Todd Boehly blen ekipin e Çelsit - Marrëveshja mbyllet për 4.25 miliard paund, 2.5 miliard do të shkojnë për bamirësi
Konsorsiumi i kryesuar nga miliarderi amerikan, Todd Boehly ka firmosur një marrëveshje për blerjen e klubit të Chelsea-t nga Roman Abramovich, për një shumë totale prej 4.25 miliardë paund. Marrëveshja e propozuar, e shpallur nga klubi në një deklaratë të shtunën, duhet të miratohet nga tashmë edhe nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar dhe Premier League përpara se të përfundojë. Chelsea thotë se një marrëveshje pritet të përfundojë në fund të majit.
Grupi i kryesuar nga pronari i LA Dodgers - i cili përfshin mbështetjen nga Clearlake Capital, një firmë amerikane e investimeve – fitoi ndaj konkurrencës së personit më të pasur në Britani, Sir Jim Ratcliffe, i cili bëri një ofertë prej 4.25 miliardë paund dhe ndaj ofertuesve të tjerë, të udhëhequr nga Stephen Pagliuca dhe Sir Martin Broughton. Chelsea kishte kohë deri më 31 maj të gjente një ofertues të ri, pasi licenca e qeverisë britanike për klubin përfundon pikërisht në këtë datë.
Zyrtarët e Premier League do të mblidhen në datën 8 qershor për të konstituuar sezonin e ri, kohë në të cilën Chelsea duhet të ketë një licencë të re, në mënyrë që të jetë pjesë e kampionatit. Chelsea tha në një deklaratë: “Nga investimi total që po bëhet, 2.5 miliardë paund do të përdoren për blerjen e aksioneve të klubit dhe këto të ardhura do të depozitohen në një llogari bankare të ngrirë në Mbretërinë e Bashkuar, me synimin për ta dhuruar të gjithë shumën për bamirësi, siç është konfirmuar edhe më herët nga Roman Abramovich. “Gjithashtu, pronarët e rinj do të venë në dispozicion edhe 1.75 miliardë paund për investime të mëtejshme për klubin. Këtu përfshihen investime në stadiumin Stamford Bridge, në Akademi, për ekipin e Vajzave dhe financimin e vazhdueshëm për Fondacionin Chelsea”, njoftoi klubi në komunikatë.
Blerta Lata / SCAN
Sondazh

Itali, prodhimi në prill ra me 2,5% - Përqindja e firmave prodhuese që raportojnë vështirësi mbeti e lartë
Vazhdimi i konfliktit dhe tensioneve në çmimet e mallrave, duke nisur nga emergjenca e gazit, ka frenuar prodhimin industrial në Itali, që ishte -2% në mars......

Gjermania, të ulë përdorimin e gazit - Shoqata e prodhuesve, qeverisë: Më shumë energji nga qymyri dhe bërthamore
Gjermania duhet të rrisë përdorimin e qymyrit dhe energjisë bërthamore duke kursyer djegien e gazit në prodhimin e energjisë elektrike për të ndihmuar në......

AP: Drejtorët të procedojnë nëpunësit për dëm ekonomik - Raporti: Titullarët e institucioneve detyrim ligjor për hetim civil ndaj përgjegjësve
Avokati i Popullit evidenton probleme serioze në procesin e shlyerjes së detyrimeve financiare të lindura nga vendimet e gjykatave, në një kohë që problem......

Hoqi taksën e fluturimit 10 euro, Qeveria: Kush përfiton - Vendimi: Ndihmë shtetërore për 19 kompani, 4 milionë pasagjere çmime më të lira
Përmes një vendimi të miratuar më 6 prill, Qeveria e ka kategorizuar ndihmë shtetërore me karakter social për pasagjerët vendimin për heqjen e taksës së......

Tenderi 1.44 miliard lekë për Kardhiq-Delvinë - ARRSH shpall kompaninë fituese, oferta sa 99.68% e fondit limit
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka shpallur fituesin e tenderit, për lotin 8 të aksit Kardhiq-Delvinë, që përfshin sistemimin dhe rivitalizimin e skarpateve. Oferta......

“Shkrihen” 43 kompani ujësjellësish - Propozimi i qeverisë parashikon bashkimin në 15 shoqëri, 51% e aksioneve i merr MIE
Qeveria ka propozuar krijimin e 15 shoqërive të ujësjellës-kanalizimeve, nga 58 kompani që janë aktualisht. Sipas strukturës së propozuar 51% e aksioneve do i......

“Nga 10 në 122 miliard dollarë në 2 vite” - Industrialisti indian Gautam Adani tani është më i pasur se Warren Buffett dhe Larry Page
Pasuria e industrialistit indian Gautam Adani sapo është rritur në 122 miliardë dollarë, duke e shtyrë atë të kalojë miliarderët e tjerë, përfshirë Warren......

Tesla padit ish-inxhinierin - Pretendon se ruante sekretet e kompanisë në lidhje me projektin e saj të superkompjuterit në pajisjet personale
Tesla ka paditur një ish-punonjës, i cili pretendon se ka kopjuar në mënyrë të paligjshme sekretet e kompanisë në lidhje me projektin e saj të superkompjuterit......