Bota Postuar më 6 Mars 2023, 11:41

40-vjetori i celularit të parë të shitur - Motorola DynaTac 8000X peshonte 800 gramë dhe bateria zgjaste 40 minuta

Nga SCAN TV
40-vjetori i celularit të parë të shitur - Motorola DynaTac 8000X

Në 6 mars 1983 doli në treg Motorola DynaTac 8000X, i ashtuquajtur “tulla”, i krijuar nga Marty Cooper. Një formë drejtkëndëshe e ngushtë dhe e gjatë, që menaxhohej me vështirësi dhe apak autonom në telefonata. Për më tepër dhe shumë i kushtueshëm.

Prezantohej në këtë mënyrë DynaTac 8000x i Motorolës, celulari i parë që debutoi në dyqane në një kohë që shënoni fillimin e periudhës komerciale të telefonave celularë, një objekt që ndryshoi jetët tona. Motorola ndër të tjera kishte pranuar sfidën e re dhjetë vjet më parë: ishte në fakt prilli i 1973–shit, kur inxhinieri Martin Cooper arriti të kryente telefonatën e parë pa fije lidhëse, në rrugë.

I lartë 25 centimetra dhe me peshë 800 gramë, me formën e tij DynaTAC 8000x jepte më shumë përshtypjen e një radio marrëse se të një telefoni celular. Lejonte deri në 30 minuta telefonata, mund të ruante 30 kontakte dhe kushtonte 4 mijë dollarë. Një çmim që i bën të duken shumë të lirë celularët aktualë modernë. Gjithsej u shitën 300 mijë të tillë dhe madje ky model u përdor nga Michael Douglas në filmin “Wall Street” në 1987-ën.

Nga vitet ’80 dhe më tej telefoni celular nisi një rrugë drejt suksesit, dhe pse u deshën 7 vite për të arritur në 1 milion përdorues deri në realizimin e iPhone në vitin 2007 që më lidhjen me internet dhe aplikacionet e tij të shërbimeve tronditi tregun.

Sektori aktualisht është në rënie për shkak të krizës globale dhe ‘ngopjes’ së tregut dhe siç tregohet nga panairi i telefonisë që u mbyll disa ditë më parë në Barcelonë, bastet e kompanive prodhuese fokusohen tek telefonat e palosshëm, por edhe tek artikujt që vishen, si ‘shikuesit’ të cilët, sipas Mark Zuckerberg tani të lançuar në metaverse, mund të bëhen iPhone-ët e rinj.

Dorina Kurtaj / SCAN

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat