Shqipëria Postuar më 7 Mars 2023, 14:27

Puno në Green Coast - Vlorë, mundësi të shumta punësimi në panairin e 9 Marsit!

Nga SCAN TV
Puno në Green Coast - Vlorë, mundësi të shumta punësimi

“Puno në Green Coast” do të jetë slogani i panairit të punës që do të zhvillohet në 9 Mars në qytetin e Vlorës. Tre kompanitë organizuese Green Coast Resort & Residences, Balfin Real Estate & Hospitality dhe Mane TCI do të ofrojnë pozicione të shumta punësimi.

Mbahet ditën e enjte në datën 9 Mars Panairi i Punës në qytetin e Vlorës. Nën sloganin “Puno në Green Coast” tre kompanitë organizuese Green Coast Resort & Residences, Balfin Real Estate & Hospitality dhe Mane TCI do të ofrojnë pozicione të shumta punësimi në Resortin më të madh në vend.

Sipas Drejtoreshës së Burimeve Njerëzore në Balfin Real Estate & Hospitality, ky panair është një mënyrë për të shkuar më pranë njerëzve me një informacion më të drejtpërdrejtë.

Panairi do të zhvillohet në dy zona të qytetit, paradite pranë Fakultetit të Shkencave Humane dhe pasdite në fillim të Lungomares, duke i dhënë mundësi kujtdo që të njihet më nga afër me Resortin dhe të bëhet pjesë e skuadrës Green Coast.

Diamila Leka/ SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat