Shqipëria, nën pragun e transparencës buxhetore - Shkaku kryesor mbetet pamundësia e monitorimit të performancës

Shqipëria ende nuk është në pragun e duhur të transparencës buxhetore. Referuar të dhënave të Anketës së Buxhetit të Hapur, vendi ynë ka shënuar 52 nga 100 pikë në total.
Nëse rezultati i transparencës do të ishte mbi 61 pikë, tregon se po publikohen materialet e mjaftueshme për të mbështetur debatin publik të informuar mbi buxhetin dhe menaxhimin e tij.
Por cilët janë shkaqet e këtyre rezultateve? Referuar Draft-Planit Kombëtar për vitet 2022-2024 faktori kryesor që ka shkaktuar mos transparencë buxhetore është pamundësia për të monitoruar performancën e përgjithshme të ministrive të linjës dhe institucioneve buxhetore.
Për të përmirësuar klimën e transparencës, është parashikuar ndërtimi i kapaciteteve të brezave të rinj dhe stafi i organizatave joqeveritare në fushën e proceseve buxhetore për t’i mbajtur institucionet publike përgjegjëse ndaj mënyrës se si i përdorin fondet publike.
Ndër të tjera në draft-plan theksohet se organizatat e shoqërisë civile duhet të kontribuojnë në ndërtimin e kapaciteteve për grupet e synuara për të ushtruar rolin e tyre si qytetarë aktivë ndaj institucioneve publike përgjegjëse për përdorimin e fondeve publike në mënyrë efikase dhe efektive, siç kërkohet në Ligjin Organik të Buxhetit në Shqipëri.
Ndërkaq për përmirësimin e procesit të monitorimit dhe rritjes së transparencës buzhetore, u propozuar përditësimi i Udhëzimit për monitorimin e buxhetit për përfshirjen e Treguesve Kyç të Performancës në procesin e monitorimit.
Diamila Leka/ SCAN
Sondazh

Ku shkojnë paratë e buxhetit të shtetit? - Mbrojtja sociale merr 30 %. Mjedisi jashtë prioriteteve, më i diskriminuari
Buxheti i shtetit ka shpenzuar përgjatë vitit që lamë pas, 651 miliardë lekë apo 5.67 miliardë euro Por si janë shpërndarë këto para dhe ku janë përqendruar......

Në Shqipëri, 17 nxënës për çdo një mësues - Eurostat: Renditemi ndër vendet e para në Europë me raportin më të lartë
Referuar të dhënave të “Institutit të Statistkave” raporti i nxënësve për mësues ka ardhur në rënie nga viti në vit, kjo edhe si pasojë e numrit më të ulët të......

264 kontrata HEC-esh aktive - AKBN: 93 prej tyre, s’kanë nisur ende ndërtimin. KLSH kërkoi nxjerrjen e përgjegjësive
Shqipëria numëron 264 kontrata aktive për prodhimin e energjisë nga hidrocentralet. Sipas të dhënave nga Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore, ato ndahen......

3-fishohet importi i vajit të ulliri në vit mbiprodhimi - Ndërsa fermerët përballen me mungesë tregu, rritet sasia e blerë nga jashtë
Viti 2022 është konsideruar shumë i mbarë për prodhimin e ullirit me një rritje prej 39 për qind, dhe rrjedhimisht edhe të vajit të ullirit, duke bërë që......

Të dhëna të dobëta për Eurozonën - Rimëkëmbja “çalon”, ndërsa inflacioni qëndron i fortë
Rimëkëmbja ekonomike e eurozonës është ende në kuadrin e përpjekjes dhe e brishtë, sipas të dhënave të fundit, duke shtuar mundësitë se dhe nëse një recesion......

Kostot e ndryshimeve klimatike - Gjermanisë do i kushtojnë 900 miliardë euro
Ndryshimet klimatike mund t'i kushtojnë Gjermanisë deri në 900 miliardë euro deri në mes të shekullit, sipas një studimi të bërë publik nga qeveria. Studimi i......

Rreth 85% e baterive do të prodhohen në BE - Brukseli vendos objektivin brenda vitit 2030 edhe për 40% të paneleve diellore
Në vitin 2030 pjesa më e madhe e paneleve diellore dhe baterive duhet të prodhohet në Bashkimin Europian. Janë këto objektivat e Brukselit si pjesë e planit......

Rritje e çmimit të naftës për Europën dhe Azinë - Vendimi i Arabisë Saudite, pas shtimit të kërkesës nga këto kontinente
Ndërsa kontratat e së ardhmes së naftës janë dobësuar pak këtë vit, shumë tregtarë dhe drejtues të energjisë i shohin ato duke u ngjitur - ndoshta në 100......