Në Shqipëri, 17 nxënës për çdo një mësues - Eurostat: Renditemi ndër vendet e para në Europë me raportin më të lartë

Referuar të dhënave të “Institutit të Statistkave” raporti i nxënësve për mësues ka ardhur në rënie nga viti në vit, kjo edhe si pasojë e numrit më të ulët të nxënësve të regjistruar. Raporti i nxënësve për mësues shihet si tregues cilësie në procesin e mësimdhënies. Sa më i lartë raporti, aq më pak efektiv është procesi i mësimdhënies. Në arsimin fillor publik raporti i nxënësve për mësues, për vitin akademik 2021-22, është 16.1 nxënës për një mësues, ndërkohë që një vit më parë ky raport ishte 16.6. Nga ana tjetër, përgjatë vitit akademik 2017-18 raporti i numrit të nxënësve për mësues ishte 17.8. Në ciklin 9 vjeçar raporti për vitin akademik 2021-22 është 8.5 nxënës për mësues, ndërkohë në arsimin e mesëm publik raporti është 12.8. Krahasuar me vitin 2020-21 ky raport është ulur me 0.6 nxënës.
“Scan Intel” ka kryqëzuar të dhënat e “Institutit të Statistikave” me ato të “Agjencisë Europiane të Statitstikave” për të parë sa është raporti nxënës për mësues, krahasuar me vendin tonë. Referuar shifrave për këtë tregues rezulton se Shqipëria është mes vendeve të para me raportin më të lartë për vitin 2020, viti i fundit për të cilin EUROSTAT disponon të dhëna. Mesatarja e vendeve të Bashkimit Europian është 13.6 nxënës për mësues, ndërkohë vendi me raportin më të lartë është Rumania me 19.2, pasuar nga Franca dhe Çekia me 18.4 dhe 18 nxënës. Vendet e rajonit qëndrojnë më poshtë Shqipërisë në këtë renditje me 14.9 nxënës për mësues në arsimin fillor në Serbi dhe me 14.8 në Maqedoninë e Veriut.
Nëse do të flisnim për raportin nxënës për mësues sa i përket arsimit të mesëm në Shqipëri dhe në vendet e Europës të dhënat tregojnë se vendi ynë përsëri qëndron mes vendeve të para me raportin më të lartë. Në Shqipëri janë 13.3 nxënës për mësues në arsimin e mesëm, ndërkohë mesatarja e Bashkimit Europian është 11.2 nxënës. Hollanda dhe Finlanda mbajnë rekord me raportin më të lartë, ndërsa vendet me raportin më të ulët janë Luksemburgu dhe Malta me 4.7 nxënës për mësues dhe 7 nxënës për mësues.
Ndërkohë, Eurostat thekson se raporti nxënës për mësues përllogaritet duke pjesëtuar numrin e nxënësve me kohë të plotë me numrin e mësuesve që japin mësim në shkolla me kohë të plotë.
Xhorxhina Deda/ SCAN
Sondazh

264 kontrata HEC-esh aktive - AKBN: 93 prej tyre, s’kanë nisur ende ndërtimin. KLSH kërkoi nxjerrjen e përgjegjësive
Shqipëria numëron 264 kontrata aktive për prodhimin e energjisë nga hidrocentralet. Sipas të dhënave nga Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore, ato ndahen......

3-fishohet importi i vajit të ulliri në vit mbiprodhimi - Ndërsa fermerët përballen me mungesë tregu, rritet sasia e blerë nga jashtë
Viti 2022 është konsideruar shumë i mbarë për prodhimin e ullirit me një rritje prej 39 për qind, dhe rrjedhimisht edhe të vajit të ullirit, duke bërë që......

Të dhëna të dobëta për Eurozonën - Rimëkëmbja “çalon”, ndërsa inflacioni qëndron i fortë
Rimëkëmbja ekonomike e eurozonës është ende në kuadrin e përpjekjes dhe e brishtë, sipas të dhënave të fundit, duke shtuar mundësitë se dhe nëse një recesion......

Kostot e ndryshimeve klimatike - Gjermanisë do i kushtojnë 900 miliardë euro
Ndryshimet klimatike mund t'i kushtojnë Gjermanisë deri në 900 miliardë euro deri në mes të shekullit, sipas një studimi të bërë publik nga qeveria. Studimi i......

Rreth 85% e baterive do të prodhohen në BE - Brukseli vendos objektivin brenda vitit 2030 edhe për 40% të paneleve diellore
Në vitin 2030 pjesa më e madhe e paneleve diellore dhe baterive duhet të prodhohet në Bashkimin Europian. Janë këto objektivat e Brukselit si pjesë e planit......

Rritje e çmimit të naftës për Europën dhe Azinë - Vendimi i Arabisë Saudite, pas shtimit të kërkesës nga këto kontinente
Ndërsa kontratat e së ardhmes së naftës janë dobësuar pak këtë vit, shumë tregtarë dhe drejtues të energjisë i shohin ato duke u ngjitur - ndoshta në 100......

Franca gjen marrëveshjen kundër inflacionit - Supermarketet do të shesin ushqime me çmimin më të ulët të mundshëm
Ministri francez i financave Bruno Le Maire ka arritur një marrëveshje me rrjetin kryesor të sipermarketeve më vend, për t’iu ardhur në ndihmë blerësve q ëtë......

WhatsApp ndalon telefonatat e padëshiruara - Gati aplikacioni kundër numrave të panjohur
WhatsApp po përgatitet të lançojë një nga ristë më të rëndësishme dhe të pritura me padurim nga përdoruesit e tij të shumtë në mbarë botën: aplikacioni i......