Bota Postuar më 7 Mars 2023, 10:43

Nafta Brent ngjitet në mbi 86 USD - Mbështetet nga tkurrja e furnizimit të tregut dhe nga rritja e kërkesës

Nga SCAN TV
Nafta Brent ngjitet në mbi 86 USD - Mbështetet nga tkurrja e

Nafta i është rikthyer fitimeve në sesionin e sotëm, pasi ekzekutivët e kompanive më të mëdha të këtij sektori kanë ngritur shqetësimet për uljen e kapaciteteve të furnizimit të tregut dhe paqartësive që kanë të bëjnë me Rusinë. Edhe rimëkëmbja e kërkesës në Kinë ka mbështetur çmimet. Nafta Brent e Londrës po tregtohet në mbi 86 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 80 dollarë për fuçi.

Në këtë mënyrë, nafta Brent po publikon fitime për të gjashtin sesion me radhë, seria më e gjatë e fitimeve që nga maji i vitit 2022. Ndërkohë, shefi ekzekutiv i kompanisë, Chevron, Mike Wirth deklaroi se anijet që transportojnë naftë nga Rusia duhet të ndjekin një itinerar më të gjatë për të arritur në tregjet që nuk janë nën regjimin e sanksioneve, që përkthehet në kosto më të larta të transportit.

Gjithashtu, investitorët po presin edhe të dhënat mbi tregtinë në Kinë për janarin dhe shkurtin, që do të japin një panoramë më të qartë mbi kërkesën në ekonominë e dytë më të madhe në botë. Gjithashtu, sot do të publikohen edhe të dhënat jozyrtare mbi rezervat e naftës në SHBA, ndërsa të mërkurën publikohet raporti zyrtar nga Administrata për Informimin mbi Energjinë.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat