Shqipëria Postuar më 8 Maj 2022, 14:14

Tenderi 1.44 miliard lekë për Kardhiq-Delvinë - ARRSH shpall kompaninë fituese, oferta sa 99.68% e fondit limit

Nga SCAN TV

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka shpallur fituesin e tenderit, për lotin 8 të aksit Kardhiq-Delvinë, që përfshin sistemimin dhe rivitalizimin e skarpateve. Oferta fituese është 1,43 mld lekë, një vlerë sa 99.68% e fondit limit të vënë në dispozicion nga autoriteti kontraktor.

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka shpallur fituesin e tenderit, për lotin 8 të aksit Kardhiq-Delvinë, që përfshin sistemimin dhe rivitalizimin e skarpateve. Punimet do të zbatohen nga kompania Gener 2, që ofertoi rreth 1,43 mld lekë, një vlerë sa 99.68% e fondit limit të vënë në dispozicion nga autoriteti kontraktor. Në garë morën pjesë edhe kompanitë Gjoka Konstruksion dhe ANK, që gjithashtu paraqitën oferta pranë fondit limit, por që u skualifikuan për shkak të mos plotësimit të kërkesave të tenderit.

Fillimisht, ky tender u shpall 3 ditë përpara përfundimit të vitit 2021, por ai u anulua pasi sipas ARRSH në atë fzaë nuk u paraqit asnjë ofertë e përshtatshme. Më pas, tenderi mbi kufirin e lartë monetar, u rihap në muajin mars të këtij viti, duke u finalizuar me përzgjedhjen e kompanitë fituese. Sipas dokumenteve të tenderit, punimet e parashikuara, duhet të përfundojnë brenda 8 muajve nga momenti i nënshkrimit të kontratës.

Aksi rrugor Kardhiq – Delvinë ka një gjatësi 33 km dhe përshkon rrethin e Gjirokastrës, Delvinës dhe Sarandës. Punimet për ndërtimin e tij nisën në vitin 2009, por ato u zvarritën prej vitesh, teksa sipas autoritetteve deri në vitin 2018 u përfunduan vetëm 17 km. Ky aks financohet nga fonde të buxhetit të shtetit, ndërkohë që prej rinisjes së punimve janë zhvilluar një sërë procedurash tenderuese, që synonin përfundimin e punimeve. Në vitin 2019 autoritetet parashikonin përfundimin e punimeve përpara vitit 2021, por pavarësisht kësaj aksi ende nuk është i hapur për kalimin e automjeteve.

Ola Mitre / SCAN

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat