Europa Postuar më 7 Mars 2023, 10:41

Tregjet europiane, në rënie - Investitorët presin komentet e Powell në kongres

Nga SCAN TV
Tregjet europiane, në rënie - Investitorët presin komentet e

Tregjet europiane janë hapur në rënie të lehtë në sesionin e sotëm, ndërsa tregtarët po presin dëshminë e shefit të Rezervës Federale, Jerome Powell në Kongresin amerikan, sot dhe nesër. Indeksi pan-Europian STOXX 600 e ka nisur ditën në rënie të lehtë me 0.3%, ndërsa sektori i teknologjisë kryeson humbjet, në rënie me rreth 0.7%.

Powell pritet të japë detaje në lidhje me të ardhmen e normave të interesit në SHBA, por edhe mbi gjendjen e ekonomisë. Ai pritet të bindë ligjvënësit se Rezerva Federale është e vendosur të ulë inflacionin, pa dëmtuar pjesën tjetër të ekonomisë amerikane.

Ndërkohë, shumica e tregjeve aziatike kanë pasur një performancë mikse. Referuar të dhënave në Kinë, eksportet ranë me 6.8% gjatë shkurtit, ndërsa analistët parashikonin një rënie me 9.4%. Gjithashtu, edhe importet ranë me 10.2%, dyfish më shumë se parashikimet e tregjeve për një rënie me 5.5%. Investitorët po presin edhe të dhënat mbi inflacionin në Irlandë dhe fitimet tremujore të korporatave.

SCAN

Live TV

Të fundit
Shqipëria 16 Shkurt

Rama në Kosovë, pritet nga Albin Kurti

Kryeministri Edi Rama u prit sot në një takim nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti. Në vijim të vizitës së tij të punës në Kosovë, Rama u prit me ceremoni......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 16 Shkurt

Rama në Kosovë, pritet nga Albin Kurti

Kryeministri Edi Rama u prit sot në një takim nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti. Në vijim të vizitës së tij të punës në Kosovë, Rama u prit me ceremoni......