Sa kursejnë bizneset dhe qytetarët nga anëtarësimi në SEPA? - Ulen kostot për pagesat dhe transfertat, shqiptarët konsiderohen si pjesë e BE-së

Elisabeta Dosku/ SCAN
Brenda vitit të ardhshëm, Shqipëria pritet të bëhet anëtare me të drejta të plota në Zonën Unike të Pagesave në Euro (SEPA), proces që do të sjellë reduktim të theksuar të kostove të pagesave dhe transfertave për qytetarët dhe bizneset. I pranishëm në komisionin Parlamentar për Çështjet Europiane, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, theksoi se më 13 qershor është dorëzuar zyrtarisht aplikimin për anëtarësim në SEPA dhe pritshmëritë janë që brenda muajit Shtator të miratohet. Me aderimin në SEPA qytetarët dhe bizneset në Shqipëri kursejnë afro 20 milionë euro në vitin e parë.
“Pagesa ndërkufitare në euro më të lira, transfertat përmes SEPA, kosto do te jete minimalisht 5 here me e ulet se aktualisht. 58 % e tregtisë se mallrave kryhet me vendet e BE. Përfitimet ekonomike nga kryerja e pagesave janë të mëdha. Kursimi në vitin e parë 20 milionë euro dhe më pas kursimi rritet në mënyrë progresive,” tha Gent Sejko, Guvernator i Bankës së Shqipërisë
Ministri i Financave, Ervin Mete, sqaroi se me anëtarësimin në këtë proces reduktohet gjithashtu koha e përpunimit të transfertave si dhe nxiten investimet e huaja direkte.
“ Qytetarët dhe bizneset do të kryejnë transferta dhe pagesa si të ishin qytetarët të BE-së. Me aderimin në SEPA, kostot dhe koha e përpunimit reduktohen ndjeshëm duke lehtësuar tregtinë. Anëtarësimi në SEPA pritet të lehtësojë dhe të bëjë pak më të kushtueshme lëvizjet e fondeve nga vendet e BE për në Shqipëri për të lehtësuar investimet. Kontribut në sektorin e turizmit duke u krijuar më shumë mundësi për ulje kostosh”.
Paralelisht bankat tregtare duhet të përshtatin sistemet e tyre në kuadër të përgatitjes për në SEPA.
Sondazh

Legalizimet mbyllen deri në 2028. Rama reagon për çmimet: “Rritje absurde nga bizneset turistike. Kosto për vitin e ardhshëm
Kryeministri Edi Rama në një takim me kryetarët e Bashkive, u shpreh me tone të ashpra ndaj rritjes absurde të çmimeve nga bizneset në kulmin e sezonit......

Rivlerësimi i banesave, në shtator. Rama: Tatimi 5%. Na intereson formalizimi i pasurisë
Kryeministri Edi Rama në një takim me kryetarët e Bashkive, deklaroi se në shtator tatimi për rivlerësimin e banesave do të bëhet 5% nga 15% që është......

Aderimi i Shqipërisë në SEPA - Mete: Shqipëria në fazë të avancuar krahasuar me rajonin
Ministri i Financave, Ervin Mete, ishte sot në një seancë dëgjimore në Komisionin për Çështjet Europiane, lidhur me hapat e ndërmarrë dhe procesin e aderimit......

Rreziqet e ndryshimeve klimatike në ekonomi - BB: Vendet e Ballkanit Perëndimor, të investojnë të paktën 37 mld USD në 10 vite
Dorian Koça/ SCAN Gjashtë ekonomitë e Ballkanit Perëndimor duhet të investojnë të paktën 37 miliardë dollarë gjatë dhjetë viteve në vijim për një mbrojtje......

Sa kushtojnë zgjedhjet presidenciale amerikane? - Kush ka më shumë para, Joe Biden apo Donald Trump?
Dorina Kurtaj / SCAN Sipas të dhënave publike të Komisionit Federal të Zgjedhjeve të SHBA-së, deri në fund të qershorit, kandidatët në zgjedhjet......

Venecia fitoi mbi 2 milion euro nga tarifa e hyrjes - Për 2 muaj qyteti italian mblodhi shumën rekord
Dorina Kurtaj / SCAN Venecia i ka dhënë fund një programi pilot që detyronte turistët të paguanin për të hyrë në qendrën historike të qytetit. Aktualisht......

Prodhimi i energjisë elektrike nga centralet bërthamore - Objektivi i Italisë: Deri në 2050-ën të mbulohet 11% e konsumit total të vendit
Dorina Kurtaj / SCAN Kanë kaluar 35 vjet që kur Italia mbylli centralin e saj të fundit bërthamor, por çështja e prodhimit të energjisë është më aktuale se......

Të pasurit francezë “arratisen” nga vendi - Gjendje paniku nga mundësia e rritjes së taksave për kategorinë
Dorina Kurtaj / SCAN Disa nga banorët më të pasur të Francës tashmë po mendojnë të largohen nga vendi, të shqetësuar për mundësinë e rritjes së taksave dhe......