Kina parashikon rritje ekonomike 5% në 2023 - 7.2% më shumë shpenzime për sektorin e mbrojtjes

Është një objektiv modest rritjeje ekonomike për ambiciet e Kinës ai i prezantuar në kongresin kombëtar të popullit: ekonomia do të rritet me rreth 5%, sipas kryeministrit Li Keqiang. Ky është parashikimi më i ulët prej më shumë se 20 vitesh për PBB-në e Republikës popullore. Një sinjal kujdesi pasi situatës shokuese të 2022-shit, kur për herë të parë partia shtet dështoi në planet e saj për një rritje prej 5.5%. Në këtë periudhë Kina, e bllokuar mes kufizimeve si pasojë e politikës Covid zëeë dhe krizave të tjera të sistemir të saj – nga sektori ipasurive të paluajtshme e deri tek industria teknologjike – ndaloi në 3%.
Kryeministri kinez u shpreh se ky vit është shumë i rëndësishëm për stabilizimin e ekonomisë së vendit, duke pranuar njëkohësisht vështirësitë e paprecedenta me të cilat u përballën sipërmarrjet e mëdha dhe të vogla një vit më parë. Mes treguesve të tjerë ekonomikë që renditi në fjalimin e tij prej 60 minutash ishin dhe deficiti i buxhetit deri në 3% të PBB-së, ruajtja e inflacionit në nivelin prej 3%, krijimin e 12 milion vendeve të reja të punës në vitin 2023 për të ndaluar papunësinë në nivelin 5.5% në zonat urbane. Sipas tij Kina ka nevojë të simulojë konsumin e brendshëm; të kontrollojë rrezikun e borxhit në sektorin e pasurive të paluajtsme si dhe të zgjerojë qasjen në tregun e saj për investimet e huaja.
Ekonomistët perëndimore mendojnë se objektivi i vendosur prej 5% është i arsyeshëm pasi nuk është shumë ambicioz, si dhe krijon hapësira manovre për refromat strukturore dhe kufizimin e borxhit.
Ajo kineze është ekonomia e dytë në botë për shifra absolute dhe të shtosh 5% në 18 miliard dollarët e PBB-së të vitit 2022 nënkupton pak a shumë krijimin e pasurisë të një vendi se Holanda, që vlen rretj 990 miliard dollarë. Në të njëjtën kohë kryeministri i Kinës deklaroi se forcat e armatosura kineze duhet të intensifikojnë trajnimin dhe të jenë gati për luftë në mbrojtje të sovranitetit kombëtar.
Për këtë arsye buzheti i shpenzimeve për mbrojtjen këtë vit do të rritet me 7.2% duke arritur në rreth 220 miliard dollarë; një shifër kjo sa 1/3 e shpenzuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas të dhënave zyrtare më të fundit janë rreth 600 milion kinezë të cilët jetojnë me 140 euro në muaj.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

1 milionë dollarë për 17 metër katror në Monako - Hong Kong, New York dhe Londër janë tre vendet e tjera më të shtrenjta për strehim!
Duhen 1 milion dollarë për të blerë 17 metër katrorë të një prone luksoze në Monako, duke e bërë atë tregun më të shtrenjtë në botë për sa i përket pasurive të......

Cilat vende në Europë kanë kostot më të larta dhe më të ulëta të kujdesit për fëmijët?!
Sipas një sondazhi të fundit kujdesi për fëmijët në Britani të Madhe mund të konsumojë deri në 75% të të ardhurave të prindërve. Në vitin 2022, Mbretëria e......

OKB-ja finalizon traktatin "një herë në një brez" për të mbrojtur biodiversitetin në oqeane!
Për herë të parë, anëtarët e Kombeve të Bashkuara kanë rënë dakord për një traktat të unifikuar për të mbrojtur biodiversitetin në det të hapur, një veprim që......

Tregjet e aksioneve e nisin javën në rritje - Investitorët presin dëshminë e Powell në kongresin amerikan
Tregjet europiane janë hapur në rritje në sesionin e parë të kësaj jave, pas fitimeve modeste të javës së kaluar. Indeksi pan-Europian Stoxx 600 e ka nisur......

Nafta, e qëndrueshme pranë 85 dollarë - Qeveria kineze vendos objektiv të rritjes prej 5% gjatë këtij viti
Nafta po qëndron në rënie të lehtë në sesionin e sotëm, pasi Kina ka vendosur një objektiv të rritjes ekonomike gjatë këtij viti, në rreth 5%, kundrejt......

Euro e nis javën në rritje të lehtë - Tregjet presin dëshminë e Powell në kongres dhe punësimin në SHBA
Euro e ka nisur në rritje të lehtë këtë javë, pasi investitorët po presin dëshminë në kongres të shefit të Rezervës Federale, Jerome Powell dhe të dhënat mbi......

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?!
Dollari amerikan blihet këtë të hënë me 107.2 lekë dhe shitet me 107.9 lekë duke e nisur këtë javë negativisht në raport me javën e kaluar sipas kursit të......

Europa do të fillojë të tarifojë hyrjet në vitin 2024!
Skema e shumëpritur e heqjes së vizave ETIAS, e cila do t'u kërkojë të gjithë mbajtësve të pasaportave jashtë BE-së të marrin leje para-udhëtimit për të hyrë......