Rreth 85% e baterive do të prodhohen në BE - Brukseli vendos objektivin brenda vitit 2030 edhe për 40% të paneleve diellore

Në vitin 2030 pjesa më e madhe e paneleve diellore dhe baterive duhet të prodhohet në Bashkimin Europian. Janë këto objektivat e Brukselit si pjesë e planit industrial të BE-së, Net – Zero, që do të bëhet publik në 14 mars.
Në fakt brenda vitit 2030 kapaciteti industrial i Bashkimit Europian duhet të jetë në gjendje të përmbushë të pakëtn 40% të kërkesës vjetore europiane për panele diellore, 85% për teknologjinë eolike, 60% për pompat e nxehtësisë, 85% për bateritë dhe 50% për elektrolizatorët.
Në këtë plan janë fiksuar objektivat e prodhimit për teknologjitë e gjelbra që konsiderohen thelbësore për dekarbonizimin e ekonomisë kontinentale dhe largimin në këtë mënyrë të Bashkimit Europian nga varësia e vendeve të treta si Kina.
Net-Zero nënkupton një stil jetese që parashikon reduktimin e sasisë së gazit serë dhe zëvendësimin e prodhimit.
Plani vlen për 9 kategori teknologjish: fotovoltaike, erë, bateri, pompa nxehtësie, hidrogjen të rinovueshëm, biometan, teknologji bërthamore, teknologji Ccus, energji elektrike. Ai gjithashtu parashikon krijimin, në çdo vend, të "luginave të industrisë Net-Zero" dhe leje administrative më të shpejta për teknologjitë e listuara.
Akti Net-Zero është i strukturuar në 36 nene dhe gjashtë kapituj përkatësisht mbi "përkufizimet dhe objektivat", "investimet" dhe "qasjen në treg", "qasjen në një fuqi punëtore të trajnuar", "monitorimin" dhe "qeverisjen".
Në kapitullin e parë, teksti përcakton, edhe nga pikëpamja leksikore, disa nga pikat kryesore të paketës. "Teknologjitë me emetim zero" do të thotë teknologjitë e sistemit energjetik që sigurojnë emetime të ulëta, zero ose negative të gazeve serrë gjatë veprimtarisë dhe produkteve të teknologjisë përfundimtare, komponentëve, makinerive ose montimeve të instaluara në Bashkimin Europian.
Plani krijon një task force ad hoc, "platforma Net Zero", për qeverisjen e projekteve dhe fondeve. Komisioni dhe vendet anëtare do të lehtësojnë aksesin në financa për projektet e elasticitetit me emetim zero. Nëpërmjet platformës Net Zero, identifikohen nevojat financiare dhe pengesat dhe praktikat më të mira të mundshme.
Dorina Kurtaj /SCAN
Sondazh

Rritje e çmimit të naftës për Europën dhe Azinë - Vendimi i Arabisë Saudite, pas shtimit të kërkesës nga këto kontinente
Ndërsa kontratat e së ardhmes së naftës janë dobësuar pak këtë vit, shumë tregtarë dhe drejtues të energjisë i shohin ato duke u ngjitur - ndoshta në 100......

Franca gjen marrëveshjen kundër inflacionit - Supermarketet do të shesin ushqime me çmimin më të ulët të mundshëm
Ministri francez i financave Bruno Le Maire ka arritur një marrëveshje me rrjetin kryesor të sipermarketeve më vend, për t’iu ardhur në ndihmë blerësve q ëtë......

WhatsApp ndalon telefonatat e padëshiruara - Gati aplikacioni kundër numrave të panjohur
WhatsApp po përgatitet të lançojë një nga ristë më të rëndësishme dhe të pritura me padurim nga përdoruesit e tij të shumtë në mbarë botën: aplikacioni i......

Tregjet më të nxehta të pronave në Europë: Ku janë rritur më shumë çmimet e banesave?!
Tendencat e çmimeve të banesave në të gjithë Europën kanë ndryshuar në mënyrë të konsiderueshme që nga vitet 1990. Të dhënat nga Organizata për Bashkëpunim dhe......

Akuza të ashpra nga Kina: SHBA dhe Perëndimi duan të frenojnë ngjitjen e tonë në botë!
Në kuadër të Kongresit Popullor në Pekin, presidenti kinez, Xi Jinping është shprehur se kanë ndryshuar "në mënyrë dramatike" rrethanat për zhvillimin e Kinës......

Jo më verë në shishe por karburant për makinat! - Si po e menaxhon Franca mbiprodhimin e rrushit?
Franca është krenare për verat e saj dhe kulturën e verës dhe njihet për këtë në gjithë botën. Një çerek shekulli më parë, UNESCO e shpalli zonën e vreshtave......

Tesla në Gjermani: Lajm i mirë dhe lajm i keq!
Së pari lajmi i mirë: Prodhuesi amerikan i makinave elektrike Tesla tani punëson më shumë se 10.000 njerëz në fabrikën e tij në Greenheide afër Berlinit, në......

Nafta Brent ngjitet në mbi 86 USD - Mbështetet nga tkurrja e furnizimit të tregut dhe nga rritja e kërkesës
Nafta i është rikthyer fitimeve në sesionin e sotëm, pasi ekzekutivët e kompanive më të mëdha të këtij sektori kanë ngritur shqetësimet për uljen e......