3-fishohet importi i vajit të ulliri në vit mbiprodhimi - Ndërsa fermerët përballen me mungesë tregu, rritet sasia e blerë nga jashtë

Viti 2022 është konsideruar shumë i mbarë për prodhimin e ullirit me një rritje prej 39 për qind, dhe rrjedhimisht edhe të vajit të ullirit, duke bërë që fermerët të shqetësoheshin për të gjetur treg për shitjen e tij. Por ndërkohë që prodhuesit përballen me vështirësi në gjetjen e tregut të konsumit, si ka rezultuar importi përgjatë vitit 2022?
Referuar shifrave zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave të siguruara nga SCAN TV, vihet re se sasia e vajit të ullirit në tërësi të blerë nga shtete të huaja është e ulët, por ajo që bie në sy është se pavarësisht kësaj, por ta krahasojmë me vitin 2021, gjatë vitit të kaluar ka pasur thuajse një trefishim të importit.
Konkretisht në 2022 janë importuar rreth 315 ton vaj ulliri nga 119 ton të importuara në vitin 2021, me një rritje prej 164 për qind. Po ashtu rritje kanë njohur edhe importi në vlerë, duke u regjistruar në 179 milionë lekë në 2022 nga 65 milionë lekë në vitin 2021. Për shkak të prodhimit të lartë, vaji i ullirit po tregtohet me një çmim mesatar 500-600 lekë për litër.
Prodhuesit po presin sezonin veror dhe ardhjen e turistëve apo emigrantëve me qëllim që të mund të shesin vajin e ullirit dhe të mos u mbetet stok, për shkak të një prodhimi të pazakontë të ndodhur në dekadën e fundit. Referuar të dhënave zyrtare të Ministrisë së Bujqësisë, prodhimi i ullirit mban “kampion” me një rritje disa herë më të lartë se produktet e tjera në vend. Pra nëse në vitin 2021 u prodhuan afro 110 mijë ton ullinj, përgjatë vitit që lamë pas, prodhimi arriti në 152.6 mijë tonë.
Elisabeta Dosku/ SCAN
Sondazh

Të dhëna të dobëta për Eurozonën - Rimëkëmbja “çalon”, ndërsa inflacioni qëndron i fortë
Rimëkëmbja ekonomike e eurozonës është ende në kuadrin e përpjekjes dhe e brishtë, sipas të dhënave të fundit, duke shtuar mundësitë se dhe nëse një recesion......

Kostot e ndryshimeve klimatike - Gjermanisë do i kushtojnë 900 miliardë euro
Ndryshimet klimatike mund t'i kushtojnë Gjermanisë deri në 900 miliardë euro deri në mes të shekullit, sipas një studimi të bërë publik nga qeveria. Studimi i......

Rreth 85% e baterive do të prodhohen në BE - Brukseli vendos objektivin brenda vitit 2030 edhe për 40% të paneleve diellore
Në vitin 2030 pjesa më e madhe e paneleve diellore dhe baterive duhet të prodhohet në Bashkimin Europian. Janë këto objektivat e Brukselit si pjesë e planit......

Rritje e çmimit të naftës për Europën dhe Azinë - Vendimi i Arabisë Saudite, pas shtimit të kërkesës nga këto kontinente
Ndërsa kontratat e së ardhmes së naftës janë dobësuar pak këtë vit, shumë tregtarë dhe drejtues të energjisë i shohin ato duke u ngjitur - ndoshta në 100......

Franca gjen marrëveshjen kundër inflacionit - Supermarketet do të shesin ushqime me çmimin më të ulët të mundshëm
Ministri francez i financave Bruno Le Maire ka arritur një marrëveshje me rrjetin kryesor të sipermarketeve më vend, për t’iu ardhur në ndihmë blerësve q ëtë......

WhatsApp ndalon telefonatat e padëshiruara - Gati aplikacioni kundër numrave të panjohur
WhatsApp po përgatitet të lançojë një nga ristë më të rëndësishme dhe të pritura me padurim nga përdoruesit e tij të shumtë në mbarë botën: aplikacioni i......

Tregjet më të nxehta të pronave në Europë: Ku janë rritur më shumë çmimet e banesave?!
Tendencat e çmimeve të banesave në të gjithë Europën kanë ndryshuar në mënyrë të konsiderueshme që nga vitet 1990. Të dhënat nga Organizata për Bashkëpunim dhe......

Akuza të ashpra nga Kina: SHBA dhe Perëndimi duan të frenojnë ngjitjen e tonë në botë!
Në kuadër të Kongresit Popullor në Pekin, presidenti kinez, Xi Jinping është shprehur se kanë ndryshuar "në mënyrë dramatike" rrethanat për zhvillimin e Kinës......