Legalizimet mbyllen deri në 2028. Rama reagon për çmimet: “Rritje absurde nga bizneset turistike. Kosto për vitin e ardhshëm

Kryeministri Edi Rama në një takim me kryetarët e Bashkive, u shpreh me tone të ashpra ndaj rritjes absurde të çmimeve nga bizneset në kulmin e sezonit turistik.
“Qeveria nuk vendos çmimet dhe nuk vendosin dot çmimet as të hoteleve as të restoranteve dhe nuk i kontrollojnë. Por ama në Vlorë, Ermal, në Sarandë Olt, ku janë edhe dy pikat e një rritjeje absurde të çmimeve është e rëndësishme të flitet me operatorët e hoteleve dhe t’iu thuhet që kjo është jo vetëm e padrejtë, mbase në kushtet e kapitalizmit nuk e perceptojnë, por është strategjikisht vetëvrasje për ata vetë. Më mirë syri se sa nami.
Vlonjatëve u ka dalë dhe syri edhe nami edhe trutë nga vendi. Edhe nuk dinë se ç’bëjnë. Mirë që ta kuptojnë. Mbase me këtë gjuhë se mbase më tolerojnë mu a më shumë këto fjalë. Nuk ia kërkojmë të zbresin me këmbë në tokë por të paktën të zbresin në kat të dytë.” deklaroi Rama.
Midis tjerave kryeministri Rama theksoi se vitin tjetër do të ketë ndërhyrje dhe do të rishikohet hapësira publike në plazhe.
“Plazhet publike janë aty, plazhi publik i Sarandës dihet botërisht që është mu në vijën e gjithë qytetit. Pjesa tjetër ka dhe ajo të drejtat e veta. Vitin e ardhshëm do bëjmë ndërhyrje s ai përket hapësirave publike në plazhe” deklaroi Rama.
Gjatë takimit me kryetarët e bashkive, kryeministri i dha rëndësi nevojës për përshpejtimin e procesit të legalizimit, ku do të ketë një bashkëpunim mes Kadastrës dhe Bashkive. Progres është bërë, por jo i kënaqshëm theksoi Rama.
“Përtej faktit që ligji e parashikon përfundimi në 2028. Në radhë të parë për banesat të qytetarëve duhet të bëjmë gjithçka që procesi të përshpejtohet dhe të vendoset një rend i qartë i kohës. E padrejtë që disa presin prej vitesh dhe disa të tjerë e marrin legalizimin edhe pse janë aplikues të mëvonshëm. Duhet të vendosni radhë dhe të bëhet ajo që është e para, legalizimi i banesave.'” deklaroi Rama
Sondazh

Rivlerësimi i banesave, në shtator. Rama: Tatimi 5%. Na intereson formalizimi i pasurisë
Kryeministri Edi Rama në një takim me kryetarët e Bashkive, deklaroi se në shtator tatimi për rivlerësimin e banesave do të bëhet 5% nga 15% që është......

Aderimi i Shqipërisë në SEPA - Mete: Shqipëria në fazë të avancuar krahasuar me rajonin
Ministri i Financave, Ervin Mete, ishte sot në një seancë dëgjimore në Komisionin për Çështjet Europiane, lidhur me hapat e ndërmarrë dhe procesin e aderimit......

Rreziqet e ndryshimeve klimatike në ekonomi - BB: Vendet e Ballkanit Perëndimor, të investojnë të paktën 37 mld USD në 10 vite
Dorian Koça/ SCAN Gjashtë ekonomitë e Ballkanit Perëndimor duhet të investojnë të paktën 37 miliardë dollarë gjatë dhjetë viteve në vijim për një mbrojtje......

Sa kushtojnë zgjedhjet presidenciale amerikane? - Kush ka më shumë para, Joe Biden apo Donald Trump?
Dorina Kurtaj / SCAN Sipas të dhënave publike të Komisionit Federal të Zgjedhjeve të SHBA-së, deri në fund të qershorit, kandidatët në zgjedhjet......

Venecia fitoi mbi 2 milion euro nga tarifa e hyrjes - Për 2 muaj qyteti italian mblodhi shumën rekord
Dorina Kurtaj / SCAN Venecia i ka dhënë fund një programi pilot që detyronte turistët të paguanin për të hyrë në qendrën historike të qytetit. Aktualisht......

Prodhimi i energjisë elektrike nga centralet bërthamore - Objektivi i Italisë: Deri në 2050-ën të mbulohet 11% e konsumit total të vendit
Dorina Kurtaj / SCAN Kanë kaluar 35 vjet që kur Italia mbylli centralin e saj të fundit bërthamor, por çështja e prodhimit të energjisë është më aktuale se......

Të pasurit francezë “arratisen” nga vendi - Gjendje paniku nga mundësia e rritjes së taksave për kategorinë
Dorina Kurtaj / SCAN Disa nga banorët më të pasur të Francës tashmë po mendojnë të largohen nga vendi, të shqetësuar për mundësinë e rritjes së taksave dhe......

Punë rastësore, një normalitet i ri në Kinë - Ngadalësimi ekonomik dhe papunësisë “ndrydh” vendin
Dorina Kurtaj / SCAN Sidomos që nga koha e pandemisë COVID-19, termi "ekonomi koncertesh" ka ndryshuar në mënyrë drastike peizazhin e punës.Duke operuar në......