A do të rrisë produktivitetin “liria” e orarit të punës? - Muça: Për sektorin privat duhet ndërhyrje në Kodin e Punës dhe vendim Parlamenti

Fleksibiliteti i orarit të punës për punonjësit e administratës publike, u paralajmërua nga kryeministri Edi Rama në majin e këtij viti teksa u prezantua Plani i Motivimit i Administratës Publike.
“Shefave që marrin vendime u duken të vogla sepse shefat nuk i numëron njeri te dera në orën 8. E kanë të vështirë ta kuptojnë se numërimi i orës 8 të kthehet në një akt formal të gjoja disiplinës.Pra fleksibiliteti në orarin e punës është jo vetëm normal fare të konsiderohet, por sot është i mundur edhe për një arsye tjetër. Ka qenë dhe e pamundur ta mendoje fleksibilitetin në punë për shkak të një numri të madh punonjësish të angazhuar në shërbime të drejtpërdrejta te qytetarët,”- tha kryeministri Rama.
Fleksibiliteti në orarin e punës ka qenë një kërkesë kryesore e shprehur nga punonjësit e administratës, me qëllim krijimin e një mjedisi pune më mbështetës për të gjithë. Një ditë më parë, Ministrja e Shtetit për Administratën publike dhe Antikorrupsionin, propozoi që brenda kohëzgjatjes ditore të punës, të punësuarit të kenë mundësinë të zgjedhin oraret kur do të kryejnë orët e plota të ditës së punës, duke caktuar një fashë orare kur të gjithë nëpunësit duhet të jenë në punë.
Për ekspertin e punësimit Erion Muça, fleksibiliteti në punë do t’i motivojë punonjësit dhe do rrisë produktivitetitn.
“Kuptohet që fleksibiliteti i orareve të punuarit ka rolin e vetë në prezantimin e ndjeshmërisë që ka shteti ndaj punonjësve të vetë duke i mbështetur ato dhe duke i krijuar gjithë infrastrukturën për të punuar më pak dhe larguar më herët. Për t’u ndjerë më të motivuar për të punuar më shumë”.
Ky vendim është për punonjësit e administratës publike, por nga ana tjetër si mund të ndërhyhet edhe në sektorin privat?
“Edhe sipërmarrjet mund ta shohin këtë model. Që sipërmarrjet të ndjehen të detyruara për të reduktuar orarin e punës, dhe për të rritur fleksibilitetin me detyrimn ligjor, do duhen vendime të tjera që nuk janë atribut i këtij vendimi, dhe duhet vendim parlamenti, ndryshime dhe propozime të kodit të punës ku aty të implementohet si situatë e veçantë”.
Sondazh

Bashkitë me mijëra prona, por të pacertifikuara - KLSH: Problemi zvarritet prej vitesh, si rrjedhojë e burokracisë
Ledina Elezi/SCAN Pushteti qendror i ka transferuar një numër të lartë pronash dhe pasurish publike pushtetit vendor, por pa certifikatë pronësie. Gjatë......

Legalizimet, si ndryshon procesi për tapinë? - Afati përfundon në 2028, Bici: Në trajtim edhe 237 mijë dosje
Ada Hazizolli/ SCAN Më shumë se 230 mijë familje në të gjithë vendin nuk janë pajisur ende me lejen e legalizimit, ndërsa angazhimi është që ky proces të......

Akullore nga Franca me substanca të rrezikshme? - Reagon AKU: Kemi asgjësuar të gjithë sasinë e produktit
Elisabeta Dosku/ SCAN Auoriteti Kombëtar i Ushqimit ka reaguar lidhur me lajmin mbi importin e produktit akullore nga Franca me prani të oksid etileni. ......

Sa kursejnë bizneset dhe qytetarët nga anëtarësimi në SEPA? - Ulen kostot për pagesat dhe transfertat, shqiptarët konsiderohen si pjesë e BE-së
Elisabeta Dosku/ SCAN Brenda vitit të ardhshëm, Shqipëria pritet të bëhet anëtare me të drejta të plota në Zonën Unike të Pagesave në Euro (SEPA), proces që......

Legalizimet mbyllen deri në 2028. Rama reagon për çmimet: “Rritje absurde nga bizneset turistike. Kosto për vitin e ardhshëm
Kryeministri Edi Rama në një takim me kryetarët e Bashkive, u shpreh me tone të ashpra ndaj rritjes absurde të çmimeve nga bizneset në kulmin e sezonit......

Rivlerësimi i banesave, në shtator. Rama: Tatimi 5%. Na intereson formalizimi i pasurisë
Kryeministri Edi Rama në një takim me kryetarët e Bashkive, deklaroi se në shtator tatimi për rivlerësimin e banesave do të bëhet 5% nga 15% që është......

Aderimi i Shqipërisë në SEPA - Mete: Shqipëria në fazë të avancuar krahasuar me rajonin
Ministri i Financave, Ervin Mete, ishte sot në një seancë dëgjimore në Komisionin për Çështjet Europiane, lidhur me hapat e ndërmarrë dhe procesin e aderimit......

Rreziqet e ndryshimeve klimatike në ekonomi - BB: Vendet e Ballkanit Perëndimor, të investojnë të paktën 37 mld USD në 10 vite
Dorian Koça/ SCAN Gjashtë ekonomitë e Ballkanit Perëndimor duhet të investojnë të paktën 37 miliardë dollarë gjatë dhjetë viteve në vijim për një mbrojtje......