Tregjet e aksioneve e nisin javën në rritje - Investitorët presin dëshminë e Powell në kongresin amerikan

Tregjet europiane janë hapur në rritje në sesionin e parë të kësaj jave, pas fitimeve modeste të javës së kaluar. Indeksi pan-Europian Stoxx 600 e ka nisur ditën në rritje me rreth 0.3%, ndërsa sektori i shitjeve me pakicë kryeson fitimet, në rritje me rreth 0.8%.
Ndërkohë, shumica e tregjeve në rajonin e Azi-Paqësorit patën një performancë mikse pasi qeveria kineze vendosi një objektiv të rritjes ekonomike prej 5%, gjatë këtij viti.
Në dëshminë që pritet të mbajë në Kongresin amerikan të martën dhe të mërkurën, presidenti i FED, Jerome Powell mund të japë detaje mbi ecurinë e normave të interesit dhe mbi gjendjen e ekonomisë. Gjithashtu, tregjet po presin edhe raportin mbi punësimin në SHBA për muajin shkurt dhe analistët presin 255 mijë vende të reja pune.
Investitorët po presin edhe të dhënat mbi shitjet me pakicë në Eurozonë për janarin dhe prodhimin industrial për Gjermaninë.
SCAN
Sondazh

Nafta, e qëndrueshme pranë 85 dollarë - Qeveria kineze vendos objektiv të rritjes prej 5% gjatë këtij viti
Nafta po qëndron në rënie të lehtë në sesionin e sotëm, pasi Kina ka vendosur një objektiv të rritjes ekonomike gjatë këtij viti, në rreth 5%, kundrejt......

Euro e nis javën në rritje të lehtë - Tregjet presin dëshminë e Powell në kongres dhe punësimin në SHBA
Euro e ka nisur në rritje të lehtë këtë javë, pasi investitorët po presin dëshminë në kongres të shefit të Rezervës Federale, Jerome Powell dhe të dhënat mbi......

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?!
Dollari amerikan blihet këtë të hënë me 107.2 lekë dhe shitet me 107.9 lekë duke e nisur këtë javë negativisht në raport me javën e kaluar sipas kursit të......

Europa do të fillojë të tarifojë hyrjet në vitin 2024!
Skema e shumëpritur e heqjes së vizave ETIAS, e cila do t'u kërkojë të gjithë mbajtësve të pasaportave jashtë BE-së të marrin leje para-udhëtimit për të hyrë......

AI parashikon: Njerëzimi nuk do të jetë në gjendje të mbajë ngrohjen në nivelin 1.5 gradë Celsius!
Sipas studimit të fundit të shkencëtarëve të shqetësuar për ndryshimet klimatike globale, njerëzimi nuk do të jetë në gjendje të mbajë ngrohjen në nivelin 1.5......

Fed sinjalizon më shumë rritje të normave të interesit për të luftuar inflacionin!
Rezerva Federale thotë se inflacioni mbetet në mënyrë të pakëndshme i lartë dhe se rritja shtesë e normave të interesit është e nevojshme për ta mbajtur atë......

Një regjistër online për start up-et - Sistemi i ndërlidhur me e-albania do të përcaktojë edhe hapat si do të bëhet aplikimi për grantet
Për të gjitha start upet që do të zhvillohen, do të krijohet mundësia e ndërtimit të një sistemi të menaxhimit të informacioneve i cili do të përmbajë të......

Ekspertët rendisin 10 kompanitë më të mira të drejtimit autonom – Tesla mbetet jashtë listës
Tesla nuk e bëri ndarjen e këtij viti të 10 kompanive më të mira të drejtimit autonom. Për më tepër, nga 16 kompanitë e renditura kohët e fundit nga firma......