Punësimi, 7 qarqe të Shqipërisë me fokus në bujqësi - Për gratë e Kukësit dhe Dibrës, shkalla zyrtare më e lartë se për burrat

Armela Duka/ SCAN
Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, mbi tregun e punës në Shqipëri për vitin 2023 rezulton se qarqet me shkallë punësimi më të lartë janë Kukësi me 64.5% dhe Berati me 64%, ndërsa qarqet me shkallë punësimi më të ulët janë Lezha dhe Dibra me 45.8% dhe 51% respektivisht. Ajo që vihet re në Dibër është se shkalla e punësimit të femrave është më e lartë se ajo e meshkujve.
Nëse ndalemi të analizojmë të gjitha qarqet rezulton se Durrësi, Shkodra dhe Vlora kanë një shkallë punësimi të konsiderueshme me 61.9%, 59.4% dhe 58.3% respektivisht. Ndërkohë në Tiranë 54.1% e popullsisë është e punësuar, pjesa më e madhe e tyre janë të angazhuar në sektorin e shërbimeve.
Qarku i Durrësit ka rreth 32.8 % të të punësuarve të angazhuar në sektorin e e industrisë duke shënuar qarkun me numrin më të madh të punonjësve në këtë sektor, ndërkohë pjesa tjetër janë shpërndarë 48.5 % në sektorin e shërbimeve dhe 18.7 % në sektorin e bujqësisë.
“Scan Intel” ka analizuar shifrat për të kuptuar se në cilët sektorë kemi më shumë të punësuar sipas qarqeve. Të dhënat nga INSTAT tregojnë se në 7 nga 12 qarqet e Shqipërisë, pjesa dërrmuese e të punësuarve janë të angazhuar në sektorin e bujqësisë. Në Kukës, bujqësia përbën burimin kryesor të punësimit me 62.4%, ndërsa shërbimet dhe industria zënë vetëm 29.9 % dhe 7.7% përkatësisht . E njëjta situatë paraqitet edhe në Dibër, ku 65% e të punësuarve janë të përqëndruar në bujqësi, ndërsa sektorët e shërbimeve dhe industrisë mbulojnë pjesën tjetër prej 35%.
Në Elbasan, nga ana tjetër, bujqësia është sektori dominues në punësim, duke përfshirë 52.1% të të punësuarve. Në Korçë, 50.6% e punonjësve janë të angazhuar në bujqësi, dhe vetëm 35.1% në shërbime. Në Gjirokastër situata paraqitet më e balancuar me 32.9% të të punësuarve në bujqësi, dhe pjesa tjetër e ndarë midis shërbimeve dhe industrisë. Shkodra ka 42.6% të të punësuarve që kontribuojnë në sektorin e bujqësisë, 38.9% në shërbime dhe 18% në industri. Ndërkohë, në Lezhë, zhvillimi i turizmit e ka orientuar punësimin kryesisht drejt sektorit të shërbimeve.
Pra, sipas analizës konstatojmë se qarqet e Tiranës, Durrësit dhe Lezhës shquhen për dominimin e sektorëve të shërbimeve dhe industrisë, duke krijuar kështu një kontrast të qartë me pjesën tjetër të vendit ku punësimi në bujqësi është ai që zë një peshë të konsiderueshme me rreth 41.6%.
Sondazh

A do të rrisë produktivitetin “liria” e orarit të punës? - Muça: Për sektorin privat duhet ndërhyrje në Kodin e Punës dhe vendim Parlamenti
Fleksibiliteti i orarit të punës për punonjësit e administratës publike, u paralajmërua nga kryeministri Edi Rama në majin e këtij viti teksa u prezantua Plani......

Bashkitë me mijëra prona, por të pacertifikuara - KLSH: Problemi zvarritet prej vitesh, si rrjedhojë e burokracisë
Ledina Elezi/SCAN Pushteti qendror i ka transferuar një numër të lartë pronash dhe pasurish publike pushtetit vendor, por pa certifikatë pronësie. Gjatë......

Legalizimet, si ndryshon procesi për tapinë? - Afati përfundon në 2028, Bici: Në trajtim edhe 237 mijë dosje
Ada Hazizolli/ SCAN Më shumë se 230 mijë familje në të gjithë vendin nuk janë pajisur ende me lejen e legalizimit, ndërsa angazhimi është që ky proces të......

Akullore nga Franca me substanca të rrezikshme? - Reagon AKU: Kemi asgjësuar të gjithë sasinë e produktit
Elisabeta Dosku/ SCAN Auoriteti Kombëtar i Ushqimit ka reaguar lidhur me lajmin mbi importin e produktit akullore nga Franca me prani të oksid etileni. ......

Sa kursejnë bizneset dhe qytetarët nga anëtarësimi në SEPA? - Ulen kostot për pagesat dhe transfertat, shqiptarët konsiderohen si pjesë e BE-së
Elisabeta Dosku/ SCAN Brenda vitit të ardhshëm, Shqipëria pritet të bëhet anëtare me të drejta të plota në Zonën Unike të Pagesave në Euro (SEPA), proces që......

Legalizimet mbyllen deri në 2028. Rama reagon për çmimet: “Rritje absurde nga bizneset turistike. Kosto për vitin e ardhshëm
Kryeministri Edi Rama në një takim me kryetarët e Bashkive, u shpreh me tone të ashpra ndaj rritjes absurde të çmimeve nga bizneset në kulmin e sezonit......

Rivlerësimi i banesave, në shtator. Rama: Tatimi 5%. Na intereson formalizimi i pasurisë
Kryeministri Edi Rama në një takim me kryetarët e Bashkive, deklaroi se në shtator tatimi për rivlerësimin e banesave do të bëhet 5% nga 15% që është......

Aderimi i Shqipërisë në SEPA - Mete: Shqipëria në fazë të avancuar krahasuar me rajonin
Ministri i Financave, Ervin Mete, ishte sot në një seancë dëgjimore në Komisionin për Çështjet Europiane, lidhur me hapat e ndërmarrë dhe procesin e aderimit......