Shqipëria Postuar më 7 Mars 2023, 14:14

264 kontrata HEC-esh aktive - AKBN: 93 prej tyre, s’kanë nisur ende ndërtimin. KLSH kërkoi nxjerrjen e përgjegjësive

Nga SCAN TV
264 kontrata HEC-esh aktive - AKBN: 93 prej tyre, s’kanë nisur ende

Shqipëria numëron 264 kontrata aktive për prodhimin e energjisë nga hidrocentralet. Sipas të dhënave nga Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore, ato ndahen midis 176 kontratave koncesionare dhe 88 kontratave të lidhura sipas vendimit të qeverisë që rregullon kapacitetet e reja prodhuese të energjisë deri në 2 MW. Megjithatë, një pjesë e kontratave nuk kanë nisur ende ndërtimin.

Më konkretisht, janë 50 kontrata koncesionare dhe 43 të tjera të lidhura sipas VKM-së që jo vetëm s’kanë nisur operimin, por end enuk kanë nisur as ndërimin e veprave. AKBN nuk bën me dije nëse ato janë konstatuar në shkelje të kishteve të kontratës, por më herët një raport i Kontrollit të Lartë të Shtetit, mbi veprimtrainë e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë konstatoi se një pjesë e HEC-eve kanë hyrë në prodhim shumë më vonë se parashikimi në kontratë.

Sipas KLSH, ministria do të duhej të kishte zgjidhur kontratat problematike ose do të duhej të të kishte vendosur sanksione sipas detyrimeve të parashikuara në kontratat përkatëse.

Nisur nga kjo situatë, KLSH i rekomandoi Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, të shqyrtonte dhe të nxirrte përgjegjësitë për situatën e krijuar nga mos marrja e masave për rregullimin e konstatimeve nga monitorimi i zbatimit të kontratave koncesionare dhe mos vendosjen e sanksioneve sipas detyrimeve të parashikuara në kontratat përkatëse.

Ola Mitre / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat