Rreziqet e ndryshimeve klimatike në ekonomi - BB: Vendet e Ballkanit Perëndimor, të investojnë të paktën 37 mld USD në 10 vite

Dorian Koça/ SCAN
Gjashtë ekonomitë e Ballkanit Perëndimor duhet të investojnë të paktën 37 miliardë dollarë gjatë dhjetë viteve në vijim për një mbrojtje eficiente të qytetarëve dhe pasurive të tyre nga ndikimet dëmtuese dhe në përshkallëzim të ndryshimeve klimatike, thotë Raporti rajonal për Klimën dhe Zhvillimin në Vendet e Ballkanit Perëndimor (CCDR) i Grupit të Bankës Botërore.
Përfitimet nga veprimet në kuadër të klimës do të ishin tejet të konsiderueshme për Ballkanin Perëndimor, i përbërë nga Shqipëria, Bosnje dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia. Investimet në këtë kuadër do të ndihmonin në shmangien e humbjeve të jetëve njerëzore, pasurive dhe rënies së prodhimtarisë, si dhe do të kontribuonin në rritje më të shpejtë ekonomike.
Për këtë rajon, që aktualisht është i ndikuar seriozisht nga ndryshimet klimatike, mosveprimi nuk është alternativë e mundshme. Për shembull, përmbytjet kanë pasur ndikim të drejtpërdrejtë mbi dy milion njerëz gjatë dhjetë viteve të fundit, ndërkohë që ndikimet priten të përkeqësohen në kuadër të reshjeve më ekstreme që priten. Zjarret janë një tjetër kërcënim gjithnjë e më i madh. Thatësirat po ndikojnë negativisht prodhimin bujqësor, ndërsa valët e të nxehtit po rrisin ndotjen e ajrit, duke shkaktuar mijëra vdekje të parakohshme në Ballkanin Perëndimor çdo vit.
Sipas vlerësimeve të Bankës Botërore, investimet për përshtatjen me ndryshimet klimatike, veçanërisht në ekonomitë me të ardhura të ulëta dhe të mesme, sjellin përfitime të konsiderueshme, ku çdo 1 dollar i investuar përkthehet në rreth 4 dollar përfitime.
Vendet e Ballkanit Perëndimor gjithashtu duhet të pakësojnë shkarkimet e gazrave serrë, me qëllim që të vijojnë të konkurrojnë, të përforcojnë sigurinë e energjisë dhe të tërheqin investime ndërkombëtare. Megjithatë, arritja e neutralitetit klimatik deri në vitin 2050 në përmbushje të objektivave evropianë, do të kërkonte investime shtesë me vlerë prej 32 miliardë dollarë.
Shkarkimet e gazrave serrë në nivelin zero neto në mbarë ekonominë deri në vitin 2050 janë të arritshme nëse energjia diellore, e erës dhe ajo hidrike arrijnë të prodhojnë 95% të të gjithë energjisë, çka do të përbënte rritje të konsiderueshme krahasuar me nivelin aktual të një të tretës të të gjithë prodhimit energjetik.
Për më tepër, shkarbonizimi i sektorit të ndërtimit përmes investimeve për eficiencën e energjisë është element thelbësor. Edhe sektori i transportit duhet të transformohet thellësisht përmes uljes së kërkesës për mjete dhe kalimit drejt mënyrave më të qëndrueshme të transportit dhe tranzicionit drejt mjeteve elektrike.
Grupi i Bankës Botërore po ndihmon vendet të frenojnë shkarkimet e karbonit dhe të rrisin aftësitë ripërtëritëse ndaj motit ekstrem. Grupi po përcakton një pikësynim ambicioz për t'i kushtuar 45% të financimeve të veta veprimeve klimatike brenda vitit 2025, të cilat do të ndahen në mënyrë të barabartë ndërmjet zbutjes dhe përshtatjes. Gjatë viteve fiskale 2023 dhe 2024, Banka Botërore angazhoi rreth 1,2 miliardë dollarë për financime që lidhen me klimën në Ballkanin Perëndimor.
Sondazh

Sa kushtojnë zgjedhjet presidenciale amerikane? - Kush ka më shumë para, Joe Biden apo Donald Trump?
Dorina Kurtaj / SCAN Sipas të dhënave publike të Komisionit Federal të Zgjedhjeve të SHBA-së, deri në fund të qershorit, kandidatët në zgjedhjet......

Venecia fitoi mbi 2 milion euro nga tarifa e hyrjes - Për 2 muaj qyteti italian mblodhi shumën rekord
Dorina Kurtaj / SCAN Venecia i ka dhënë fund një programi pilot që detyronte turistët të paguanin për të hyrë në qendrën historike të qytetit. Aktualisht......

Prodhimi i energjisë elektrike nga centralet bërthamore - Objektivi i Italisë: Deri në 2050-ën të mbulohet 11% e konsumit total të vendit
Dorina Kurtaj / SCAN Kanë kaluar 35 vjet që kur Italia mbylli centralin e saj të fundit bërthamor, por çështja e prodhimit të energjisë është më aktuale se......

Të pasurit francezë “arratisen” nga vendi - Gjendje paniku nga mundësia e rritjes së taksave për kategorinë
Dorina Kurtaj / SCAN Disa nga banorët më të pasur të Francës tashmë po mendojnë të largohen nga vendi, të shqetësuar për mundësinë e rritjes së taksave dhe......

Punë rastësore, një normalitet i ri në Kinë - Ngadalësimi ekonomik dhe papunësisë “ndrydh” vendin
Dorina Kurtaj / SCAN Sidomos që nga koha e pandemisë COVID-19, termi "ekonomi koncertesh" ka ndryshuar në mënyrë drastike peizazhin e punës.Duke operuar në......

Himarë, Balluku e Kumbaro inspektojnë punimet për impiantin e ujërave të ndotur: Rrit cilësinë e shërbimit, i përgjigjet zhvillimit të zonës
Në bashkinë e Himarës është duke u zbatuar projekti “Furnizimi me ujë i zonave rurale IV” i cili ka për qëllim përmirësimin e infrastrukturës së furnizimit me......

Cilët janë qytetet më të prekur nga tërmetet në Shqipëri? - IGJEO: Nga veriu në jug janë vendosur 10 stacione për monitorime sizmike
Diamila Leka/ SCAN Instituti i Gjeoshkencave gjatë një konference të mbajtur këtë të martë, nxorri në pah konkluzionet e studimit. Investimet janë ndalur në......

Tarifa të reja për produktet nga industritë kineze - Turqia, India dhe Brazili bashkohen në frontin kundër Kinës
Dorina Kurtaj / SCAN Lufta tregtare duket se është zgjeruar përtej tërheqjes së luftës midis Uashingtonit dhe Pekinit ose midis Brukselit dhe Pekinit dhe po......