Legalizimet, si ndryshon procesi për tapinë? - Afati përfundon në 2028, Bici: Në trajtim edhe 237 mijë dosje

Ada Hazizolli/ SCAN
Më shumë se 230 mijë familje në të gjithë vendin nuk janë pajisur ende me lejen e legalizimit, ndërsa angazhimi është që ky proces të përmbyllet deri në vitin 2028. Në takimin e zhvilluar me kryebashkiakët e vendit, ku ishte i pranishëm edhe Kryeministri Rama, drejtoresha e Agjencisë së Kadastrës Dallëndyshe Bici tha se prej 2013-s, kur u reformua edhe baza ligjore dhe deri më tani, pra në harkun e një dekade janë lëshuar rreth 250 mijë leje legalizimi, çka tregon se procesi është thuajse në gjysmë të rrugës.
“Nga 2006, kur e ka zanafillën ky proces deri në vitin 2013 ishin vetëm 20 mijë dosje me vendime përfundimtare. Në momentin që po flasim kemi 250 mijë dosje të cilët kanë një vendimmarrje përfundimtare. Megjithatë mbetet akoma punë për të bërë janë 237 mijë dosje të cilat presin të shqyrtohen dhe të kenë një vendim përfundimtar”, u shpreh Bici.
Ligji “Për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë” përcakton që deri në fund të vitit 2028 të ketë përfunduar praktika e formalizimit të ndërtimeve pa leje. Për të përshpejtuar këtë proces, Qeveria do të angazhojë edhe bashkitë.
“Ligji ka parashikuar si afatin përfundimtar për mbylljen e këtij procesi vitin 2028, por tashmë me bashkëpunimin tuaj të gjithë bashkive, ASHK angazhohet që t’i japim një hov dhe një ritëm më të shpejtë sidomos në zonat e banimit dhe në zonat ku ju i keni zona prioritare”, shtoi më tej drejtoresha e Kadastrës.
Qëllimi për të përfshirë edhe bashkitë, duke mos ja lënë më atë që Kryeministr Rama e cilësoi “monopolin e zgjidhjes” Kadastrës, është jo vetëm për përshpejtimin e procesit por edhe për të shmangur abuzivitetin. Kështu, bashkitë do të kenë tagrin që të udhëzojnë zyrat e Kadastrës mbi dosjet që duhet të marrin në shqyrtim. Trajtimi i çdo aplikimi do të bëhet bazuar në rendin kronologjik, duke nënkuptuar këtu që aplikimet më të hershme do të kenë përparësi.

Akullore nga Franca me substanca të rrezikshme? - Reagon AKU: Kemi asgjësuar të gjithë sasinë e produktit
Elisabeta Dosku/ SCAN Auoriteti Kombëtar i Ushqimit ka reaguar lidhur me lajmin mbi importin e produktit akullore nga Franca me prani të oksid etileni. ......

Sa kursejnë bizneset dhe qytetarët nga anëtarësimi në SEPA? - Ulen kostot për pagesat dhe transfertat, shqiptarët konsiderohen si pjesë e BE-së
Elisabeta Dosku/ SCAN Brenda vitit të ardhshëm, Shqipëria pritet të bëhet anëtare me të drejta të plota në Zonën Unike të Pagesave në Euro (SEPA), proces që......

Legalizimet mbyllen deri në 2028. Rama reagon për çmimet: “Rritje absurde nga bizneset turistike. Kosto për vitin e ardhshëm
Kryeministri Edi Rama në një takim me kryetarët e Bashkive, u shpreh me tone të ashpra ndaj rritjes absurde të çmimeve nga bizneset në kulmin e sezonit......

Rivlerësimi i banesave, në shtator. Rama: Tatimi 5%. Na intereson formalizimi i pasurisë
Kryeministri Edi Rama në një takim me kryetarët e Bashkive, deklaroi se në shtator tatimi për rivlerësimin e banesave do të bëhet 5% nga 15% që është......

Aderimi i Shqipërisë në SEPA - Mete: Shqipëria në fazë të avancuar krahasuar me rajonin
Ministri i Financave, Ervin Mete, ishte sot në një seancë dëgjimore në Komisionin për Çështjet Europiane, lidhur me hapat e ndërmarrë dhe procesin e aderimit......

Rreziqet e ndryshimeve klimatike në ekonomi - BB: Vendet e Ballkanit Perëndimor, të investojnë të paktën 37 mld USD në 10 vite
Dorian Koça/ SCAN Gjashtë ekonomitë e Ballkanit Perëndimor duhet të investojnë të paktën 37 miliardë dollarë gjatë dhjetë viteve në vijim për një mbrojtje......

Sa kushtojnë zgjedhjet presidenciale amerikane? - Kush ka më shumë para, Joe Biden apo Donald Trump?
Dorina Kurtaj / SCAN Sipas të dhënave publike të Komisionit Federal të Zgjedhjeve të SHBA-së, deri në fund të qershorit, kandidatët në zgjedhjet......

Venecia fitoi mbi 2 milion euro nga tarifa e hyrjes - Për 2 muaj qyteti italian mblodhi shumën rekord
Dorina Kurtaj / SCAN Venecia i ka dhënë fund një programi pilot që detyronte turistët të paguanin për të hyrë në qendrën historike të qytetit. Aktualisht......