banka?

Burimi:Shoqata Shqiptare e Bankave
Pse aktualisht nuk ofrohen të gjitha shërbimet publike on-line? Pjesa më e madhe e shërbimeve publike nuk kryhet online në banka, sepse kërkohet të vendoset lidhje midis paguesit (bankës së tij) dhe përfituesit (që mund të jetë Thesari ose një institucion shtetëror). Kjo kërkon zhvillime teknologjike nga të dyja palët. Bankat e kanë tashmë bazën dhe kërkohet integrim dhe zhvillim sipas karakteristikave të përfituesit. Bankat, deklaruan publikisht se e mirëpresin iniciativën e re, evidentuan se është në kohën e duhur dhe se e mbështesin pa rezerva çdo lloj bashkëpunimi për ta realizuar sa më shpejt. Megjithatë, sipas tyre, kjo iniciativë nuk është vonuar për shkak se bankat janë me vonesë në digjitalizim! Tendenca/Për shqiptarët “cash-i” nuk është “the only king” Viti 2021, referuar raportit vjetor të Bankës së Shqipërisë, u karakterizua nga një rritje e përdorimit të instrumenteve elektronike të pagesave me 29.51% në nivel vjetor, duke arritur 28.6 milionë pagesa në total. Në terma të vlerës, përdorimi i tyre shënoi një rritje prej 20.62% ose prej 5,291 miliardë lekësh krahasuar me një vit më parë. Rritja e pagesave elektronike është reflektuar në një tkurrje të vazhdueshme të transfertave të kreditit në formë letër, të cilat në vitin 2021 zunë një peshë rreth 20.65% ndaj totalit të vëllimit të pagesave. Pagesat me karta zënë vendin kryesor të përdorimit të instrumenteve të pagesave, përkatësisht 55.57% në numër, duke tejkaluar për të dytin vit radhazi transfertat e kreditit në formë letër, instrumentin e pagesave më të përdorur ndër vite. Banka e Shqipërisë e ka cilësuar si inkurajuese tendencën e shpejtë të rritjes së përdorimit të instrumenteve elektronike të pagesave ‘home banking’, ku evidentohet se numri i pagesave të kryera përmes shërbimit ‘mobile banking’, arriti në 1.7 milionë transaksione, me një rritje prej 46.78% krahasuar me vitin e kaluar. Vlera e këtyre transaksioneve arriti në 219 miliardë lekë, me rritje vjetore prej 47.36%. Gjithashtu, prirje rritëse ka paraqitur edhe përdorimi i parasë elektronike, një instrument ky ofruar nga bankat dhe nga institucionet e parasë elektronike. “Zhvillimet e pagesave elektronike përgjatë vitit 2021 kanë kontribuuar në përmbushjen e objektivave sasiorë të Strategjisë Kombëtare të Pagesave me Vlerë të Vogël (2018-2023). Përdorimi i pagesave elektronike për frymë arriti në nivelin 12.5 nga 10 pagesa që është objektivi i kësaj strategjie. Gjithashtu, zhvillime pozitive janë shënuar dhe në kuadër të zgjerimit të përqindjes së popullsisë, e cila zotëron një llogari pagesash” shkruhet në raportin për vitin 2021, që Guvernatori Gent Sejko paraqiti në Kuvend.




Todd Boehly blen ekipin e Çelsit - Marrëveshja mbyllet për 4.25 miliard paund, 2.5 miliard do të shkojnë për bamirësi
Konsorsiumi i kryesuar nga miliarderi amerikan, Todd Boehly ka firmosur një marrëveshje për blerjen e klubit të Chelsea-t nga Roman Abramovich, për një shumë......

Itali, prodhimi në prill ra me 2,5% - Përqindja e firmave prodhuese që raportojnë vështirësi mbeti e lartë
Vazhdimi i konfliktit dhe tensioneve në çmimet e mallrave, duke nisur nga emergjenca e gazit, ka frenuar prodhimin industrial në Itali, që ishte -2% në mars......

Gjermania, të ulë përdorimin e gazit - Shoqata e prodhuesve, qeverisë: Më shumë energji nga qymyri dhe bërthamore
Gjermania duhet të rrisë përdorimin e qymyrit dhe energjisë bërthamore duke kursyer djegien e gazit në prodhimin e energjisë elektrike për të ndihmuar në......

AP: Drejtorët të procedojnë nëpunësit për dëm ekonomik - Raporti: Titullarët e institucioneve detyrim ligjor për hetim civil ndaj përgjegjësve
Avokati i Popullit evidenton probleme serioze në procesin e shlyerjes së detyrimeve financiare të lindura nga vendimet e gjykatave, në një kohë që problem......

Hoqi taksën e fluturimit 10 euro, Qeveria: Kush përfiton - Vendimi: Ndihmë shtetërore për 19 kompani, 4 milionë pasagjere çmime më të lira
Përmes një vendimi të miratuar më 6 prill, Qeveria e ka kategorizuar ndihmë shtetërore me karakter social për pasagjerët vendimin për heqjen e taksës së......

Tenderi 1.44 miliard lekë për Kardhiq-Delvinë - ARRSH shpall kompaninë fituese, oferta sa 99.68% e fondit limit
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka shpallur fituesin e tenderit, për lotin 8 të aksit Kardhiq-Delvinë, që përfshin sistemimin dhe rivitalizimin e skarpateve. Oferta......

“Shkrihen” 43 kompani ujësjellësish - Propozimi i qeverisë parashikon bashkimin në 15 shoqëri, 51% e aksioneve i merr MIE
Qeveria ka propozuar krijimin e 15 shoqërive të ujësjellës-kanalizimeve, nga 58 kompani që janë aktualisht. Sipas strukturës së propozuar 51% e aksioneve do i......

“Nga 10 në 122 miliard dollarë në 2 vite” - Industrialisti indian Gautam Adani tani është më i pasur se Warren Buffett dhe Larry Page
Pasuria e industrialistit indian Gautam Adani sapo është rritur në 122 miliardë dollarë, duke e shtyrë atë të kalojë miliarderët e tjerë, përfshirë Warren......