“Shkrihen” 43 kompani ujësjellësish - Propozimi i qeverisë parashikon bashkimin në 15 shoqëri, 51% e aksioneve i merr MIE
Qeveria ka propozuar krijimin e 15 shoqërive të ujësjellës-kanalizimeve, nga 58 kompani që janë aktualisht. Sipas strukturës së propozuar 51% e aksioneve do i kalojnë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, ndërsa pjesa tjetër do ndahet mes bashkive.
Qeveria ka propozuar krijimin e 15 shoqërive të ujësjellës-kanalizimeve, nga 58 kompani që janë aktualisht. Shifra bëhet me dije nga Enti Rregullator i Ujit, që gjithsesi specifikon se ky propozim nuk është miratuar ende përfundimisht. Reduktimi i numrit të shoqërive të ujësjellës-kanalizimeve nënkupton bashkimin e e ujësjellësve ekzistues, në kompani më të mëdha. Ndërkohë që, tashmë ekzisotn edhe një projektvendim i Këshillit të Ministrave që përcakton se Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë do të zotërojë 51% të aksioneve të Subjekteve me Kompetenca të Përbashkëta, që do të jenë pikërisht kompanitë e krijuara nga agregimi i ujësjellësve.
Dokumenti është publikuar më herët nga TV SCAN dhe përcakton hapat që do të ndiqen për për Riorganizimin e Sektorit të Furnizimit me Ujë dhe të Largimit, Trajtimit dhe Përpunimit të Ujërave të Ndotura. Aktualisht, aksionet e ujësjellësve zotërohen në masën 100% nga bashkitë ku ato ushtrojnë aktivitetin, ndërkohë që sipas propozimit të qeverisë, Njësitë e Qeverisjes Vendore, që do të lidhin marrëveshje për riorganizimin e shoqërive që janë në pronësi të tyre do të zotërojnë jo më shumë se 49% të aksioneve.
Automatikisht, me krijimin ekëtyre strukturave shkohet edhe drejt centralizimit të sektorit, duke reduktuar kompetencat e bashkive. Sipas relacionit që shoqëron projektvendimin e qeverisë, kjo reformë vjen për shkak të performancës së dobët komerciale e kombinuar me nivele të larta të ujit pa të ardhura që arrijnë në 65.5%, ndërsa humbjet financiare dhe borxhet e kompanive janë të larta.
Ola Mitre / SCAN
Sondazh

“Nga 10 në 122 miliard dollarë në 2 vite” - Industrialisti indian Gautam Adani tani është më i pasur se Warren Buffett dhe Larry Page
Pasuria e industrialistit indian Gautam Adani sapo është rritur në 122 miliardë dollarë, duke e shtyrë atë të kalojë miliarderët e tjerë, përfshirë Warren......

Tesla padit ish-inxhinierin - Pretendon se ruante sekretet e kompanisë në lidhje me projektin e saj të superkompjuterit në pajisjet personale
Tesla ka paditur një ish-punonjës, i cili pretendon se ka kopjuar në mënyrë të paligjshme sekretet e kompanisë në lidhje me projektin e saj të superkompjuterit......

Vlerësimi i ekspertëve - Ja sa do të kushtonte sot ndërtimi i një piramide egjiptiane
Piramidat egjiptiane janë një trashëgimi e rëndësishme arkitekturore historike e vendit, duke tërhequr turistë dhe eksplorues nga e gjithë bota. Ekspertët......

Udhëtim në Europë: 2 Linja ajrore me kosto të ulët të BE-së nisin linja të reja për në SHBA
Për këdo që kërkon të udhëtoj ka dy mënyra të reja me kosto të ulët për të shkuar në qendrat evropiane këtë verë, me rrugë të reja në SHBA që fillojnë nga të......

‘Forumi ekonomik botëror’ - Pse ne do të duhet të punojmë më gjatë se prindërit tanë?
Plani i Kinës për të "zvarritur gradualisht" moshën ligjore të pensionit të vendit ka arritur të bashkojë një shumëllojshmëri të gjerë njerëzish rreth një......

Nafta në në shkurtime furnizimi pasi çmimet rriten - Ja çfarë do të thotë kjo për inflacionin
Çmimet e naftës po rriten, duke kontribuar në erërat e kundërta inflacioniste për shkak të rolit jetik të karburantit në ekonominë amerikane dhe globale.......

Emmanuel Macron në cermoni për mandatin e dytë në detyrë - Premtoi të linte një trashëgimi të "një planeti më të jetueshëm" dhe "një Francë më të fortë"
Presidenti francez Emmanuel Macron është inauguruar për një mandat të dytë gjatë një ceremonie të shtunën në pallatin presidencial Elysée, duke u zotuar se......

Italia sekuestron super jahtin prej 650 milionë eurosh – Aktivistët dyshojnë se i përket presidentin rus Vladimir Putin
Ka dy platforma helikopterësh, një pishinë dhe një kinema, por jahti luksoz 140 metra Sheherazade nuk do të lundrojë së shpejti. Pallati lundrues u konfiskua......