Rezerva Federale paralajmëron amerikanët - Powell: Lufta ndaj inflacionit mund të shkaktojë “dhimbje” për familjet dhe bizneset

Kreu i Rezervës Federale të SHBA-së, Jerome Powell, përsëriti një premtim për të luftuar me forcë inflacionin që është ende afër nivelit të tij më të lartë në katër dekada, ndërsa paralajmëroi se lufta do të shkaktonte "disa dhimbje" për familjet dhe bizneset amerikane.
Në fjalimin e tij në simpoziumin e Jackson Hole, shefi i Fed tha se rivendosja e stabilitetit të çmimeve mund të kërkojë mbajtjen e një qëndrimi politikash kufizuese për një periudhë, duke vënë në dukje se "Rekordi historik paralajmëron fuqishëm kundër politikave të lehtësimit të parakohshëm".
Ndërsa inflacioni nuk po njeh ndalje, banka qendrore e SHBA vendosi rritjen e normës me 75 pikë bazë muajin e kaluar, pas një rritjeje të ngjashme në qershor. Powell tha se një vendim për një rritje tjetër "të pazakonshme të madhe" në takimin e shtatorit do të varet nga tërësia e të dhënave të ekonomisë dhe perspektiva në zhvillim.
Kreu i Fed pranoi gjithashtu kostot e uljes së inflacionit, ndërsa theksoi se "një dështim për të rivendosur stabilitetin e çmimeve do të nënkuptonte dhimbje shumë më të madhe".
Ndërsa normat më të larta të interesit, rritja më e ngadaltë dhe kushtet më të lehtësuara të tregut të punës do të ulin inflacionin, ato gjithashtu do të sjellin pak vështirësi për familjet dhe bizneset.
Komiteti Federal i Tregut të Hapur, organi i përcaktimit të politikave të Fed, miratoi dy rritje të njëpasnjëshme prej 0.75 pikë përqindjeje në takimin e tij të qershorit dhe korrikut, duke shënuar rritjen më të madhe të normave të njëpasnjëshme në dekada. Gama e synuar për normën e fondeve federale është 2.25 deri në 2.5 përqind.
Disa ekonomistë kritikuan reagimin e ngadaltë të Fed dhe dështimin për të parashikuar rrezikun e ndërprerjes së zinxhirit të furnizimit.
SCAN
Sondazh

Kalifornia vetëm makina elektrike - Sipas rregullores së re, vendimi do të hyjë në fuqi duke nisur nga viti 2035
Bordi i Burimeve Ajrore të Kalifornisë (CARB) miratoi një rregullore gjithëpërfshirëse sipas të cilës nga viti 2035 të gjitha makinat e reja të shitura në......

Shpronësime në “Rrugën e Arbrit” – Rritet vlera e kompensimit për pronarët e pasurive të paluajtshme që preken nga realizimi i projektit
Nëpërmjet një njoftimi të publikuar në Fletoren Zyrtare është bërë me dije se Këshilli i Ministrave, me propozimin e zëvendëskryeministrit dhe ministër i......

Citigroup i vë “drynin” Rusisë - Do të mbyllë operacionet e konsumatorëve dhe ato tregtare
Citigroup ka vendosur të mbyllë operacionet e saj bankare tregtare dhe lokale në Rusi, pasi dështoi të gjejë një blerës për bizneset, me shumicën e kërkuesve......

Nuk ndalen borxhet e ujësjellësve ndaj OSHEE - 18.1 miliardë lekë të papaguara, që nga viti 2015 tendenca është vetëm në rritje!
Borxhet e ujësjellësve ndaj Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike për fatura të papaguara u rritën sërisht gjatë 6 muajve të parë të këtij veit,......

Bashkitë rrisin arkëtimet me 19 milionë euro - Vilen me shumë të ardhura nga taksat dhe tarifat vendore
Ky vit ka qenë i mbarë edhe për pushtetin vendor sa i takon mbledhjes së taksave dhe tarifave vendore, pas vështirësive të hasura gjatë pandemisë covid19.......

Austria intensifikon fushatën kundër emigracionit!
Ministri i Brendshëm i Austrisë Karner ka nisur një fushatë për të penguar emigrantët e mundshëm dhe për të luftuar kontrabandën e emigrantëve. Sipas tij,......

Më pak viza Shengen për shtetasit turq - Cilët janë problemet e tyre me Europën Perëndimore?
Arsyet e paraqitura nga Gjermania lënë shumë vend për komente për refuzimet e vizave shengen, sepse shpeshherë arsyeja është se qëllimi i udhëtimit nuk është......

Balfin Real Estate & Hospitality zyrtarisht edhe në Kosovë!
Balfin Real Estate & Hospitality vjen me një tjetër përfaqësi jashtë kufijve të vendit, duke u pozicionuar këtë herë në Kosovë. Nga viti në vit janë shtuar......