Bota Postuar më 22 Qershor 2023, 10:21

Dollari, në nivelin më të ulët në 1 muaj - Powell nuk jep detaje mbi politikat monetare në dëshminë përpara Kongesit

Nga SCAN TV
Dollari, në nivelin më të ulët në 1 muaj - Powell nuk

Dollari amerikan po qëndron pranë nivelit më të ulët në 1 muaj, përballë shportës me 6 monedhat kryesore ndërkombëtare, pasi shefi i Rezervës Federale, Jerome Powell, nuk dha detaje shtesë të lidhje me politikën monetare, gjatë dëshmisë së tij në Kongresin amerikan. Ndërkohë, paundi britanik po qëndron në nivelin më të lartë në 1 vit, në raport me dollarin amerikan, pasi investitorët presin takimin e Bankës së Anglisë, më vonë gjatë ditës së sotme.

Analistët parashikojnë se kjo bankë do ta rrisë normën bazë të interesit edhe me 25 pikë bazë, dhe do të jetë rritja e 13 me radhë. Ndërkohë, gjatë dëshmisë së tij në Kongres, shefi i Rezervës Federale, Jerome Powell sinjalizoi rritje të tjera në interesave, nëse ekonomia vijon në këtë drejtim. Këto komente ishin në përputhje me ato që banka njoftoi në takimin e javës së kaluar. Këto komente e rrëzuan indeksin e dollarit amerikan me 0.5%, në 102 përballë shportës me monedhat kryesore ndërkombëtare.

Në anën tjetër, euro i është afruar shumë nivelit psikologjik të 1.1 dollarëve, pasi u rrit me 0.65% në sesionin e kaluar. Në tregun e kriptomonedhave, bitcoin ka vijuar tendencën në rritje dhe është ngjitur në mbi 30 mijë dollarë. Ethereum po tregtohet në rreth 1910 dollarë.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat