Pjesët e këmbimit të makinave, shtrenjtuan dëmet e sigurimeve - Në janar u paguan 3.5 milionë dollarë nga kompanitë për aksidentet rrugore

Shtrenjtimi i pjesëve të këmbimit është pasyqruar në kostot e dëmeve që mbulojnë kompanitë e sigurimeve për riparimin e mjeteve të përfshira në aksidente. Në janar 2023, dëmet e paguara nga kompanitë e sigurimeve për llogari të mjeteve të aksidentuara kapën vlerën 350 milionë lekë, afërsisht 3.5 milionë dollarë, duke pësuar një rritje me rreth 18 % krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Kompanitë e sigurimeve të pyetura nga Scan Televizion e lidhën këtë rritje të dëmshpërblimeve me shtrenjtimin e pjesëve të këmbimit në tregjet e huaja, por edhe me rritjen e pagave në vend.
Ndërkaq, rritje kanë shënuar edhe primet e sigurimit të automjeteve, por me ritëm më të ulët se dëmet. Sipas të dhënave zyrtare të Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare, Primet e sigurimit të detyrueshëm motorik, gjatë muajit janar 2023 arritën rreth 955 milionë lekë, afërisht 10 milionë dollarë, rreth 11.46% më shumë se në periudhën janar 2022.
Produkti MTPL e brendshme, në periudhën janar 2023, pati një rritje prej 9.47% të vëllimit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua edhe me një rritje të numrit të kontratave prej 10.44% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Produkti Karton Jeshil në periudhën janar 2023 pati një rritje prej 25.56% të vëllimit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua nga një rritje të numrit të kontratave prej 100.64% krahasuar me periudhën janar 2022.
Ndërkaq produkti Sigurim Kufitar, në periudhën janar 2023, pati një rritje 4.39% të vëllimit të primeve të shkruara bruto krahasuar me periudhën janar 2022. Edhe numri i kontratave u rrit me 10.58%.
Lorenc Rabeta/SCAN
Sondazh

Avancon pr.vendimi për godinat 50-vjeçare - Diskutohet në Këshillin Konsultativ, MIE: Ka pikëpyetje se çfarë do ndodhë me pronën!
Projektvendimi i qeverisë për auditimin teknik të godiave mbi 50-vjeçare është diskutuar në Këshillin Konsultativ Qeveri Qendrore – Vetëqeverisje Vendore, ku......

Ku po e merr borxhin e brendshëm qeveria? - 12.1% e huasë shtetërore në 2022 u ble nga individët. Shkak, normat e larta të interesit
Ngritjet e njëpasnjëshme të normës bazë të interesit nga ana e Shqipërisë kanë ndryshuar hartën e subjekteve që financojnë borxhin e brendshëm shtetëror përmes......

Energjia dhe materialet rritën kostot e ndërtimit - Shpenzimet në total u shtuan me 7% gjatë vitit të kaluar
Të dhënat nga Instituti i Statistikave mbi kostot e ndërtimit për tremujorin e katërt të vitit të kaluar sinjalizojnë rritje në terma vjetore, por edhe në......

Pagat e mjekëve specialistë rriten me 50 mijë lekë - Rama: Rritje 7% edhe për mjekët e përgjithshëm dhe infermierët. Do të konkurrojmë rajonin
Rreth 2.500 mjekët specialistë që shërbejnë në sistemin shëndetësor të vendit tonë do të marrin 50 mijë lekë më shumë në pagën e tyre duke filluar nga 30......

Njihuni me gruan që shpiku një nënseksion krejtësisht të ri të teknologjisë me vlerë 1 trilion dollarë!
Ida Tin donte të studionte art në kolegj kur aksidentalisht gjeti një vend në një kurs biznesi, ajo më pas u bë pioniere e një industrie që kishte vlerë më......

Teste të reja për drejtimin e mjetit në BE: Cilat vende kanë më shumë aksidente fatale rrugore?!
Bashkimi Europian po forcon planet për të reformuar dhe standardizuar testet e drejtimit të mjetit në 27 shtetet e tij anëtare, për të tentuar të zvogëlojë......

Pritshmëritë nga Kina ulin çmimin e naftës - Rezerva federale do të rrisë sërish normat e interesit
Çmimet e naftës shënuan sërish rënie pasi Kina vendosi një objektiv më të ulët se sa pritej për rritjen ekonomike këtë vit në rreth 5%, dhe ndërsa investitorët......

BE do të trajtojë subvencionet e gjelbra të SHBA - Von der Leyen: Do të kapërcehet ngërçi i motorëve me djegie të brendshme
Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen tha se është e vendosur të përballet me sfidat që vijnë si pasojë e subvencioneve të SHBA-së për......