Gjermania, të ulë përdorimin e gazit - Shoqata e prodhuesve, qeverisë: Më shumë energji nga qymyri dhe bërthamore
Gjermania duhet të rrisë përdorimin e qymyrit dhe energjisë bërthamore duke kursyer djegien e gazit në prodhimin e energjisë elektrike për të ndihmuar në mbrojtjen e industrisë në rast se Rusia ndërpret furnizimin, deklaroi një grup që përfaqëson prodhuesit me energji intensive. "Ekziston një nevojë urgjente për të reduktuar menjëherë konsumin e gazit natyror, në mënyrë që të ruhen vëllimet e magazinimit dhe të arrihet qëllimi i niveleve më të larta të mundshme në vjeshtën e vitit 2022", thekson grupi.
“Është shqetësuese që më shumë se dy muaj pas fillimit të luftës në Ukrainë, nuk ka ende përpjekje konkrete në Gjermani për të rritur prodhimin e energjisë elektrike nga termocentralet që nuk bazohen në gaz natyror”, thuhet në deklaratë. Ekonomia më e madhe e Europës aktualisht mbështetet në gazin rus me tubacione për pothuajse një të tretën e furnizimit të saj. Këto importe arritën në 142 miliardë metra kub në vitin 2021, kur sektori i prodhimit të energjisë në Gjermani mbështetej në djegien e gazit për 15% të prodhimit të tij.
Shoqata, e cila përfaqëson 300 kompani që përbëjnë 90% të prodhimit industrial gjerman, tha se përdorimi i impianteve të qymyrit duhet të vijojë përkohësisht gjatë krizës, ndërsa theksoi se mbetet e përkushtuar ndaj objektivave afatgjatë të mbrojtjes së klimës. Ndërkohë, energjisë bërthamore duhet t'i jepet një vështrim tjetër kritik përpara heqjes së tre reaktorëve të mbetur në fund të vitit 2022.
Termocentralet e qymyrit duhet të lejohen të tregtojnë prodhimin e tyre dhe datat e mbylljes së këtyre impianteve gjatë dy viteve të ardhshëm duhet të zhvendosen në 2024. Një e treta e gazit të përdorur në Gjermani shkon në industrinë e saj të orientuar drejt eksportit dhe gjysma e shtëpive gjermane varen nga gazi për ngrohje. Prodhimi vendas i gazit siguron vetëm 5% të vëllimeve të nevojshme.
Blerta Lata / SCAN

AP: Drejtorët të procedojnë nëpunësit për dëm ekonomik - Raporti: Titullarët e institucioneve detyrim ligjor për hetim civil ndaj përgjegjësve
Avokati i Popullit evidenton probleme serioze në procesin e shlyerjes së detyrimeve financiare të lindura nga vendimet e gjykatave, në një kohë që problem......

Hoqi taksën e fluturimit 10 euro, Qeveria: Kush përfiton - Vendimi: Ndihmë shtetërore për 19 kompani, 4 milionë pasagjere çmime më të lira
Përmes një vendimi të miratuar më 6 prill, Qeveria e ka kategorizuar ndihmë shtetërore me karakter social për pasagjerët vendimin për heqjen e taksës së......

Tenderi 1.44 miliard lekë për Kardhiq-Delvinë - ARRSH shpall kompaninë fituese, oferta sa 99.68% e fondit limit
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka shpallur fituesin e tenderit, për lotin 8 të aksit Kardhiq-Delvinë, që përfshin sistemimin dhe rivitalizimin e skarpateve. Oferta......

“Shkrihen” 43 kompani ujësjellësish - Propozimi i qeverisë parashikon bashkimin në 15 shoqëri, 51% e aksioneve i merr MIE
Qeveria ka propozuar krijimin e 15 shoqërive të ujësjellës-kanalizimeve, nga 58 kompani që janë aktualisht. Sipas strukturës së propozuar 51% e aksioneve do i......

“Nga 10 në 122 miliard dollarë në 2 vite” - Industrialisti indian Gautam Adani tani është më i pasur se Warren Buffett dhe Larry Page
Pasuria e industrialistit indian Gautam Adani sapo është rritur në 122 miliardë dollarë, duke e shtyrë atë të kalojë miliarderët e tjerë, përfshirë Warren......

Tesla padit ish-inxhinierin - Pretendon se ruante sekretet e kompanisë në lidhje me projektin e saj të superkompjuterit në pajisjet personale
Tesla ka paditur një ish-punonjës, i cili pretendon se ka kopjuar në mënyrë të paligjshme sekretet e kompanisë në lidhje me projektin e saj të superkompjuterit......

Vlerësimi i ekspertëve - Ja sa do të kushtonte sot ndërtimi i një piramide egjiptiane
Piramidat egjiptiane janë një trashëgimi e rëndësishme arkitekturore historike e vendit, duke tërhequr turistë dhe eksplorues nga e gjithë bota. Ekspertët......

Udhëtim në Europë: 2 Linja ajrore me kosto të ulët të BE-së nisin linja të reja për në SHBA
Për këdo që kërkon të udhëtoj ka dy mënyra të reja me kosto të ulët për të shkuar në qendrat evropiane këtë verë, me rrugë të reja në SHBA që fillojnë nga të......