Desktop - General - 1
Shqipëria Postuar më 17 Korrik 2024, 12:19

Aderimi i Shqipërisë në SEPA - Mete: Shqipëria në fazë të avancuar krahasuar me rajonin

Nga SCAN TV
Aderimi i Shqipërisë në SEPA - Mete: Shqipëria në

Ministri i Financave, Ervin Mete, ishte sot në një seancë dëgjimore në Komisionin për Çështjet Europiane, lidhur me hapat e ndërmarrë dhe procesin e aderimit të Shqipërisë në  Zonën Unike të Pagesave në Euro (SEPA).

Ministri Mete theksoi faktin se Shqipëria është në një fazë të avancuar, edhe krahasuar me rajonin, sa i përket përmbushjes së kritereve dhe rreth një muaj më parë, më 13 qershor, dorëzoi zyrtarisht aplikimin për anëtarësim në SEPA.

Mete u shpreh gjithashtu se pritshmëritë janë që brenda këtij viti të merret një përgjigje në lidhje me anëtarësimin e mundshëm në SEPA, në mënyrë që më tej vitin e ardhshëm të vijohet me implementimin e plotë të procesit.

“Aderimi në SEPA pritet të sjellë përfitime të shumëfishta për Shqipërinë, për qytetarët, për bizneset dhe për ekonominë e vendit në përgjithësi. Pagesat mes anëtarëve në SEPA janë po aq të thjeshta dhe të lira, sa janë edhe pagesat kombëtare. Në këtë mënyrë, me aderimin e vendit në SEPA, qytetarët dhe bizneset do të mund të kryejnë transferta dhe pagesa sikur të ishin qytetarë të vendeve të BE-së”, tha Ministri i Financave.

Me aderimin e Shqipërisë në SEPA, qytetarët dhe bizneset do të mund të kryejnë transferta dhe pagesa sikur të ishin qytetarë të vendeve të BE-së.

Integrimi i rajonit të Ballkanit Perëndimor në SEPA, hapi i parë i integrimit të rajonit në tregun unik evropian.

Gjithashtu, sipas Ministrit Mete e gjithë kjo do të ndihmojë që kostoja dhe koha e përpunimit të reduktohen ndjeshëm, duke lehtësuar tregtinë me vendet evropiane.

Anëtarësimi në SEPA jep akses në sisteme moderne pagesash, më efikase dhe më të sigurta.

Live TV

All - General - 2
Të fundit
Të gjitha lajmet
All - General - 3
Desktop - General - 7

Më të vizituarat