Kostot e ndryshimeve klimatike - Gjermanisë do i kushtojnë 900 miliardë euro

Ndryshimet klimatike mund t'i kushtojnë Gjermanisë deri në 900 miliardë euro deri në mes të shekullit, sipas një studimi të bërë publik nga qeveria. Studimi i paraqitur nga Ministria e Mjedisit dhe Ekonomisë nuk u prezantua si një parashikim i mirëfilltë, por ka si qëllim të japë një ide se çfarë mund të ndodhte në rrethana të caktuara.
Në një punim të titulluar "Kostot e ndikimeve të ndryshimeve klimatike në Gjermani", Instituti për Kërkime Ekonomike Ekologjike (IÖW), Shoqëria për Kërkimin e Strukturave Ekonomike (GWS) dhe Prognos AG trajtuan disa skenarë për periudhën 2022-2050, të cilët ndryshonin në ashpërsinë e tyre në varësi të shkallës së ngrohjes globale.
Në rastin më të mirë të "ndryshimit të dobët klimatik", kostoja gjatë kësaj periudhe kohore do të arrinte deri në 280 miliardë euro. Megjithatë, kjo shifër mund të shkojë deri në 900 miliardë euro në skenarë më pak të favorshëm.
Sipas modeleve, kostot mesatare vjetore të ngjarjeve ekstreme si nxehtësia dhe përmbytjet në Gjermani do të rriteshin nga 1.5 deri në 5 herë në vit deri në vitin 2050.
Kjo mund të përfaqësojë një ulje të PBB-së prej 0.6%-1.8% në vitin 2050. Masat e përshtatjes si më shumë hapësira të gjelbëra në qytete, mund të zvogëlojnë kostot thjesht ekonomike - të matura si humbje në prodhimin ekonomik - nga 60 deri në 100%.
Sipas autorëve të këtij studimi, vlerat e përcaktuara përfaqësonin kufij më të ulët, pasi është e pamundur të maten të gjitha pasojat e ndryshimeve klimatike në kosto dhe të paraqiten në model. Humbja e cilësisë së jetës, biodiversitetit si dhe vdekjet ishin disa nga këto pasoja.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Rreth 85% e baterive do të prodhohen në BE - Brukseli vendos objektivin brenda vitit 2030 edhe për 40% të paneleve diellore
Në vitin 2030 pjesa më e madhe e paneleve diellore dhe baterive duhet të prodhohet në Bashkimin Europian. Janë këto objektivat e Brukselit si pjesë e planit......

Rritje e çmimit të naftës për Europën dhe Azinë - Vendimi i Arabisë Saudite, pas shtimit të kërkesës nga këto kontinente
Ndërsa kontratat e së ardhmes së naftës janë dobësuar pak këtë vit, shumë tregtarë dhe drejtues të energjisë i shohin ato duke u ngjitur - ndoshta në 100......

Franca gjen marrëveshjen kundër inflacionit - Supermarketet do të shesin ushqime me çmimin më të ulët të mundshëm
Ministri francez i financave Bruno Le Maire ka arritur një marrëveshje me rrjetin kryesor të sipermarketeve më vend, për t’iu ardhur në ndihmë blerësve q ëtë......

WhatsApp ndalon telefonatat e padëshiruara - Gati aplikacioni kundër numrave të panjohur
WhatsApp po përgatitet të lançojë një nga ristë më të rëndësishme dhe të pritura me padurim nga përdoruesit e tij të shumtë në mbarë botën: aplikacioni i......

Tregjet më të nxehta të pronave në Europë: Ku janë rritur më shumë çmimet e banesave?!
Tendencat e çmimeve të banesave në të gjithë Europën kanë ndryshuar në mënyrë të konsiderueshme që nga vitet 1990. Të dhënat nga Organizata për Bashkëpunim dhe......

Akuza të ashpra nga Kina: SHBA dhe Perëndimi duan të frenojnë ngjitjen e tonë në botë!
Në kuadër të Kongresit Popullor në Pekin, presidenti kinez, Xi Jinping është shprehur se kanë ndryshuar "në mënyrë dramatike" rrethanat për zhvillimin e Kinës......

Jo më verë në shishe por karburant për makinat! - Si po e menaxhon Franca mbiprodhimin e rrushit?
Franca është krenare për verat e saj dhe kulturën e verës dhe njihet për këtë në gjithë botën. Një çerek shekulli më parë, UNESCO e shpalli zonën e vreshtave......

Tesla në Gjermani: Lajm i mirë dhe lajm i keq!
Së pari lajmi i mirë: Prodhuesi amerikan i makinave elektrike Tesla tani punëson më shumë se 10.000 njerëz në fabrikën e tij në Greenheide afër Berlinit, në......