Shqipëria Postuar më 22 Qershor 2023, 10:22

Rënie e fortë e valutave kryesore – Vijon paqëndrueshmëria në tregun valutor!

Nga SCAN TV
Rënie e fortë e valutave kryesore – Vijon

Dollari amerikan ka pësuar sërish një rënie të fortë të vlerës mëngjesin e sotëm pasi në raport me ditën e djeshme është blerë me 96.5 lekë dhe është shitur me 97.6 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.

Monedha europiane sakaq ka regjistruar edhe ajo një zbritje të ndejshme të kuotës këtë të enjte duke u blerë sot me 106.2 lekë dhe duke u shitur me 107.1 lekë në raport me ditën e mërkurë.

Franga zvicerane gjithashtu ka shënuar rënie të ndjeshme të vlerës mëngjesin e sotëm pasi në raport me një ditë më parë është blerë sot me 107.6 lekë dhe është shitur me 108.6 lekë.

Paundi britanik nuk bën përjashtim pasi edhe ai ka humbur pikë ditën e sotme duke u blerë me 122.8 lekë dhe duke u shitur me 124 lekë referuar tregut të brendshëm valutor në raport me ditën e djeshme.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat