Energjia dhe materialet rritën kostot e ndërtimit - Shpenzimet në total u shtuan me 7% gjatë vitit të kaluar

Të dhënat nga Instituti i Statistikave mbi kostot e ndërtimit për tremujorin e katërt të vitit të kaluar sinjalizojnë rritje në terma vjetore, por edhe në terma tremujore. Indeksi i Kushtimit në Ndërtim, në tremujorin e katërt të vitit 2022 arriti 110.3 kundrejt tremujorit të katërt 2020 si periudha bazë. Kështu, ndryshimi vjetor i Indeksit të Kushtimit në Ndërtim në tremujorin e fundit të vitit të kaluar është 7%. Ndërkohë, një vit më parë ky ndryshim regjistrohej në 3.1%. Shifrat e përpunuara nga “Scan Intel” flasin për një rritje të vazhdueshme të këtij treguesi, megjithtatë tremujori i tretë i vitit 2022 regjistron nivelin më të lartë të kostove të ndërtimit që nga tremujori i parë i vitit 2018-të, periudhë për të cilën INSTAT disponon të dhëna. Nëse do të flisnim për ndryshimet tremujore, Indeksi i Kushtimit në Ndërtim ka shënuar rritje me 0.8%, krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2022
Sa i përket ndryshimeve vjetore për grupet kryesore të dhënat tregojnë se, krahasuar me të njejtin tremujor të një viti më parë, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Shpenzime energjie” me 14.1%, pasuar nga grupet, “Shpenzime materiale” dhe “Kosto të tjera” me 7.9% secila, “Shpenzime makinerie” me 5.3%, “Shpenzime për paga” me 5.0% dhe “Shpenzime transporti” me 1.9%. Brenda grupit “Shpenzime materiale”, indekset e nëngrupit “Materiale ndërtimi” shënuan rritjen më të lartë me 8.4%, pasuar nga grupi “Materiale hidro-sanitare dhe ventilimi” me 7.8% dhe “Materiale elektrike dhe komunikimi” me 5.9%.
Nga ana tjetër, nëse do të flisnim për ndryshimet tremujore të grupeve kryesore, krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2022, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Shpenzime materiale”, “Shpenzime për paga” dhe “Shpenzime transporti” me 1.3% secila, pasuar nga grupet “Kosto të tjera” me 1.0% dhe “Shpenzime makinerie” me 0.7%. Ndërsa, grupi “Shpenzime energjie” shënoi ulje me 1.0%.
Xhorxhina Deda/ SCAN
Sondazh

Pagat e mjekëve specialistë rriten me 50 mijë lekë - Rama: Rritje 7% edhe për mjekët e përgjithshëm dhe infermierët. Do të konkurrojmë rajonin
Rreth 2.500 mjekët specialistë që shërbejnë në sistemin shëndetësor të vendit tonë do të marrin 50 mijë lekë më shumë në pagën e tyre duke filluar nga 30......

Njihuni me gruan që shpiku një nënseksion krejtësisht të ri të teknologjisë me vlerë 1 trilion dollarë!
Ida Tin donte të studionte art në kolegj kur aksidentalisht gjeti një vend në një kurs biznesi, ajo më pas u bë pioniere e një industrie që kishte vlerë më......

Teste të reja për drejtimin e mjetit në BE: Cilat vende kanë më shumë aksidente fatale rrugore?!
Bashkimi Europian po forcon planet për të reformuar dhe standardizuar testet e drejtimit të mjetit në 27 shtetet e tij anëtare, për të tentuar të zvogëlojë......

Pritshmëritë nga Kina ulin çmimin e naftës - Rezerva federale do të rrisë sërish normat e interesit
Çmimet e naftës shënuan sërish rënie pasi Kina vendosi një objektiv më të ulët se sa pritej për rritjen ekonomike këtë vit në rreth 5%, dhe ndërsa investitorët......

BE do të trajtojë subvencionet e gjelbra të SHBA - Von der Leyen: Do të kapërcehet ngërçi i motorëve me djegie të brendshme
Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen tha se është e vendosur të përballet me sfidat që vijnë si pasojë e subvencioneve të SHBA-së për......

40-vjetori i celularit të parë të shitur - Motorola DynaTac 8000X peshonte 800 gramë dhe bateria zgjaste 40 minuta
Në 6 mars 1983 doli në treg Motorola DynaTac 8000X, i ashtuquajtur “tulla”, i krijuar nga Marty Cooper. Një formë drejtkëndëshe e ngushtë dhe e gjatë, që......

BQE paralajmëron rritje të re të normave të interesave - Lagarde u bën apel bankave që të rinegociojnë kreditë!
«Është ende shumë shpejt për të shpallur fitoren mbi inflacionin”. Është kjo deklarara e presidentes së BQE – së Christine Lagarde, sipas së cilës po shënohen......

Kina parashikon rritje ekonomike 5% në 2023 - 7.2% më shumë shpenzime për sektorin e mbrojtjes
Është një objektiv modest rritjeje ekonomike për ambiciet e Kinës ai i prezantuar në kongresin kombëtar të popullit: ekonomia do të rritet me rreth 5%, sipas......