Europa Postuar më 6 Mars 2023, 12:00

Teste të reja për drejtimin e mjetit në BE: Cilat vende kanë më shumë aksidente fatale rrugore?!

Nga SCAN TV

Bashkimi Europian po forcon planet për të reformuar dhe standardizuar testet e drejtimit të mjetit në 27 shtetet e tij anëtare, për të tentuar të zvogëlojë 20,000 vdekjet në trafikun rrugor çdo vit me 40% të atyre fataliteteve që përfshijnë shoferë nën moshën 30 vjeç.

Propozimet e reja do të përcaktojnë moshën ligjore për të marrë një test për të drejtuar makinën në moshën 17 vjeç dhe mbajtësit e rinj të patentës do të kenë një periudhë prove dyvjeçare, gjatë së cilës ata nuk do të jenë në gjendje të drejtojnë vetëm dhe do të ndalohen plotësisht nga pirja e alkoolit gjatë ngasjes.

Pra, cila është situata e përgjithshme në lidhje me vdekjet nga aksidentet rrugore në Bashkimin Europian? Sipas të dhënave të fundit nga Eurostat, në dekadën e fundit ka pasur një rënie të numrit të viktimave në rrugët e BE-së në çdo vend, si dhe në mesataren e BE-së.

Totali i vdekjeve vjetore në aksidentet rrugore në vendet e BE-së

Vendet më të mëdha si Franca, Gjermania dhe Italia, me disa nga rrjetet më të gjera rrugore dhe me shumicën e makinave, janë ende duke shfaqur një numër të lartë të viktimave, por ato kanë rënë ndjeshëm nga viti 2011 në 2020.

Këshilli Europian i Sigurisë së Transportit, një organizatë e pavarur jofitimprurëse me qendër në Bruksel, e dedikuar për uljen e numrit të vdekjeve dhe lëndimeve në transport në Europë, thotë se numri i vdekjeve në trafikun rrugor duhet ende të bjerë më shpejt.

"Shifrat e reja të publikuara javën e kaluar treguan se vdekjet rrugore në BE nuk po zvogëlohen aq shpejt sa për të arritur objektivin vendimtar të përgjysmimit të vdekjeve dhe lëndimeve serioze deri në vitin 2030," u shpreh Graziella Jost nga Këshilli Europian i Sigurisë së Transportit.

"Është mirë të shohësh BE-në duke marrë seriozisht sigurinë rrugore sot," shton ajo. Propozimet e reja të BE-së gjithashtu do t'u japin vendeve fuqinë për të zbatuar ndalimet e drejtimit të automjeteve nga një Shtet Anëtar i BE-së në të gjithë bllokun. "Tani i takon Shteteve Anëtare dhe Parlamentit Europian të sigurojnë që kjo paketë të mos zbutet në rrugën shpeshherë të pabesë për t'u bërë ligj," thotë Jost.

Edel Strazimiri / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat