Transparencë për udhëtimet e punës të zyrtarëve europianë - Mbikëqyrësi i BE-së nis shqyrtimin e fluturimeve që nga viti 2021!

Mbikëqyrësi i Bashkimit Europian i ka kërkuar Komisionit të japë detaje mbi udhëtimet e punës që kanë bërë anëtarët e stafit të lartë që nga viti 2021, të cilat janë paguar pjesërisht nga palët e treta, ndërsa Brukseli vazhdon të mbështillet nga pasojat e një skandali korrupsioni që ka përfshirë Parlamentin.
Në një letër drejtuar Presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, dërguar të premten, por të publikuar të hënën, zyra e Ombudsmanit Europian i kërkoi ekzekutivit të qartësojë rregullat që zbaton për të përcaktuar se nuk ka konflikt interesi kur udhëtimet e biznesit paguhen nga të tjerët.
Kjo pasi doli se Drejtori i Përgjithshëm i Departamentit të Transportit të Komisionit (DG MOVE), Henrik Hololei, udhëtoi disa herë në kurriz të qeverisë së Katarit ose organizatave pranë saj midis 2015 dhe 2021, pavarësisht se departamenti i tij ishte i përfshirë në negociata për një marrëveshje për transportin ajror BE-Katar.
Marrëveshja, e nënshkruar në tetor 2021, parashikonte që të gjitha linjat ajrore të Katarit do të ishin në gjendje të kryenin fluturime direkte për dhe nga çdo aeroport në BE dhe Katar dhe anasjelltas për linjat ajrore të BE-së. Marrëveshja nuk është ratifikuar ende, por është zbatuar përkohësisht.
“Qeveria e Katarit dhe organizatat pranë saj që paguajnë për shpenzimet e udhëtimit për zyrtarin më të lartë të DG MOVE lindin pyetje legjitime rreth ndikimit të mundshëm të padrejtë të vendimmarrjes së BE-së në këtë fushë”, shkroi Ombusmeni Emilly O'Reilly në letrën e saj.
Një zëdhënës i Komisionit u tha gazetarëve se shumica dërrmuese e udhëtimeve të biznesit që ndërmerr personeli paguhen plotësisht nga ekzekutivi, por në disa raste, palët e treta mund të marrin pjesë. Kjo përfshin, për shembull, organizatorët e një ngjarjeje që lidhet me udhëtimin.
Sipas zëdhënësit, vetëm rreth 1.5% e misioneve të kryera jashtë vendit nga stafi i Komisionit përfshijnë kontribute nga palë të treta. Shifra më pas bie në afërsisht 0.1-0.2% për Drejtorët e Përgjithshëm. Nëse përfshihen para nga palët e treta, Komisioni kryen një analizë për të vlerësuar çdo konflikt të mundshëm interesi.
Edel Strazimiri / SCAN
Sondazh

Shtohen çatitë me panele diellore - OSSH: Janë vendosur nga 1025 abonentë, fuqia e instaluar arrin në 102 MW
1025 abonentë kanë instaluar panele fotovoltaike, me qëllim vetëprodhimin e energjisë elektrike. Të dhënat janë bërë me dije nga Operatori i Sistemit të......

Pjesët e këmbimit të makinave, shtrenjtuan dëmet e sigurimeve - Në janar u paguan 3.5 milionë dollarë nga kompanitë për aksidentet rrugore
Shtrenjtimi i pjesëve të këmbimit është pasyqruar në kostot e dëmeve që mbulojnë kompanitë e sigurimeve për riparimin e mjeteve të përfshira në aksidente. Në......

Avancon pr.vendimi për godinat 50-vjeçare - Diskutohet në Këshillin Konsultativ, MIE: Ka pikëpyetje se çfarë do ndodhë me pronën!
Projektvendimi i qeverisë për auditimin teknik të godiave mbi 50-vjeçare është diskutuar në Këshillin Konsultativ Qeveri Qendrore – Vetëqeverisje Vendore, ku......

Ku po e merr borxhin e brendshëm qeveria? - 12.1% e huasë shtetërore në 2022 u ble nga individët. Shkak, normat e larta të interesit
Ngritjet e njëpasnjëshme të normës bazë të interesit nga ana e Shqipërisë kanë ndryshuar hartën e subjekteve që financojnë borxhin e brendshëm shtetëror përmes......

Energjia dhe materialet rritën kostot e ndërtimit - Shpenzimet në total u shtuan me 7% gjatë vitit të kaluar
Të dhënat nga Instituti i Statistikave mbi kostot e ndërtimit për tremujorin e katërt të vitit të kaluar sinjalizojnë rritje në terma vjetore, por edhe në......

Pagat e mjekëve specialistë rriten me 50 mijë lekë - Rama: Rritje 7% edhe për mjekët e përgjithshëm dhe infermierët. Do të konkurrojmë rajonin
Rreth 2.500 mjekët specialistë që shërbejnë në sistemin shëndetësor të vendit tonë do të marrin 50 mijë lekë më shumë në pagën e tyre duke filluar nga 30......

Njihuni me gruan që shpiku një nënseksion krejtësisht të ri të teknologjisë me vlerë 1 trilion dollarë!
Ida Tin donte të studionte art në kolegj kur aksidentalisht gjeti një vend në një kurs biznesi, ajo më pas u bë pioniere e një industrie që kishte vlerë më......

Teste të reja për drejtimin e mjetit në BE: Cilat vende kanë më shumë aksidente fatale rrugore?!
Bashkimi Europian po forcon planet për të reformuar dhe standardizuar testet e drejtimit të mjetit në 27 shtetet e tij anëtare, për të tentuar të zvogëlojë......