Bota Postuar më 7 Mars 2023, 10:42

Dollari dobësohet lehtë - Tregjet presin dëshminë e Powell në kongresin amerikan

Nga SCAN TV
Dollari dobësohet lehtë - Tregjet presin dëshminë e Powell

Dollari amerikan është dobësuar lehtë edhe në sesionin e sotëm, pasi investitorët po presin dëshminë e shefit të Rezervës Federale, Jerome Powell në kongresin amerikan, për të mësuar më shumë në lidhje me të ardhmen e normave të interesit. Indeksi që mat ecurinë e dollarit amerikan, përballë shportës me 6 monedhat kryesore ndërkombëtare po qëndron në rreth 104.3, ndërsa në sesionin e kaluar ra me 0.3%.

Gjatë javës së parë të marsit, ky indeks ka rënë me rreth 0.6%, ndërsa gjatë shkurtit u rrit me 2.6%. Euro po tregtohet në rreth 1.067 dollarë, pas fitimeve me rreth 0.5% në sesionin e kaluar. Të martën dhe të mërkurën, shefi i Rezervës Federale, Jerome Powell, do të dëshmojë përpara kongresit amerikan, ndërsa të premten do të publikohet raporti mbi punësimin në SHBA për shkurtin.

Analistët vlerësojnë 76% mundësi që banka qendrore amerikane të rrisë normën bazë të interesit me 25 pikë bazë, në takimin e 21 dhe 22 marsit, por nuk përjashtohet edhe mundësia për një rritje me 50 pikë bazë. Në tregun e kriptomonedhave, bitcoin po tregtohet i qëndrueshëm në rreth 22,400 dollarë, ndërsa ethereum po tregtohet në rreth 1570 dollarë.

SCAN

Live TV

Të fundit
Shqipëria 16 Shkurt

Rama në Kosovë, pritet nga Albin Kurti

Kryeministri Edi Rama u prit sot në një takim nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti. Në vijim të vizitës së tij të punës në Kosovë, Rama u prit me ceremoni......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 16 Shkurt

Rama në Kosovë, pritet nga Albin Kurti

Kryeministri Edi Rama u prit sot në një takim nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti. Në vijim të vizitës së tij të punës në Kosovë, Rama u prit me ceremoni......