Rivlerësimi i banesave, në shtator. Rama: Tatimi 5%. Na intereson formalizimi i pasurisë

Kryeministri Edi Rama në një takim me kryetarët e Bashkive, deklaroi se në shtator tatimi për rivlerësimin e banesave do të bëhet 5% nga 15% që është aktualisht. Sipas tij, kjo është mundësia e fundit për të gjithë qytetarët.
'Ne kemi bërë këtë proces dy herë. Nuk është proces që bëhet rregullisht sepse në thelb kjo është një amnisti. Por ka një kosto për buxhetin, pasi në momentin që bëhet rivlerësimi shmanget tatimi 15% mbi shitjet në vijim.
Duke qenë se e para rivlerësimi është bërë bazuar në faktin që nuk ishin referencat e reja sot me referencat mund t’iu japim të drejtë qytetarëve të kenë një shans të fundit. Është e rëndësishme të nisim punën për referencat e reja për qytetet e reja dhe jo vetëm për Tiranë.
Vija bregdetare nuk është me çmime reference nga e shkuara. E kemi nisur punën, dhe do konkludojmë brenda 40 ditëve të ardhshme, do rindërtojmë një proces që rivlerësim të jetë i hapur. Fund shtatori me fund shtatori. Rivlerësimi i parë është bërë me 1%, i fundit do jetë me 5%.
Gjithë ju dhe bashkitë ku ka kërkesë të komunikoni me qytetarët që kjo është e fundit, nuk do ndodhi më. Mos e lënë këtë shans sepse do kenë barrë më të madhe më vonë. Buxheti i shtetit humbet një sasi të konsiderueshme por na intereson formalizimi i pasurisë në territor. Dhe qytetarët përfitojnë drejtpërdrejt dhe kjo është pozitive. Për këtë duhet të ndërmerrni një proces komunikimi' deklaroi Rama.
Kryeministri kërkoi edhe përshpejtimin e procesit të legalizimit, ku do të ketë një bashkëpunim mes Kadastrës dhe Bashkive. Nga ana tjetër, Rama u shpreh me tone të ashpra ndaj rritjes absurde të çmimeve nga bizneset në kulmin e sezonit turistik.
“Qeveria nuk vendos çmimet dhe nuk vendosin dot çmimet as të hoteleve as të restoranteve dhe nuk i kontrollojnë. Por ama në Vlorë, Ermal, në Sarandë Olt, ku janë edhe dy pikat e një rritjeje absurde të çmimeve është e rëndësishme të flitet me operatorët e hoteleve dhe t’iu thuhet që kjo është jo vetëm e padrejtë, mbase në kushtet e kapitalizmit nuk e perceptojnë, por është strategjikisht vetëvrasje për ata vetë.
Më mirë syri se sa nami. Vlonjatëve u ka dalë dhe syri edhe nami edhe trutë nga vendi. Edhe nuk dinë se ç’bëjnë. Mirë që ta kuptojnë. Mbase me këtë gjuhë se mbase më tolerojnë mu a më shumë këto fjalë. Nuk ia kërkojmë të zbresin me këmbë në tokë por të paktën të zbresin në kat të dytë” deklaroi Rama
Midis tjerave kryeministri Rama theksoi se vitin tjetër do të ketë ndërhyrje dhe do të rishikohet hapësira publike në plazhe.
Diamila Leka/SCAN
Sondazh

Aderimi i Shqipërisë në SEPA - Mete: Shqipëria në fazë të avancuar krahasuar me rajonin
Ministri i Financave, Ervin Mete, ishte sot në një seancë dëgjimore në Komisionin për Çështjet Europiane, lidhur me hapat e ndërmarrë dhe procesin e aderimit......

Rreziqet e ndryshimeve klimatike në ekonomi - BB: Vendet e Ballkanit Perëndimor, të investojnë të paktën 37 mld USD në 10 vite
Dorian Koça/ SCAN Gjashtë ekonomitë e Ballkanit Perëndimor duhet të investojnë të paktën 37 miliardë dollarë gjatë dhjetë viteve në vijim për një mbrojtje......

Sa kushtojnë zgjedhjet presidenciale amerikane? - Kush ka më shumë para, Joe Biden apo Donald Trump?
Dorina Kurtaj / SCAN Sipas të dhënave publike të Komisionit Federal të Zgjedhjeve të SHBA-së, deri në fund të qershorit, kandidatët në zgjedhjet......

Venecia fitoi mbi 2 milion euro nga tarifa e hyrjes - Për 2 muaj qyteti italian mblodhi shumën rekord
Dorina Kurtaj / SCAN Venecia i ka dhënë fund një programi pilot që detyronte turistët të paguanin për të hyrë në qendrën historike të qytetit. Aktualisht......

Prodhimi i energjisë elektrike nga centralet bërthamore - Objektivi i Italisë: Deri në 2050-ën të mbulohet 11% e konsumit total të vendit
Dorina Kurtaj / SCAN Kanë kaluar 35 vjet që kur Italia mbylli centralin e saj të fundit bërthamor, por çështja e prodhimit të energjisë është më aktuale se......

Të pasurit francezë “arratisen” nga vendi - Gjendje paniku nga mundësia e rritjes së taksave për kategorinë
Dorina Kurtaj / SCAN Disa nga banorët më të pasur të Francës tashmë po mendojnë të largohen nga vendi, të shqetësuar për mundësinë e rritjes së taksave dhe......

Punë rastësore, një normalitet i ri në Kinë - Ngadalësimi ekonomik dhe papunësisë “ndrydh” vendin
Dorina Kurtaj / SCAN Sidomos që nga koha e pandemisë COVID-19, termi "ekonomi koncertesh" ka ndryshuar në mënyrë drastike peizazhin e punës.Duke operuar në......

Himarë, Balluku e Kumbaro inspektojnë punimet për impiantin e ujërave të ndotur: Rrit cilësinë e shërbimit, i përgjigjet zhvillimit të zonës
Në bashkinë e Himarës është duke u zbatuar projekti “Furnizimi me ujë i zonave rurale IV” i cili ka për qëllim përmirësimin e infrastrukturës së furnizimit me......