BQE paralajmëron rritje të re të normave të interesave - Lagarde u bën apel bankave që të rinegociojnë kreditë!

«Është ende shumë shpejt për të shpallur fitoren mbi inflacionin”. Është kjo deklarara e presidentes së BQE – së Christine Lagarde, sipas së cilës po shënohen progrese por ka ende shumë punë për të bërë. Ajo u shpreh e vetëdijshme se njerëzit po vujanë për shkak të inflacionit, sidomos ata më të brishtët dhe më të ekspozuarit si pensionistët me të ardhura të pakta. Sipas BQE masat e qeverive duhet të kenë objektiv pikërisht këta persona dhe më pas të rishikojnë planet kur cmimet e energjisë të ulen dhe ato ushqimore të jenë më të qëndrueshme.
Por gjithësesi Lagarde theksoi se inflacioni në tërësi është zvogëluar në muajt e fundit dhe do të vazhdojë të zbresë në muajt e ardhshëm. Ajo tha se rruga që do të ndiqet është shumë e qartë: duhet vazhduar të merren masat e duhura për të rikthyer inflacionin në nivelin e 2%, dhe një gjë e tillë do të ndodhë.
Lagarde shtoi se është shumë e mundur që të rriten më tej normat e interesit me 50 pikë bazë. Sipas saj ky ishte një vendim që ishte paralajmëruar në mbledhjen e fundit, dhe të gjitha shifrat aktuale konfirmojnë se kjo rritje është shumë e mundur. Për të ardhmen ajo nuk dha shumë detaje duke sqaruar se cdo gjë varet nga të dhënat dhe se shumë guvernatorë bankash qendrore po mbrojnë opinionet e tyre dhe analizat personale, ndërsa asaj i duhet të përqendrohet tek të dhënat.
Lagarde tha se bankat europiane mund të marrin masa për të lehtësuar rritjen e mëtejshme të normave të interesit për huamarrësit, ndoshta duke rinegociuar kreditë. Një gjë e tillë sipas saj është në interes dhe të bankave pasi asnjëra prej tyre nuk dëshiron që kreditë të mbesin pa u paguar.
Për sa i përket një tavani të normave, të kërkuar nga disa forca politike në Spanjë dhe Itali, Lagarde u përgjigj se është një çështje midis kreditorit dhe debitorit. Ajo theksoi se ishte e sigurtë se shumë banka janë gati të rishqyrtojnë kushtet e kredisë. Dhe jo për bamirësi, por sepse është në interesin e tyre të kenë debitorë ‘të shëndetshëm’.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Kina parashikon rritje ekonomike 5% në 2023 - 7.2% më shumë shpenzime për sektorin e mbrojtjes
Është një objektiv modest rritjeje ekonomike për ambiciet e Kinës ai i prezantuar në kongresin kombëtar të popullit: ekonomia do të rritet me rreth 5%, sipas......

1 milionë dollarë për 17 metër katror në Monako - Hong Kong, New York dhe Londër janë tre vendet e tjera më të shtrenjta për strehim!
Duhen 1 milion dollarë për të blerë 17 metër katrorë të një prone luksoze në Monako, duke e bërë atë tregun më të shtrenjtë në botë për sa i përket pasurive të......

Cilat vende në Europë kanë kostot më të larta dhe më të ulëta të kujdesit për fëmijët?!
Sipas një sondazhi të fundit kujdesi për fëmijët në Britani të Madhe mund të konsumojë deri në 75% të të ardhurave të prindërve. Në vitin 2022, Mbretëria e......

OKB-ja finalizon traktatin "një herë në një brez" për të mbrojtur biodiversitetin në oqeane!
Për herë të parë, anëtarët e Kombeve të Bashkuara kanë rënë dakord për një traktat të unifikuar për të mbrojtur biodiversitetin në det të hapur, një veprim që......

Tregjet e aksioneve e nisin javën në rritje - Investitorët presin dëshminë e Powell në kongresin amerikan
Tregjet europiane janë hapur në rritje në sesionin e parë të kësaj jave, pas fitimeve modeste të javës së kaluar. Indeksi pan-Europian Stoxx 600 e ka nisur......

Nafta, e qëndrueshme pranë 85 dollarë - Qeveria kineze vendos objektiv të rritjes prej 5% gjatë këtij viti
Nafta po qëndron në rënie të lehtë në sesionin e sotëm, pasi Kina ka vendosur një objektiv të rritjes ekonomike gjatë këtij viti, në rreth 5%, kundrejt......

Euro e nis javën në rritje të lehtë - Tregjet presin dëshminë e Powell në kongres dhe punësimin në SHBA
Euro e ka nisur në rritje të lehtë këtë javë, pasi investitorët po presin dëshminë në kongres të shefit të Rezervës Federale, Jerome Powell dhe të dhënat mbi......

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?!
Dollari amerikan blihet këtë të hënë me 107.2 lekë dhe shitet me 107.9 lekë duke e nisur këtë javë negativisht në raport me javën e kaluar sipas kursit të......