Desktop - General - 1
Desktop - General - 4
Europa Postuar më 6 Mars 2023, 11:37

1 milionë dollarë për 17 metër katror në Monako - Hong Kong, New York dhe Londër janë tre vendet e tjera më të shtrenjta për strehim!

Nga SCAN TV
1 milionë dollarë për 17 metër katror në Monako - Hong

Duhen 1 milion dollarë për të blerë 17 metër katrorë të një prone luksoze në Monako, duke e bërë atë tregun më të shtrenjtë në botë për sa i përket pasurive të paluajtshme. Menjëherë pas tij vjen Hong Kong-u ku me të njëjtën shifër mund të pretendosh për katër metra katrorë më shumë pra 21 metra katrorë. Sipas raportit të përgatitur nga agjencia ndërkombëtare për pasuritë e paluajtshme ‘Knight Frank” New York renditet i treti pasi tani është bërë më i shtrenjtë se Londra.

Me 1 milion dollarë mund të blihen 33 metra katrorë në një rezidencë luksoze të metropolit amerikan, ndërsa në Londër 1 milion dollarë janë mjaftueshëm për të blerë 34 metra katrorë. Sipas analistëve dollari i fortë ka ndikuar dhe ka përforcuar pozicioinin e New York, por cmimet në këtë sektor janë rritej me 2.7% vitin e fundit, ndërsa në Londër me 1.5%. Pronat në këto tregje janë bërë më joshëse për blerësit shumë të pasur që i shohin si një mburojë kundër rreziqeve të inflacionit.

Luhatjet në tregje të tjera, si bursa dhe kriptovalutat, nënvizojnë atraktivitetin e pasurive të paluajtshme të shtrenjta, veçanërisht në vende të sigurta si Londra dhe New York, sipas ekspertëve. Vihet re se pronat më të lira të cilësisë së lartë në botë janë në Sao Paulo, ku me 1 milion dollarë blihen 231 m2, por edhe në Cape Town, ku po kaq siguron 218 metra katror.

Në shitjet e shtëpive shumë të shtrenjta, nga 10 milionë dollarë e lart, kryesojnë New York, Los Angeles dhe Londra. Ky treg, i të ashtuquajturave prona shumë të shtrenjta, u mbyll në vitin 2021 me 2076 shitje, më shumë se në çdo vit tjetër. Në vitin 2022 shitjet në këtë segment të tregut ranë në vetëm 1.392 për 10 qytetet e monitoruara nga raporti i ‘Knight Frank’. Por ato ishin ende 49% më të lartë se në 2019 - ën.

Dorina Kurtaj / SCAN

Sondazh

Poll
Shqipëria 6 Mars

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?!

Dollari amerikan blihet këtë të hënë me 107.2 lekë dhe shitet me 107.9 lekë duke e nisur këtë javë negativisht në raport me javën e kaluar sipas kursit të......

Live TV

All - General - 2
Të fundit
Të gjitha lajmet
All - General - 3
Desktop - General - 7

Më të vizituarat