Hoqi taksën e fluturimit 10 euro, Qeveria: Kush përfiton - Vendimi: Ndihmë shtetërore për 19 kompani, 4 milionë pasagjere çmime më të lira
Përmes një vendimi të miratuar më 6 prill, Qeveria e ka kategorizuar ndihmë shtetërore me karakter social për pasagjerët vendimin për heqjen e taksës së fluturimit prej 10 eurosh. Qëllimi i ndihmës, sipas Këshillit të Ministrave, është rritja e numrit të pasagjerëve që udhëtojnë nga dhe drejt Shqipërisë si dhe ulja e çmimit të biletave, ndërkohë që plani ofron një avantazh ekonomik për ndërmarrjet ekonomike në këtë treg. Në Vendim përcaktohet se Dhënësi i ndihmës është Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Autoriteti përgjegjës për monitorimin e zbatimit të masës është Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë (MIE).
Ligji i ndihmës shtetërore zbatohet vetëm në rastet kur ajo plotëson katër kritere: konkretisht: a) burime shtetërore; b) avantazhi ekonomik; c) selektiviteti; dhe d) efekti në konkurrencë dhe treg. Në vendim Këshilli i Ministrave konstaton se rasti në fjalë i përmbush që të katërta.
Në Vendim Qeveria citon Ministrinë e Infrastrukturës, sipas së cilës në vitin 2021, në Shqipëri ka 19 operatorë ajrorë, kundrejt vitit 2019, në të cilin kanë ushtruar aktivitetin 17 operatorë ajrorë. Sipas MIE-s, heqja e tarifës aktuale, do të ketë një impakt domethënës në uljen e çmimit të biletave, duke ndikuar pozitivisht tek operatorët për të rritur numrit e destinacioneve të fluturimeve nga aeroporti, në përputhje me objektivat e Strategjisë së Aviacionit Civil. Gjatë vitit 2019 në aeroportin e
TIA-s janë regjistruar rreth 3,338,147 pasagjerë, ndërkohë që në vitin 2021 ky numër arriti në 2,923,533 pasagjerë. Vlerësohet se ulja e çmimit të biletave, si pasojë e heqjes së tarifës aktuale, do të rrisë edhe më shumë aksesin në aviacion dhe parashikimi i pasagjerëve, vetëm gjatë 2022, pritet të arrijë në 4 milionë pasagjerë. “Heqja e kësaj tarife do të ketë një impakt të drejtpërdrejtë në rritjen e trafikut ajror, numrit të linjave ajrore, destinacioneve të reja dhe numrit të pasagjerëve edhe në infrastrukturat e reja aeroportuale, siç është Aeroporti Ndërkombëtar i Kukësit dhe Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës. Në këto kushte, Komisioni vlerëson se plani i njoftuar është ndihmë shtetërore”, thekson Këshilli i Ministrave në Vendimin e 6 prillit.
Tarifa e shërbimit për kalimin me avion të kufirit të Republikës së Shqipërisë është vendosur prej rreth 20 vitesh, dhe siguron çdo vit dhjetëra miliona dollarë të ardhura në buxhetin e shtetit. Sipas vetë projeksioneve të Qeverisë, me 4 milionë fluturime në vit, në arkën e shtetit do të mungojnë rreth 40 milionë dollarë.
Lorenc Rabeta / SCAN
Sondazh

Tenderi 1.44 miliard lekë për Kardhiq-Delvinë - ARRSH shpall kompaninë fituese, oferta sa 99.68% e fondit limit
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka shpallur fituesin e tenderit, për lotin 8 të aksit Kardhiq-Delvinë, që përfshin sistemimin dhe rivitalizimin e skarpateve. Oferta......

“Shkrihen” 43 kompani ujësjellësish - Propozimi i qeverisë parashikon bashkimin në 15 shoqëri, 51% e aksioneve i merr MIE
Qeveria ka propozuar krijimin e 15 shoqërive të ujësjellës-kanalizimeve, nga 58 kompani që janë aktualisht. Sipas strukturës së propozuar 51% e aksioneve do i......

“Nga 10 në 122 miliard dollarë në 2 vite” - Industrialisti indian Gautam Adani tani është më i pasur se Warren Buffett dhe Larry Page
Pasuria e industrialistit indian Gautam Adani sapo është rritur në 122 miliardë dollarë, duke e shtyrë atë të kalojë miliarderët e tjerë, përfshirë Warren......

Tesla padit ish-inxhinierin - Pretendon se ruante sekretet e kompanisë në lidhje me projektin e saj të superkompjuterit në pajisjet personale
Tesla ka paditur një ish-punonjës, i cili pretendon se ka kopjuar në mënyrë të paligjshme sekretet e kompanisë në lidhje me projektin e saj të superkompjuterit......

Vlerësimi i ekspertëve - Ja sa do të kushtonte sot ndërtimi i një piramide egjiptiane
Piramidat egjiptiane janë një trashëgimi e rëndësishme arkitekturore historike e vendit, duke tërhequr turistë dhe eksplorues nga e gjithë bota. Ekspertët......

Udhëtim në Europë: 2 Linja ajrore me kosto të ulët të BE-së nisin linja të reja për në SHBA
Për këdo që kërkon të udhëtoj ka dy mënyra të reja me kosto të ulët për të shkuar në qendrat evropiane këtë verë, me rrugë të reja në SHBA që fillojnë nga të......

‘Forumi ekonomik botëror’ - Pse ne do të duhet të punojmë më gjatë se prindërit tanë?
Plani i Kinës për të "zvarritur gradualisht" moshën ligjore të pensionit të vendit ka arritur të bashkojë një shumëllojshmëri të gjerë njerëzish rreth një......

Nafta në në shkurtime furnizimi pasi çmimet rriten - Ja çfarë do të thotë kjo për inflacionin
Çmimet e naftës po rriten, duke kontribuar në erërat e kundërta inflacioniste për shkak të rolit jetik të karburantit në ekonominë amerikane dhe globale.......