WhatsApp ndalon telefonatat e padëshiruara - Gati aplikacioni kundër numrave të panjohur

WhatsApp po përgatitet të lançojë një nga ristë më të rëndësishme dhe të pritura me padurim nga përdoruesit e tij të shumtë në mbarë botën: aplikacioni i famshëm i mesazheve të çastit po teston në fakt një funksion specifik që do të bëjë të mundur t'i thuash lamtumirë fenomenit të thirrjeve të padëshiruara nga numrat e panjohur.
Prandaj, në të njëjtën kohë, që teknikët po punojnë për të lejuar transformimin e imazheve të WhatsApp-it, po bëhen hapa të mëdhenj për t'u vënë në dispozicion përdoruesve të aplikacionit një opsion që u lejon atyre të kundërshtojnë një herë e përgjithmonë gjithë thirrjet obsesive nga kontakte të panjohura. Versioni beta i Android është ai i zgjedhur për të testuar risinë më të fundit të rëndësishme, falë së cilës do të jetë e mundur që të mbyllen automatikisht të gjitha thirrjet e padëshiruara që vijnë nga numra që nuk kanë lidhje me listën e kontakteve.
Një fenomen që po përhapet me shpejtësi, sidomos kohët e fundit dhe që ka filluar të fshehë më shumë gracka shqetësuese sesa telefonatat e thjeshta reklamuese. Madje, gjithnjë e më shumë po bëhen përpjekje nga persona të panjohur për të zotëruar të dhënat sensitive të viktimave apo në disa raste dhe për të nxitur personat për të kryer pagesa.
Rreziku që numri juaj të bëhet një objektiv i privilegjuar i të huajve dhe mashtruesve është rritur, pasi sapo të bashkoheni në një grup chat-i, në fakt, mund të kontaktoheni nga njerëz të lidhur me të njëjtin komunitet. Kjo është arsyeja pse është ecur me hapa të shpejtë në zhvillimin e kësaj veçorie.
Zilja e telefonit nuk do të bjerë, gjithësesi telefonata ‘e heshtur’ do të rezultojë e regjistruar në listën e lajmërimeve të aplikacionit, me objektivin për të lejuar rekuperimin e informacioneve që lidhen me personin që është përpjekur të lidhet me ju. Nuk është dhënë ende një datë zyrtare për aktivizimin e këtij aplikacioni, por ka shumë mundësi të ndodhë sa më shpejt, meqënëse përdoruesit e WhatsApp e kërkojnë me këmbëngulje këtë risi.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Tregjet më të nxehta të pronave në Europë: Ku janë rritur më shumë çmimet e banesave?!
Tendencat e çmimeve të banesave në të gjithë Europën kanë ndryshuar në mënyrë të konsiderueshme që nga vitet 1990. Të dhënat nga Organizata për Bashkëpunim dhe......

Akuza të ashpra nga Kina: SHBA dhe Perëndimi duan të frenojnë ngjitjen e tonë në botë!
Në kuadër të Kongresit Popullor në Pekin, presidenti kinez, Xi Jinping është shprehur se kanë ndryshuar "në mënyrë dramatike" rrethanat për zhvillimin e Kinës......

Jo më verë në shishe por karburant për makinat! - Si po e menaxhon Franca mbiprodhimin e rrushit?
Franca është krenare për verat e saj dhe kulturën e verës dhe njihet për këtë në gjithë botën. Një çerek shekulli më parë, UNESCO e shpalli zonën e vreshtave......

Tesla në Gjermani: Lajm i mirë dhe lajm i keq!
Së pari lajmi i mirë: Prodhuesi amerikan i makinave elektrike Tesla tani punëson më shumë se 10.000 njerëz në fabrikën e tij në Greenheide afër Berlinit, në......

Nafta Brent ngjitet në mbi 86 USD - Mbështetet nga tkurrja e furnizimit të tregut dhe nga rritja e kërkesës
Nafta i është rikthyer fitimeve në sesionin e sotëm, pasi ekzekutivët e kompanive më të mëdha të këtij sektori kanë ngritur shqetësimet për uljen e......

Dollari dobësohet lehtë - Tregjet presin dëshminë e Powell në kongresin amerikan
Dollari amerikan është dobësuar lehtë edhe në sesionin e sotëm, pasi investitorët po presin dëshminë e shefit të Rezervës Federale, Jerome Powell në kongresin......

Tregjet europiane, në rënie - Investitorët presin komentet e Powell në kongres
Tregjet europiane janë hapur në rënie të lehtë në sesionin e sotëm, ndërsa tregtarët po presin dëshminë e shefit të Rezervës Federale, Jerome Powell në......

Rriten ndjeshëm Franga zvicerane dhe Paundi britanik, por sa këmbehet sot Dollari dhe Euro?!
Dollari amerikan blihet sot me 107.2 lekë dhe shitet me 107.9 klekë duke mos regjistruar luhatje të ndjeshme të kuotës nga dje. Sipas kursit të këmbimit......