BE do të trajtojë subvencionet e gjelbra të SHBA - Von der Leyen: Do të kapërcehet ngërçi i motorëve me djegie të brendshme

Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen tha se është e vendosur të përballet me sfidat që vijnë si pasojë e subvencioneve të SHBA-së për teknologjitë e gjelbra, duke përshpejtuar miratimin e një ligji të bllokuar aktualisht për heqjen e motorëve me djegie nga viti 2035.
Gjatë takimit me kancelarin Olaf Scholz dhe kabinetin gjerman në kuadër të një vizite dy ditore në Berlin, von der Leyen tha se Akti i Reduktimit të Inflacionit të SHBA do të sjellë lehtësira të mëdha tatimore për teknologjitë e pastra të prodhuara në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ajo shtoi se janë diskutuar veprimet që do të ndërmerren si për shembull negociatat me SHBA për interpretimin e ligjit, investimet e BE-së dhe proceset më të shpejta.
Prodhuesve europianë të automjeteve elektrike u ishte dhënë akses në avantazhet tatimore të SHBA-së, por BE-ja duhej të siguronte që ata të përfitonin gjithashtu në segmentet e baterive dhe komponentëve të baterive, ku nevojiteshin më shumë bisedime me Uashingtonin.
Veprimi legjislativ europian brenda dy javësh do të propozonte lëshimin e ndihmës dhe fondeve evropiane që deri më tani nuk janë përdorur për tranzicionin e gjelbër në vend. Një raport i komisionit mbi konkurrencën, që do të duhej në të njëjtën kohë, do të ndihmonte në uljen e barrierave brenda tregut të brendshëm të BE-së dhe do të adresonte mungesat e fuqisë punëtore të specializuar, të cilën von der Leyen e cilësoi "frenim të rritjes".
Ppas marrëveshjeve tregtare me Zelandën e Re dhe Kilin, BE-ja po kërkon marrëveshje me Australinë, Meksikën dhe bllokun e Amerikës Latine deri në fund të vitit 2023.
Scholz dhe von der Leyen thanë se marrëveshjet tregtare po shqyrtoheshin gjithashtu me Indonezinë dhe Indinë. Duke komentuar vonesën për përfundimin e shitjeve të automjeteve të reja që emetojnë CO2 në BE në 2035 pasi Gjermania vuri në dyshim mbështetjen e saj, ajo tha se mund të gjendej një zgjidhje për situatën.
Dorina Kurtaj /SCAN
Sondazh

40-vjetori i celularit të parë të shitur - Motorola DynaTac 8000X peshonte 800 gramë dhe bateria zgjaste 40 minuta
Në 6 mars 1983 doli në treg Motorola DynaTac 8000X, i ashtuquajtur “tulla”, i krijuar nga Marty Cooper. Një formë drejtkëndëshe e ngushtë dhe e gjatë, që......

BQE paralajmëron rritje të re të normave të interesave - Lagarde u bën apel bankave që të rinegociojnë kreditë!
«Është ende shumë shpejt për të shpallur fitoren mbi inflacionin”. Është kjo deklarara e presidentes së BQE – së Christine Lagarde, sipas së cilës po shënohen......

Kina parashikon rritje ekonomike 5% në 2023 - 7.2% më shumë shpenzime për sektorin e mbrojtjes
Është një objektiv modest rritjeje ekonomike për ambiciet e Kinës ai i prezantuar në kongresin kombëtar të popullit: ekonomia do të rritet me rreth 5%, sipas......

1 milionë dollarë për 17 metër katror në Monako - Hong Kong, New York dhe Londër janë tre vendet e tjera më të shtrenjta për strehim!
Duhen 1 milion dollarë për të blerë 17 metër katrorë të një prone luksoze në Monako, duke e bërë atë tregun më të shtrenjtë në botë për sa i përket pasurive të......

Cilat vende në Europë kanë kostot më të larta dhe më të ulëta të kujdesit për fëmijët?!
Sipas një sondazhi të fundit kujdesi për fëmijët në Britani të Madhe mund të konsumojë deri në 75% të të ardhurave të prindërve. Në vitin 2022, Mbretëria e......

OKB-ja finalizon traktatin "një herë në një brez" për të mbrojtur biodiversitetin në oqeane!
Për herë të parë, anëtarët e Kombeve të Bashkuara kanë rënë dakord për një traktat të unifikuar për të mbrojtur biodiversitetin në det të hapur, një veprim që......

Tregjet e aksioneve e nisin javën në rritje - Investitorët presin dëshminë e Powell në kongresin amerikan
Tregjet europiane janë hapur në rritje në sesionin e parë të kësaj jave, pas fitimeve modeste të javës së kaluar. Indeksi pan-Europian Stoxx 600 e ka nisur......

Nafta, e qëndrueshme pranë 85 dollarë - Qeveria kineze vendos objektiv të rritjes prej 5% gjatë këtij viti
Nafta po qëndron në rënie të lehtë në sesionin e sotëm, pasi Kina ka vendosur një objektiv të rritjes ekonomike gjatë këtij viti, në rreth 5%, kundrejt......