Ku shkojnë paratë e buxhetit të shtetit? - Mbrojtja sociale merr 30 %. Mjedisi jashtë prioriteteve, më i diskriminuari

Buxheti i shtetit ka shpenzuar përgjatë vitit që lamë pas, 651 miliardë lekë apo 5.67 miliardë euro Por si janë shpërndarë këto para dhe ku janë përqendruar më së shumti? Referuar të dhënave zyrtare të Ministrisë së Financave, mbrojtja sociale merr pjesën më të madhe të tortës, ku për vitin 2022 janë disbursuar 198 miliardë lekë apo 30 për qind të buxhetit total.
Në këtë zë përfshihen shpenzimet për pensione, barrëlindje, pagesë paaftësie. Më pas renditen çështjet ekonomike, të cilat kanë marrë një buxhet prej 106.1 miliardë lekë ku përfshihet edhe pagesë papunësisë apo ndihma ekonomike, e ndjekur nga shërbimet e përgjithshme publike me 93.5 miliardë lekë.
Tek shërbimet e përgjithshme publike përfshihen investimet për vepra publike, të cilat sjellin edhe impakt ekonomik në zonat ku përqendrohen. Ndërkohë, 63.7 miliardë lekë shkojnë për sektorin e shëndetësisë ku përfshihen edhe pagat apo bonuset e mjekëve dhe afro 63 miliardë lekë për sektorin e arsimit, ku përfshihen pagat e mësuesve. 56.7 miliardë lekë janë akorduar për strehimin dhe komoditetin e komunitetit, ku përfshihet programi i kredive të buta, bonusit të qirasë, etj dhe 36.5 miliardë lekë janë shpenzuar për rendin dhe sigurinë në vend.
Në shpërndarjen e buxhetit sipas funksioneve më pak rëndësi ka marrë mbrojtja, për të cilën kanë shkuar 15.5 miliardë lekë, argëtimi, kultura dhe çështjet fetare me 10.6 miliardë lekë dhe në fund renditet mbrojtja e mjedisit, e cila duke se është larg prioriteteve të qeverisë dhe për këtë sektor janë shpenzuar vetëm 7 miliardë lekë.
Shpenzimet publike në tërësi nuk kanë ndjekur një trajektore normale shpërndarjeje përgjatë vitit, pasi sipas të dhënave, nëse disbursimi përgjatë muajve ka variuar nga 32 deri në 55 miliardë lekë, në Dhjetor janë shpenzuar 137 miliardë lekë, apo afro 21 për qind e buxhetit total.
Elisabeta Dosku/ SCAN
Sondazh

Në Shqipëri, 17 nxënës për çdo një mësues - Eurostat: Renditemi ndër vendet e para në Europë me raportin më të lartë
Referuar të dhënave të “Institutit të Statistkave” raporti i nxënësve për mësues ka ardhur në rënie nga viti në vit, kjo edhe si pasojë e numrit më të ulët të......

264 kontrata HEC-esh aktive - AKBN: 93 prej tyre, s’kanë nisur ende ndërtimin. KLSH kërkoi nxjerrjen e përgjegjësive
Shqipëria numëron 264 kontrata aktive për prodhimin e energjisë nga hidrocentralet. Sipas të dhënave nga Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore, ato ndahen......

3-fishohet importi i vajit të ulliri në vit mbiprodhimi - Ndërsa fermerët përballen me mungesë tregu, rritet sasia e blerë nga jashtë
Viti 2022 është konsideruar shumë i mbarë për prodhimin e ullirit me një rritje prej 39 për qind, dhe rrjedhimisht edhe të vajit të ullirit, duke bërë që......

Të dhëna të dobëta për Eurozonën - Rimëkëmbja “çalon”, ndërsa inflacioni qëndron i fortë
Rimëkëmbja ekonomike e eurozonës është ende në kuadrin e përpjekjes dhe e brishtë, sipas të dhënave të fundit, duke shtuar mundësitë se dhe nëse një recesion......

Kostot e ndryshimeve klimatike - Gjermanisë do i kushtojnë 900 miliardë euro
Ndryshimet klimatike mund t'i kushtojnë Gjermanisë deri në 900 miliardë euro deri në mes të shekullit, sipas një studimi të bërë publik nga qeveria. Studimi i......

Rreth 85% e baterive do të prodhohen në BE - Brukseli vendos objektivin brenda vitit 2030 edhe për 40% të paneleve diellore
Në vitin 2030 pjesa më e madhe e paneleve diellore dhe baterive duhet të prodhohet në Bashkimin Europian. Janë këto objektivat e Brukselit si pjesë e planit......

Rritje e çmimit të naftës për Europën dhe Azinë - Vendimi i Arabisë Saudite, pas shtimit të kërkesës nga këto kontinente
Ndërsa kontratat e së ardhmes së naftës janë dobësuar pak këtë vit, shumë tregtarë dhe drejtues të energjisë i shohin ato duke u ngjitur - ndoshta në 100......

Franca gjen marrëveshjen kundër inflacionit - Supermarketet do të shesin ushqime me çmimin më të ulët të mundshëm
Ministri francez i financave Bruno Le Maire ka arritur një marrëveshje me rrjetin kryesor të sipermarketeve më vend, për t’iu ardhur në ndihmë blerësve q ëtë......