Shtohen çatitë me panele diellore - OSSH: Janë vendosur nga 1025 abonentë, fuqia e instaluar arrin në 102 MW

1025 abonentë kanë instaluar panele fotovoltaike, me qëllim vetëprodhimin e energjisë elektrike. Të dhënat janë bërë me dije nga Operatori i Sistemit të Shpërndarjes, pas interesit të shtuar që u shfaq vitin e kaluar, sidomos nga bizneset që u përballën me cmime të larta të energjisë elektrike.
Sipas OSSH-së, fuqia totale e impianteve të instaluar arrin në 102 MW, ndërkohë që pjesa më e madhe e tyre janë të pozicionuar në Tiranë dhe Durrës. Më konkretisht në këto 2 qarqe janë të vendosur 59% e instalimeve apo thënë ndryshe 627 konsumatorë.
Më herët, Enti Rregullator i Energjisë ka bërë me dije se pjesa më e madhe e impianteve të lidhur me rrjetin iu përkasin bizneseve, që shfaqën interes të shtuar për vetëprodhimin e energjisë, pas nxjerrjes së tyre në tregun e liberalizuar në janar të vitit që shkoi, çka solli përballjen me çmime të larta të energjisë. Pjesa më e madhe e bizneseve të liberalizuar të lidhur në tensionin 20, 10 dhe 6 KV tarifohen me 18.26 lekë/kWh, duke qenë se vijojnë të fuqnizohen nga FSHU, çka nënkupton një rritje me 70% të çmimit, në raport me vitin 2021.
Ndërkaq, rritja e numrit të vetëprodhuesve, ka ardhur pavarësisht skemës së netimit, që është kritikuar shpesh herë nga ekspertët dhe grupet e interesit. Kjo pasi, skema e matjes parashikon bilancin mujor të energjisë, ndërkohë që ekspertët kanë kërkuar që ky bilanc të jetë vjetor, duke qenë se panelet fotovoltaike prodhojnë më shumë energji gjatë stinës së verës. Aktualisht, ndryshimet ligjore po diksutohen në komisionet parlamentare.
Ola Mitre/SCAN
Sondazh

Pjesët e këmbimit të makinave, shtrenjtuan dëmet e sigurimeve - Në janar u paguan 3.5 milionë dollarë nga kompanitë për aksidentet rrugore
Shtrenjtimi i pjesëve të këmbimit është pasyqruar në kostot e dëmeve që mbulojnë kompanitë e sigurimeve për riparimin e mjeteve të përfshira në aksidente. Në......

Avancon pr.vendimi për godinat 50-vjeçare - Diskutohet në Këshillin Konsultativ, MIE: Ka pikëpyetje se çfarë do ndodhë me pronën!
Projektvendimi i qeverisë për auditimin teknik të godiave mbi 50-vjeçare është diskutuar në Këshillin Konsultativ Qeveri Qendrore – Vetëqeverisje Vendore, ku......

Ku po e merr borxhin e brendshëm qeveria? - 12.1% e huasë shtetërore në 2022 u ble nga individët. Shkak, normat e larta të interesit
Ngritjet e njëpasnjëshme të normës bazë të interesit nga ana e Shqipërisë kanë ndryshuar hartën e subjekteve që financojnë borxhin e brendshëm shtetëror përmes......

Energjia dhe materialet rritën kostot e ndërtimit - Shpenzimet në total u shtuan me 7% gjatë vitit të kaluar
Të dhënat nga Instituti i Statistikave mbi kostot e ndërtimit për tremujorin e katërt të vitit të kaluar sinjalizojnë rritje në terma vjetore, por edhe në......

Pagat e mjekëve specialistë rriten me 50 mijë lekë - Rama: Rritje 7% edhe për mjekët e përgjithshëm dhe infermierët. Do të konkurrojmë rajonin
Rreth 2.500 mjekët specialistë që shërbejnë në sistemin shëndetësor të vendit tonë do të marrin 50 mijë lekë më shumë në pagën e tyre duke filluar nga 30......

Njihuni me gruan që shpiku një nënseksion krejtësisht të ri të teknologjisë me vlerë 1 trilion dollarë!
Ida Tin donte të studionte art në kolegj kur aksidentalisht gjeti një vend në një kurs biznesi, ajo më pas u bë pioniere e një industrie që kishte vlerë më......

Teste të reja për drejtimin e mjetit në BE: Cilat vende kanë më shumë aksidente fatale rrugore?!
Bashkimi Europian po forcon planet për të reformuar dhe standardizuar testet e drejtimit të mjetit në 27 shtetet e tij anëtare, për të tentuar të zvogëlojë......

Pritshmëritë nga Kina ulin çmimin e naftës - Rezerva federale do të rrisë sërish normat e interesit
Çmimet e naftës shënuan sërish rënie pasi Kina vendosi një objektiv më të ulët se sa pritej për rritjen ekonomike këtë vit në rreth 5%, dhe ndërsa investitorët......